54.Rrembimi

1.8K 147 75
                                    

Hello my babes. Me vjen jashte mase keq per pritjen e gjate, por me besoni nuk kam patur aspak kohe qe te shkruaja. E di qe updatet e ardhshem do te jene po aq te ngadalte sa ky, por serish e vleresoj shume suportin tuaj. Do te me kenaqnit shume nese votoni dhe komentoni rreth ketij kapitulli.
Me shume dashni J.D.

Ditet kalonin, gjerat ndryshonin, permiresoheshin. Qe atehere kur Semi me Xhekun kapen Kimin dhe Markon "ne flagrance", kishin filluar te dilnin bashke, te kalonin me shume kohe se bashku. Megjithese ishin kater te rritur pothuajse te pergjegjshem qe duhej te perkujdeseshin per nje femije pese vjeçar, serish disa gjera mbeteshin te pandryshuara. Semi nuk dinte cilit prej dy "meshkujve te saj" t'i perkushtohej me shume, atij "mashkullit" me te cilin kishte kaluar pese vite te jetes se saj, apo atij tjetrit qe kishte pese vite pa e patur prane. Ajo luante sa me Xhonin, aq edhe me Xhekun. Nje lumturi e skajshme e kishte pushtuar dhe e dinte qe s'kishte per te zgjatur ne pafundesi. Diçka patjeter qe do te ndodhte.

Nderkohe, Kimi mbetej po e njejta. Grindej vazhdimisht me te gjithe, i acaronte me sjelljen e saj prej adoleshenteje te papjekur, megjithate asnje nuk mund te kalonte qofte edhe nje pasdite te vetme pa Kimin. Markua perpiqej qe te rregullonte marredhenien e tij me te, por ajo ia bente shume te veshtire punen. Aq keq kishin vajtur gjerat sa nja dy here Markua ishte bere xheloz pse Kimi me shume perkedhelte dhe puthte Xhonin se sa ate.

Nje mengjes si gjithe te tjeret Xhoni nuk donte te shkonte ne kopsht. Xheku nuk e ksihte problem ne shkonte apo jo ai ne kopsht, ne fund te fundit ç'i duhej kopshti nje femije te mbare si Xhoni dhe per me teper kur kishte nje mama si Semi. Por Semi nuk mendonte keshtu. Ate dite ajo kembenguli qe djali te shkonte, sepse kohet e fundit ishte perkedhelur shume per shkak te Xhekut. Dhe u be ashtu siç donte Semi, ne fund te fundit ajo ishte mamaja, deshirat e saj ishin urdhrat e Xhekut dhe te Xhonit.

Pasi e lane Xhonin ne duart e mesueses se tij Xheku dhe Semi qendruan per pak ne makine. Deri ne momentin e fundit djali kishte qare me te madhe. Nuk donte qe te ndahej prej prinderve te tij per asgje ne bote. Semi dukej paksa e penduar.

-Nuk beme mire qe e lame djalin atje.-theu heshtjen Xheku.

-Jo, perkundrazi, beme shume mire. Ka dy jave qe ha vetem çokollata dhe ben ç'ti doje qejfi. Duhet ta kuptoje se çdo gje e bukur e ka nje fund.-ajo ishte shume serioze. Ai kurre nuk e kishte pare te fliste aq me seriozitet.

-Edhe kjo e jona do ta kete nje fund?-pyeti ai papritur.

-Çfare?-ajo u kthye ne moment me fytyre nga ai.

-Mos bej sikur nuk e di se per çfare e kam fjalen.

-Mos me fol mua me nenkuptime Xhons! Thuaje hapur ate qe ke per te thene!

-A do te ekzistoje nje "Une dhe ti" ne te ardhmen? A do te kete nje "Ne"? Do te jetojme si nje familje e lumtur qe çdo vere shkon per pushime apo si nje familje e bere cope-cope, mamaja dhe femija ne nje shtepi, babai ne tjetren?

-Çdo gje varet nga ty, çdo gje! Nuk isha une ajo qe te braktisa ty, mbaje mend kete!-dhe doli nga makina duke perplasur deren.

Ai veproi po njesoj. Duke e ndjere se ai po e ndiqte, Semi nisi te vraponte.

-Ku dreqin mendon se po shkon? -I bertiti ai.

-Larg teje!

-Me vjen keq, por kjo eshte e pamundur!-beri edhe disa hapa te shpejte dhe e arriti. Ishin ne mes te nje lagjeje. E shtyu prane murit te pjese se pasme te nje ndertese ne menyre qe ajo te mos i ikte gjekundi.

-Mos fillo, te lutem.-iu lut ajo me ironi duke rrotulluar syte me bezdi.

-Pse jo? Si ne koherat e vjetra!-buzeqeshi me kenaqesi duke iu referuar me fjaline e sapothene viteve te shkuara, atehere kur donte ta bente per vete Semin, atehere kur donte ta bente te tijen. dhe pastaj e puthi ne qafe.

-Kjo s'ka per re funksionuar Xhons! Kam fituar imunitet ndaj perverslleqeve te tua!

-Oh, vertet?-ai ngriti lart njeren prej vetullave me dyshim.

