32.Makthi

2.1K 170 56
                                    

Hi my lovelies! That's a special chap to explain my Jack's past and what a horrible thing happened to him. I hope u will like this. Don't forget to vote and comment. Ur votes inspires me to write more and more. Tell me what do u think of this chapter! My poor Jackieeee! I love him and admire him so much. Even why he looks like a badboy, plaboy, he's not at all. He is such a strong person. And all he needs in his life is love :) se per pak sa harrova check out DreamerKri story she just published it and she needs our support so go and have a look on it
Me shume dashni, J.D

Ja tek ishte serish, ne po te njejtin vend, duke u ndeshur me po te njejten skene.
Ishin te qete e te lumtur ne shtepine e tyre, ai, babai dhe mamaja, te rehatuar prane oxhakut, shkarpat e te cilit kercisnin kendshem. Ngrohtesia dhe dashuria i rrethonin nga te gjitha anet. Ishte nje nga ato fundjavat e rralla, te cilat ai me aq padurim i priste. Nje nga te vetmet fundjava qe kalonte me prinderit. Ishte fundjava e tyre e fundit!

-Amore, deshiron diçka per te pire?-e pyeti zoti Xhons te shoqen.-Ndoshta pak nga ajo vera speciale qe solla muajin e shkuar?

-Hmm... Si thua edhe per pak kek, he tesoro? Qendro ketu! Po shkoj une t'i marr!-i tha ajo dhe u largua pasi e puthi lehte ne buze.

-Iuuu! Mamiii!-fytyra e Xhekut te vogel kishte marre nje pamje neverie teksa perpiqej te mos e shihte skenen duke mbuluar syte me duar.

-Mos dikush eshte paksa xheloz?-e ngacmoi e ema.

-Me sa duket!-nderhyu babai, e mori ne preher dhe i shpupuriti floket e erret.

-Dua kek! Dua kek!-kembenguli vogelushi.

-Mos u perkedhel picirruku im! Keku do te vije per pak minuta!-dhe mamaja i fali nje puthje te fundit ne balle.

Dhe pastaj ndodhi! Zhurma e pjates qe u thye erdhi nga kuzhina, nje klithme e mbytyr u perhap ne ajer dhe beri qe burri te ngrihej me vrull nga kolltuku, ta linte te birin menjane dhe t'i therriste te shoqes:

-Aneleiza? Amore? Ke nevoje per ndihme?

Pergjigjja i erdhi ne formen e nje renkimi te dobet.

-Xhek!-iu drejtua burri me vrull te birit.-Çfaredo qe te ndodhe nuk duhet te hysh ne kuzhine! Nese babi nuk del per pak minuta qe aty duhet te largohesh qe ketu, t'ia mbatesh! Shko sa me larg te jete e mundur! Kerko ndihme! Kerko gjyshin! Me kuptove?

-Babi....-belbezoi i vogli i tmerruar pa mundur te kuptonte asgje.

-Mbaj mend qe ne te duam! Ishe dhurata me e bukur qe Zoti na fali! Ishe bekimi yne!-e shtrengoi ne krahet e tij, e puthi fort ne balle dhe u zhduk rruges per ne kuzhine.

Nuk beri ashtu siç i tha babai. U fsheh pas divanit ne pritje qe prinderit te dilnin nga momenti ne momenti, por ata nuk u kthyen. Me gjithe friken dhe panikun qe e kish pushtuar nuk mundi te rezistonte. Me hapa mikroskopik shkoi drejt deres se kuzhines. Pamja qe pa s'kishte per t'iu shlyer kurre nga kujtesa. Asnje femije nuk e meritonte diçka te tille. Syte e asnje femije nuk meritonin te shihnin nje akt te tille. Babai i shtrire ne shesh i mbytyr ne gjakun e tij, e ema pak metra me tutje krejt e zhveshur, me syte e shqyer nga agonia, mbi te cilen qendronte dikush i veshur ne te zeza. Donte te ulerinte,por zeri nuk i dilte. Donte te vraponte me sa kishte ne koke e te zhdukej qe aty, por kembet i ishin mpire. Donte te shpetonte te emen, te bente çfaredo gjeje, por frika e kish paralizuar.

