11.Plage, premtime dhe propozime

2.1K 218 30
                                    

Semi ra e shtrire pertoke prane tij. Ajo po buzeqeshte hidhur. Nuk dinte ç'te bente, ç'te mendonte. Toka iu shemb nen kembe. Pse?? Pse?? Vetem kaq, vetem kete mendonte- Pse e mbrojti? Pse i doli perpara? Pse nuk e la te vdiste ai? Ai e meritonte te vdiste per gjithe te keqijat qe kishte bere ne jete, kurse ajo, jo, kurre! Ajo me pafajesine e saj,bukurine e saj te sinqerte, te thjeshte e vajzerore, me zgjuarsine e saj mahnitese!

Kushdo qe e kishte plagosur ate do ta paguante shtrenjte! Do ta gjente ate te mallkuar, do ta perndiqte dhe ne fund do ta bente te vuante aq sa atij nuk kishte per t'ia marre mendja kurre.

Ca pikla te imeta loti rreshkiten nga syte e saj te medhenj.

-Shhh, tesoro, gjithcka do te rregullohet! Mos u shqeteso! -I peshperiti ai dhe me pas e puthi lehte ne balle per ta qetesuar ndopak. Nxorri telefonin, njoftoi ambulancen, por sapo u be gati te merrte policine e te denonconte ç'kishte ndodhur vuri re se askush nuk ndodhej perreth tyre! "Figlio di putana!! "-mendoi me vete. Ai e kishte bere te gjithen!

-Xhek!-zeri i saj doli si i thyer.-Xhekkk!-perseriti me mundim.

-Po amore!-iu pergjigj ai me dashuri.

-Nuk te duket e çuditshme, une...te vdes per ty?-ajo u perpoq te qeshte, por plaget nuk e lejuan.

-Ti nuk do te vdesesh!!-kundershtoi rrepte ai.

-Po nese vdes, çfare do te besh ti?-fytyra e saj mbartte ajo lodhje, trishtim.

-Do vras veten!-kete e tha me qellim qe t'i ngrinte asaj sadopak humorin, por nese verte ajo....ajo...vdiste...kushedi...edhe vetevrarja mundej...te ishte...nje zgjidhje...

-Besoj...se...ta lava borxhin tani...apo jo?-pyeti ajo e lodhur.

-Çfare borxhi?

-Ohhh...he pra...ti e di...ate...borxhin-foli ajo me gjysma fjalesh.

-Oh, Sem!-ai u ndje tmerresisht keq. E mbeshtolli me kujdes me krahet e tij te medhenj duke shpresuar qe ajo te qendronte brenda tyre pergjithnje.

-Mos me bene veshet...apo...ti...sapo me thirre Sem?-ajo buzeqeshi lehtazi.

Edhe ai buzeqeshi! Pastaj, ishte hera e pare qe i therriste nje femre ne emer dhe pa ia ngaterruar emrin!

-Xhek...

-Po...

Syte e saj po mbylleshin...

Jo, jo, kjo nuk duhej te ndodhte...kjo nuk po ndodhte, apo jo??

-Premtome...qe...pasi te sherohem...do te behesh...-ajo ndali, ose nga pamundesia fizike ose nga pamundesia per te gjetur fjalet e duhura.

-Ç'te duash, do te bej ç'te duash ti!

-I dashuri im!!

Epo...kjo ishte paksa e papritur! Epo...ishte shume e papritur! I ra si bombe! Jo se ai nuk e donte ate gje, por... Çdo femer qe lidhej me te nuk perfundonte mire! Nuk plagoseshin te gjitha, fizikisht te pakten, por shpirterisht po! Pastaj, ato çfare ai kishte patur deri tani nuk mund te quheshin lidhje, por argetime qe nisnin e perfundonin brenda nates,fundjaves ose javes. Lidhja me Semin ishte tjeter gje! Atij i pelqente te luante me femrat, t'i çmendte, t'u bente lojera nga me te ndryshmet, te kenaqte veten e tij dhe ne fund t'i braktiste si pa te keq. Semit nuk mund t'ia bente kete! NUK DONTE T'IA BENTE KETE!!

-Xhek?? -qepallat e Semit u mbyllen.

-Po Sem, do te behem i dashuri yt!

~~~
Nje muaj me vone

Ishte dita e madhe! Ndodhej ne sallen e kercimit duke bere prova. Gjithcka mund te ndodhte, por ai kurre nuk do te hiqte dore nga kercimi! Ishte e vetmja gje qe bente me se miri!

Trupa A po ushtrohej si zakonisht. Asnjerit nuk ia merrte mendja se ajo do te kthehej atw dite. As vete Tajleri apo Nikua nuk e dinin kete. Mezi priste te shihte reagimin e atij cazzo di merda, Nikos, do mbetej me gisht ne goje nga lajmi i madh qe ata aq mire e kishin fshehur ate nje muaj. Nje Zot e dinte se çfare do llomotiste Enxhi me grupin e saj te kuçkave! Do ishte nje skene e bukur filmi gjithe sa kishte per te ndodhur.

U degjua trokitja ne dere, ajo qe hyri brenda me seksi se kurre me kostumin e saj sportiv dhe me syte qe i shkelqenin nga padurimi. Vemendja e te gjitheve kaloi tek ajo. Ai u largua per nje moment dhe kur u kthye mbante nje shishe shampanje ne dore. E hapi duke bere zhurme ne tere sallen dhe duke terhequr vemendjen tek vetja.

-Perpara se te thoni ndonje gje, dua te bej nje lajmerim, me sakte...ose... Edi ç'keni? Lereni fare! Vetem shikoni ketu!

Te gjithe qeshen, edhe ajo! Xhonsi ishte ne siklet! Nuk duhej humbur kjo! Nje here ne jete te vinte rasti ta shihje!

Ai shkoi prane saj dhe beri ate qe kurre me pare ne jeten e tij nuk kishte marre mundimin per ta bere:

-Sem... Pranon te behesh e dashura ime??

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now