-Ehe!-pohoi ajo dhe vazhdimisht e mbante koken lart duke u perpjekur te pengonte çfaredolloji kontakti pamor me te. Nuk donte ta shihte ne sy. Nje shikim i tij dhe maska e saj e shperfilljes do te behej shkrumb e hi.

-Si te duash.-kete here pasi e puthi serish, e thithi fort lekuren ne ate vend. E kafshoi lehtas.

-Auç Xhons!-klithi papritur ajo.-Djalli ta marre! Ke per te me lene me shenja! Do ta marrin vesh te gjithe!

-Le ta marrin vesh qe je e zene, qe je e imja!

-Ughh!-shfryu ajo. Papritur ndjeu qe Xheku i zbertheu zinxhirin e xhupit.-Mut! Ç'mendon se po ben?-kete here e pa drejt e ne sy. Syte e tij ndriçonin.

"Oh jo!"-mendoi me vete.

-Shhh amore... Mos bej zhurme...-i uli me kujdes pjesen e siperme te bluzes duke ekspozuar keshtu qafen dhe kraharorin e saj.

-Mos je çmendur?-i bertiti Semi e tromaksur.

-Ndoshta...-foli thjeshte ai.

-Xhek... Kane per te na pare! Do te behemi gazi i botes! Si zezaket e getove qe s'kane shtepi dhe detyrohen ta bejne rrugeve!-zeri i saj ishte shnderruar ne nje peshperime te çjerre inati.

-Atehere le te thone qe jemi nga ata te getove qe e bejne rrugeve!

-Zot me ndihmo!-mermeriti ajo e nxehur ne kulm.

-S'ke perse e do ndihmen e Zotit amore kur je ne krahet e mi!

-Oh vertet?-ironizoi Semi.-Edhe nese ketu krejt papritur kalon ndonje gazetar, na filmon, na fotografon, na nxjerre ne faqen e pare te "Times-it", me turperon mua dhe me shkaterron karrieren ti...-ajo filloi te fliste me nxitim te madh nga sikleti, por ai ia nderpreu fjalen me nje puthje pasionante. I rreshkiti buzet nga goja e saj drejt faqes, qafes dhe deri poshte ne gjoks. Kur ajo pa dashur renkoi, Xheku me vetkenaqesi e pyeti:

-Sikur s'kishte per te funksionuar, he tesoro? Kishe fituar imunitet ndaj meje, apo gabohem?

Ajo hapi syte qe nuk e kishte e kuptuar se i kishte mbyllur.

-Bastard!-i bertiti dhe menjehere i rreshkiti prej kraheve. Rregulloi bluzen, mbertheu zinxhirin dhe u nis per ne studio. Teksa ecte degjoi nje zhurme makine. Nuk e ktheu koken, sepse e dinte se kush ishte. Xhami i makines u ul dhe ne dritare doli ai.

-A mund te kem nderin qe te shoqeroj kete zonjushe te bukur me makine?

-Jo, s'mundesh!-ia preu ajo. Nenqeshi me vete. Gjestet e tij prej te dashuruari i ledhatonin egon.

-Po nese fiton diçka ne kembim?

-Jo,sepse e di shume mire qe perfitimi s'ka per te qene imi,por yti!

-Po sikur te shkojme me Xhonin tek ai lokali special ne Mahnatan qe ti kishe aq shume deshire te shkoje?

-Hmm... Epo... Ughh... Ne rregull...-hapi deren e makines dhe hyri brenda.-Por dije qe ate te qeparshmen s'kam per te ta falur.

-Me ke falur amore.

-Jo!

-Sigurisht qe po! E vura re teksa po psheretije me symbyllur kur po te puthja. Ngjaje me nje peshk te vogel pa uje!

-Kam per te tw vrarw Xhek!-tha ajo pasi e goditi ne krah.

Ai qeshi duke menduar:"Me vri, beme ç'te duash, mjafton qe ne fund te me duash!"

Dhe me ato mendime te embla makina gjarperoi mes per mes Nju Jorkut te zbardhur nga petku i debores.

Rreth ores dy, Xheku shkoi per te marre te birin ne kopsht. Mezi po priste ta shite Xhonin. Ishte hera e pare brenda atyre javeve qe kishin kaluar se bashku qe ata te dy ishin ndare dhe ate e kishte marre aq shpejt malli. Hyri brenda nderteses portokalli. Kerkoi me sy te birin ne dhomen e pritjes, por nuk e gjeti. Ndoshta nuk ishte bere ende gati. U ul ne njerin prej poltronave te salles dhe priti per pak minuta. Kur pa qe Xhoni nuk po shfaqej gjekundi, kerkoi njeren prej edukatoreve. Vajza e re e pa e habitur duke i thene qe nje zoteri i ri kishte ardhur para gjysme ore dhe kishte marre xhonin duke thene se ai ishte xhaxhai i tij. Xheku per nje moment e humbi. Ç'do te thoshte kjo? Kush e kishte marre xhonin?
Telefonoi menjehere Markon duke menduar se ndoshta kishte qene ai qe e kishte marre xhonin, por jo nuk ishte keshtu! Markua as nuk e dinte qe Xhoni shkonte ne kopsht. I kerkoi menjehere llogari edukatoreve, recepsionistes, madje kerkoi te takonte edhe pronarin e shkolles. Nese ata nuk i gjenin te birin brenda 24 oreve, do te bente ndonje çmenduri!

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now