14.Kur babai kercenon

2K 206 24
                                    

-Ti...ti...bir...-u be gati te fliste babai i Semit.

-Nenen time mos e perzje vella, ka vdekur me kohe. Lere t'i prehet shpirti ne paqe atje ku eshte!-tha Xheku krejt i qete dhe u ngrit nga krevati pa me te voglin problem sikur ajo çka kish bere te kishte qene gjeja me normale ne planet.

-Nuk me intereson fare jot eme djalosh!-bertiti babai.

-Te dukem gje si çunak une qe te me quash djalosh?-ai i drejtoi burrit 45 vjeçar nje nga ato shikimet e tij karakteristike ironike. -Po te kisha qene ndonje nga ata kolopucet me te cilet shoqerohet Sem... Samanta, s'do te isha duke bere ate qe po beja.

Semi qeshte nen ze. Ai sapo e quajti Samanta?! Uhh, po sillej me formalitete dhe kush, ai?? Pastaj... Ate fjalen "kolopucet " mos e kishte gje me ndonje nenkuptim ai? Gjithsesi, me te kishte pune me vone.

Çfare situate! Babai sapo e kish zene ne shtrat me ate trapin italian, domethene nuk ishin tamam ne shtrat, gjithe sa ndodhi ishte totalisht jashte deshirave dhe interesave te saj, domethene jo totalisht, por kujt i behej vone ne fund te fundit... Zoti Simons kishte kaluar ne ate fazen prej babai histerik e protektiv me patente dhe per pak sa nuk po i dilte tym nga veshet prej inatit. Nderkohe qe ajo dhe "mister nice butti" po e merrnin situaten ne menyren me sportive te mundshme.

-Dil qe ketu!-i uleriu ai Xhekut.

-Qetesohu plako! Çdo gje eshte ne rregull,askush nuk u lendua, madje mendoj se ndjenjat e mia aq sensitive u preken mjaft.

Semi nuk pushonte dot. Nje si Xheku te vinte ne loje babane e saj qe e kishte frike nje kompani e tere, ate burre te eger qe s'donte t'ia dinte per askend e per asgje. Ishte aq qesharake!

-Qepe ti!-iu drejtua edhe te bijes.

-Sikur çfare bera une!-ajo u fut akoma me thelle ne shtrat ne menyre qe te pengonte sadopak te qeshurat.

-Dhe ti "zoteri",-iu drejtua babai Xhekut duke theksuar ironikisht ate fjalen "zoteri",- ndiqme mua!

-Tani e kuptoj se nga kush ka ngjare Semi...hm... doja te thoja Samanta. Qenkeni posesiv si familje ju!

-Italiano, mos guxo te me tallesh mua!-u hodh menjehere Semi.

-Ti mos nderhy!-e nderpreu rreptesisht i ati.- Mos me beni lojera mua! Ti zonjushe shtrihu ne kete sekonde, ti tjetri, ne zyren time, tani!!-urdheroi ai.

-Ciao tesoro, do te shihemi!-tek dilte nga dhoma Xheku i dha nje puthje ne ajer Semit.

-Ne endrrat e tua Xheki!

-Atje shihemi çdo nate cara mia!

-Zoti Xhons!!-u degjua toni i eger i babait.

Zbriti poshte duke kerkuar zyren e Simonsit.

-Ketu!-foli ai sikur t'i kishte lexuar mendimet.

Hyri brenda zyres se arreduar me mobilje te erreta, tavoline te qelqte e poltrona te lekurte. Pas tryezes se punes dhe kompjuterit te madh te bardhe ishte fshehur Simonsi. Dukej shume i erret dhe i frikshem aty pas por Xhekut nuk i bente pershtypje. Ishte mesuar me tipa te tille,  ishte nje i tille...

-Ulu!

-Jo faleminderit!

-Shume i sjellshem Xhons!

-Faleminderit, ma ka thene edhe Semi.-genjeu ai. Kishte per qellim ta acaronte ate burre, por e dinte qe do ta kishte te veshtire.

-Qendroji larg asaj!

-Mos ishte nje kercenim ky zoteri?

-Si te tingelloi ty?

-Mua me pelqejne kercenimet, i marr si sfida personale. Me bejne qe t'i shkoj deri ne fund qellimit tim.-Xheku hodhi nje veshtrim jashte dritares.

-Xhons, e kupton qe nuk te simpatizoj aspak?-e pyeti zoti Simons duke nderthurur gishtat njeri me tjetrin.

-Gjithe njerezit qe njoh me urrejne, perfshij ketu edhe tere femrat me te cilat kam shkuar.-ai qeshi sepse ne mendje nuk i kalonin ato femrat e lehta e te pamenda qe kish kaluar neper duar, por vetem njera, qe ishte edhe bija e personit qe i rrinte tanime perballe.

-Shiko mor mik, qendroji larg time bije, eshte e vetmja gje qe te kerkoj.

-Hmm... Supozohet se kjo... Epo eshte fizikisht e menderisht e pamundur.

Zotria mori fryme duke u perpjekur te qetesohej. Po i soste durimi.

-Do te te paguaj.

-Uou uou! Calma, calma! Plako, mos po me ngaterron me ndonje burgaxhi rrugesh?-tani po qe u nxeh. Nuk ia priste mendja qe nje burre si Simonsi ta korruptonte ne nje menyre te tille.

-Keshtu siç po vepron ti vetem nje rrugaç do te sillej. I ke hapur shume telashe Samantes. Per shkakun tend u plagos rende dhe nje Zot e dinte se ç'mund t'i kishte ndodhur nese thika do ta kapte pak me majtas. Atehere do te me luteshe ti per t'i qendruar larg!-syte e Simonsit u bene te rrezikshem.

-A e dini, me kujtoni dike zoteri! Dhe dijeni se broçkullat tuaja nuk pijne uje me mua! Kam njohur shume si ju! Vetem fjale keni, jo veprime.-Xheku fliste pa ndjenja, akullsisht, pa iu dridhur qerpiku. Kishte hasur ne plot situata me "bosa" si Simonsi.

-Deshiron prova i nderuar?-ai qeshi i lodhur.- Do te pendohesh, po te paralajmeroj! Nese te shoh edhe nje here prane Samantes, do te te shkaterroj!

-Kenaqesi qe u njohem zoti Simons, mezi pres takimin tone te ardhshem. Tani qe kam pune me Semin do te ma rastise te ndeshemi me shpesh.

Dhe me keto fjale ai doli nga zyra me nje buzeqeshje triumfuese ne fytyre...

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now