38."Perjete e imja"

1.9K 165 124
                                    

Hello ma sweethearts! This chap might be a lil bit long but it has to be this way because there were things that needed to be explained. Anyway hope u like it, dont forget to show me your love vote and comment
Me shume dashni, J.D.

Ditet e para ndjehej e derrmuar. Dhembja e kish pushtuar te teren. Nuk mesohej dot me idene se s'mund te ishte më me te. Ai ishte bere nje pjese aq e rendesishme e jetes se saj dhe kete po e kuptonte vetem tani. Dreqin! Ndonjehere i ngjallte neveri vetja dhe personi sentimental ne te cilin ishte shnderruar. Ajo rrinte e mbyllur ne dhomen e saj ose ne sallen e kercimit per ore te tera nderkohe qe ai kushedi se me sa femra te tjera kishte shkuar. Kjo dhembte me shume se gjithçka tjeter! Ideja se ai do ta harronte aq shpejt, do ta zevendesonte aq shpejt. Ai do te vazhdonte jeten e tij pa u shqetesuar aspak, pa mbajtur mend asgje, kurse shpirti i saj do te ulerinte perbrenda por pa nxjerre ze ne siperfaqje.

Perpiqej te kuptonte se ku kishte gabuar. Çfare nuk kishte bere mire? Epo... Mesa dinte, s'kishte bere ndonje gje te sakte qe kur ishte njohur me te! Si u tregua aq mendjelehte valle? Si u genjye as lehtesisht? Vertet mendoi se nje mashkull si ai mund te binte ne dashuri, dhe me ke per me teper, me nje femer si ajo?! Sa femije qe ishte! Dhe e tille do te mbetej perjete...

Kaloi nje dite, dy, tre, pese, shtate...nje jave...nje jave e gjysme...dy...dhe gjate gjithe atyre diteve nuk e kishte pare qofte edhe nje here te vetme. Qe ate dite ai nuk kishte shkuar me ne studiot e kercimit. E ndjente mungesen e tij megjithese nuk guxoi t'i shfaqte ndjenjat e saj, megjithese vazhdonte te sillej si femije çapken e i papjekur. Ndoshta vetem ne kete menyre mund ta harronte.

Ate dite e mori vendimin. Do te shkonte ta takonte. E dinte qe serish po tregohej e marre, por s'kishte ç'te humbiste. Fajin per kete e kishte vetem Kimi, ajo ia kishte mbushur mendjen. Me fjalimet e saj prej psikologeje [ca t kujt kjo zana😂]e kishte bere te ndjehej fajtore. I kishte thene se nuk ishte ne doren e Xhekut qe femrat e donin dhe e perndiqnin aq shume. Ai si gjithe te tjeret ishte njeri ne radhe te pare dhe si çdo njeri bente gabime. Por tere dashuria dhe momentet qe ai i kishte falur nuk duheshin hedhur poshte vetem per shkak te nje gabimi. Ne fund te fundit edhe ai ishte lenduar dikur, edhe ai ishte tradhetuar, dhe nga kush, nga e dashura dhe shoku i tij me i ngushte! Edhe per ate nuk kishte qene e lehte!

Keto gjera Samanta i kishte menduar e stermenduar me qindra here. E dinte qe ate nate e kishte ekzagjeruar, per me teper kur i tha ato gjerat e tmerrshme ne lidhje me te emen. Ja pse po shkonte ne shtepine e tij tani, per t'i kerkuar falje, per te vendosur paqen.

Kur shkoi atje, nje nga sherbetoret i tha qe zoteria gjendej ne dhomen e tij, nuk kishte dale prej andej qe para dy javesh dhe se nuk lejonte asnje nga punonjesit e stafit qe ta ndihmonin apo t'i sillnin per te ngrene. Kjo ishte e çuditshme!

Teksa bente drejt dhomes se tij ndjehu zemren t'i rrihte fort. Nje mendim i frikshem i kaloi. Po sikur... Po sikur te ishte me ndonje femer? Me Çeçilian per shembull? Shkundi koken si per t'i bere bisht asaj ideje. Mori fryme thelle dhe pa trokitur hyri brenda. Dhoma ishte nje rremuje totale. Mbulesat e krevatit ishin tejet te çrregullta. Rrobat ishin fluturuar pa kujdes ne dysheme. Perdet ishin te mbyllura dhe dhoma thuajse ne erresire te plote. Kudo ndjehej nje arome e pakendshme alkooli.

-Xhek?-thirri me zerin qe iu drodh paksa.

Levizi me kujdes neper dhome per ta kerkuar nderkohe qe vazhdimisht e therriste pa marre pergjigje.