Sapo u be gati te largohej qe aty, diçka rrezoi e theu. Burri qe gjendej mbi mamane ktheu koken ne sekonde nga ai. Syte e atij njeriu s'kishte per t'i harruar kurre. Nje sy gri, i erret si vete ai makth dhe nje sy i gjelber, nje e gjelber e shplare qe i shkaktonte te vjella.

Burri u gjend prane tij shume shpejt. U perpoq t'i shmangej e t'i largohej, por forcat e kishin lene. Dhe pastaj, ne te qindten e sekondes u ndje tjeter njeri. Nuk ishte femije, por burri qe sot ishte, plot 22 vjeçar. Nuk gjendej ne shtepine e tij, por ne sallen e kercimit, atje ku ishte njohur me Samanten. Pasqyrat e salles ishin totalisht te thyera., parketi i lyer ne gjak dhe ne mes te tij ishte vete ajo, Samanta, me nje fustan te bardhe thuajse transparent, me floket e verdhe te shperndare ne dyshemene. Dukej aq e qete, aq e bukur, aq e paqte...e bardhe....e ftohte....e ngurte....e vdekur!

Dhe burri misterioz qe i kish vrare prinderit u shfaq serish. Syte e tij te perbindshem shkelqyen. Ai shkoi prane Semit, u be gati t'i bente te njejten gje qe i kish bere nenes se tij pasi e kishte vrare. Filloi te bertiste, te therriste e te ngjirej, por askush nuk e degjonte. Ishte si i padukshem, sj joreal. E gjitha kjo duhej te mbaronte. Nuk mund ta shihte ate perbindesh te...te.... Kembet i kishin ngrire....Nuk mundej me....

Dhe nje ze i thirri, ishte zeri i saj, zeri i saj i embel, engjellor, si i ardhur nga nje tjeter bote, qe i peshperiste pareshtur:

-Xhek...Xhek...Xhek...

Nje drite e bardhe.... Nje shkelqim... Nje shperthim dhe bummm....

-Xhek! Per hir te Zotit! Zgjohu!

U ngrit i tmerruar. Puliti qepallat i frikesuar. Kishte qene veçse nje enderr! Prane kishte Semin qe e veshtronte e frikesuar. Ajo e kishte zgjuar. Po,po, zeri i saj ishte ai qe kishte degjuar!

-Ti... Ti.... Po bertisje... Po levizje me kembe e me duar! Besoj se ke qene duke pare ndonje makth!-belbezoi ajo.

Megjithe erresiren e nates arrinte ta dallonte qartazi shkelqimin e kalter te syve te saj te trembur.

"Oh, Dio!"-mendoi. Edhe nje natw qe e kalonte ne nje shtrat me te i duhej te shihte endrra. Jo, ajo nuk ishte nje enderr e zakonshme, ishte makthi qe e kish perndjekur qysh naten kur prinderit i vdiqen. Vetem se kete here ishte shtuar ajo skena me Semin. Shkundi koken per te larguar skenen makabre nga mendja! Nuk e perfytyronte dot se ç'mund te bente nese diçka i ndodhte Semit.

E perqafoi fort. E mori ne krahet e tij.

-Xhek?...-kerkoi shpjegim e hutuar ajo.

-Shhh... Te lutem... Mos fol... Mos me pyet... Vetem.... Lerme te te mbaj keshtu....

Vetem duke e patur aq prane zemra i mori ritimin normal dhe arriti te qetesohej, te zhdukte ato imazhe nga nenvetedija e tij. Dhe per here te dyte ate nate e kaploi gjumi duke ndjere aromen e saj....

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now