Kur iu afrua anes se majte te shtratit e pa. Ishte i shtrire ne shesh, i rrethuar nga dhjetera shishe "Jack Daniels-i" dhe i mbuluar disi me çarçaf. Dukej sikur kishte qare per nje kohe te gjate. Syte i ishin enjtur, qeskat poshte syve i ishin erresuar, floket i ishin shpupuritur.

-Xhek?

-Ju kam thene te mos me shqetesoni!-ia priti ai. Nuk duhej ta kishte pare ende Semin,sepse e kish ngaterruar me ndonje sherbetore.

-Çfare nuk shkon?-e pyeti Semi duke shpresuar qe te ishte aq i dehur sa te mos e kuptonte se ishte ajo.

-Gjithçka nuk shkon!-u gjegj ai. Me sa dukej ishte vertet aaq i dehur!-Ajo me la! Pas çdo gjeje qe i fala, qe i dhashe ajo...me la...-fjalet e fundit gati i peshperiti.

-Çfare bere ti qe e merzite ate?-tani faji qe e kishte gerryer ato dite iu shtua edhe me shume. Ai ishte ne ate gjendje vetem per shkak te saj!

-Une... Une... Thjesht...doja te tregohesha i sinqerte, ashtu siç ajo donte. Po i tregoja te verteten, asgje me shume.-dhe teksa fliste rrotullonte sa andej-kendej shishen e "Jack Daniels-it". Dukej aq i perhumbur, aq i trishtuar, aq i shkaterruar.

-A e doje ate?-Samanta kafshoi buzen pasi e tha ate fjali.

Degjoi te qeshuren e tij te zymte para se ai t'i kthente pergjigje.

-A e doja? Hah, a e doja thua? Ajo me nevojitej aq sa ty te nevojitet ajri qe thith...

Po te kish krahe zemra e saj do te ishte duke fluturuar lart mes engjejve ne keto momente.

-Atehere... Pse nuk ia the qe ne fillim te verteten?

-E çfare t'i thosha? Qe teksa prisja ate mashtruesen italiane ne makine, me zuri gjumi e fillova te enderroja per te, he? Ose,jo,jo! Me mire t'i thosha qe ajo kuçka e dreqit me kishte hipur persiper teksa flija dhe une vazhdoja te enderroja per te?-ai qeshi perseri tere ironi, tere zhgenjim.-Cazzo! Jam kaq idiot! -Goditi ballin me shishen e alkoolit.-Lashe te me ikte nga duart fati im, shanci im me i mire, mundesia me e mire qe mund te kisha per te qene i lumtur serish, per te qene vetvetja!

Kaq e paten edhe perpjekjet e Semit per te ndenjur indiferente. Shkoi prane tij, u ul gjunjazi ne shesh dhe e pa drejt e ne syte e tij te skuqur nga pija. Ai puliti qepallat disa here.

-Mut, me duket se po çmendem! Tani po shoh edhe fantazmen e saj!

Ajo qeshi me budallallekun qe sapo ai tha. E perqafoi fort. Deri tani nuk e kishte kuptuar se sa shume i kish munguar ai perqafim, ai perqafim aq i mire, aq i ngrohte.

-Xheki... Jam une...

-Amore?-belbezoi ai duke u ngritur ndenjur me veshtiresi.

-Ç'ke bere keshtu? Si je katandisur ne kete gjendje?-e pyeti dhe tregoi dhjetera shishet e boshatisura te alkoolit.

-E sheh amore? Vetem ti mund te me besh keshtu, te me shnderrosh ne nje pijanec te dobet e te derrmuar nga jeta!

-Oh, Xheki! Me vjen keq, me vjen kaq keq! S'duhej te kisha reaguar ashtu, s'duhej te t'i kisha thene tere ato gjera te tmerrshme, sidomos per mamane!-dhe u mbeshtoll serish ne krahet e tij.
-Me fal, te lutem! Me fal... Kisha aq frike... Ndjehesha aq e tradhetuar. Te gjithe njerezit qe dua largohen prej meje, u tremba duke menduar se edhe ti do te me lije si gjithe te tjeret. Me çmendte ideja se duke mos te te bere ty te lumtur, do te te merzitesha e keshtu ti do te me braktisje...

-Oh amore!-ai e shtrengoi ne krahet e tij akoma edhe me shume. Filloi t'i ledhatonte floket e t'i puthte ballin.-Te paturit ty prane vetes me ben mashkullin me te lumtur ne univers! Ngulite thelle ne mendjen tende, une s'do te te le kurre! Do te jesh perjete e imja!

Dhe ajo u ndje e qete, e sigurte, u ndje... ne shtepi...

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now