17.Çka ndodhi dikur

1.9K 188 31
                                    

Hi my niggas whats upp, ju kerkoj shum te falur updatet e ngadalte fajin si gjithnje e ka shkolla q m ka BOMBARDUAR me provime kto tre javet e fundit -_- ikr im so lucky
Ky mund t duket cik i mrrzitshem si kapitull por Shpresoj qe me ane te tij ta kuptoni pse Sem mavria esh kaq...epo...kaq mavri dhe bitchy sa esh xp
Me shum dashni J.D. Hajd shifna xp

~Flashback~

Vogelushja Sem ishte ulur ne prehrin e se emes, asaj gruaje te dashur e te mrekullueshme qe do te bente gjithçka vetem qe te vegjelit e saj te ishin te qete e te lumtur.
Tani ato te dyja gjendeshin ne divanin e madh perballe oxhakut, teksa mamaja i lexonte Semit librin e saj te preferuar dhe vajza e degjonte me syte tej mase te zmadhuar nga kurioziteti e kenaqesia. Zeri i mamase se saj te shtrenjte ishte e vetmja gje qe i falte prehje, qetesi. Ai ze e ledhatonte butesisht njelloj si duart e se emes, depertonte brenda shpirtiti te saj njelloj si puthjet e perqafimet qe mamaja i jepte. Semi ishte e lumtur, aq e lumtur... Ishte veçse nje femije i mbare qe jetonte jeten e saj pa me te voglin shqetesim.
Dhe pastaj, diçka e pazakontë ndodhi, leximi nisi te nderpritjes, mamaja te kollitej, fort dhe me veshtiresi. Ajo u ngrit menjehere ne kembe per te shmangur shikimet kurioze te se bijes, por syte e Semit arriten t'i dallonin bulezat e gjakut ne shamine e se emes.

~~~~
Ate dite, gjithe familja Simons kishte dale. Ishte nje e diele e bukur, e kendshme, gjithe diell e hare. I kishin kaluar ato momente te paharrueshme ne bregdet, Semi dhe vellai i saj, Xhosh, qe aso kohe ishte vetem pese vjeç luanin ne rere e duke lagur njeri-tjetrin, nderkohe qe prinderit, qendronin te perqafuar ne veranden e viles verore duke i pare femijet e tyre me lumturi e dashuri. Ishin nje familje e vogel, por e lumtur. Asgje nuk i ndante nga njeri-tjetri. Çifti Simons kishte nje marredhenie per t'u patur zili, babai çmendej per mamane, kurse Semi te vriste per vellane me te vogel, megjithese grindeshin ndonjehere.

Zoti Simons i dha nje puthje ne balle te shoqes perpara se ajo te hynte brenda duke thene se ishte paksa e lodhur. Ai qendroi ne verande per te lexuar e per te kontrolluar here pas here Semin dhe Xhoshin qe rendnin pas njeri-tjetrit.

~Gjysme ore me vone~

-Zemer?-Zoti Simons po i therriste te shoqes.

Ajo nuk po pergjigjej, ndoshta po lante enet dhe ndaj nuk e degjonte dot. Hyri brenda per te kontrolluar.

-Shpirt, ketu je?-pyeti pasi la gazeten ne tryeze, por nuk ia zuri syri gjekundi te shoqen.

Duhej te ishte ne dhome, duke fjetur ose duke u qetesuar. Po,po,keshtu duhej te ishte!

Ngjiti shkallet me shpejtesi. Prit, prit! Po pse me shpejtesi?! Pse ishte aq i shqetesuar kur ajo do te ishte per bukuri ne dhomen e saj me ndonje liber gatimi perpara? Pse kishte nje parandjenje te keqe valle?

Ndonjehere parandjenjat nuk gabojne...

-Kristine??

Asnje pergjigje.

Hapi deren e dhomes... Trupi i saj i shtrire ne shesh... Floket e verdhe te mendafshte te perhapur ne tapet... Dhe gjak i shperndare ne gojen e saj...

~~~
-Mami??-peshperiti Semi me friken se mos e zgjonte te emen qe tashme rrinte e shtrire ne nje nga ato dhomat e frikshme te spitalit, e rrethuar nga dhjetera aparatura e serume. Ajo dukej aq e zbehte, aq e lodhur... Aq sa vogelushes qe nuk kuptonte dot asgje i vinte te qante me te madhe.

-Oh, shpirti im...-foli me veshtiresi gruaja me te ndjere prezences e te bijes.

-Mami... Mos te zgjova?

-Ç'thua bukuroshja ime... Une po beja gjoja qe kur te vije ti, te te surprizoja.-genjeu ajo aty per aty. S'donte t'i thoshte Semit se vetem ato pak ore gjum arrinin ta mbanin gjalle.

-Ahh...-picirrukja vuri paksa buzen ne gaz.

-Mam?

-Po sheqerke?

-Do behesh me mire?

-Oh, Sem, ç'eshte kjo pyetje qe ben! Sigurisht qe do te sherohem.

-Po...atehere...pse babi qan çdo nate kur vjen ne shtepi?-vajzes i dolen fjalet si pa dashur, si pa kuptuar.

Gruaja s'dinte çfare te thoshte. E si mund t'i shpjegonte engjellit te saj tere ate lemsh te koklavitur?

-Une nuk dua qe... ti... te... vdesesh...-belbezoi Semi dhe syte iu mbushen me lot.

E ema nuk duroi dot, e rrethoi me krahet e saj te dobet, e shtrengoi prane vetes, filloi t'i ledhatonte floket ashtu siç bente dikur duke i thene:

-Mami nuk do te largohet kurre prej teje! Do te jem gjithnje me ty engjelli im...

~~~
Qindra njerez qanin, ngashereheshin e ngushellonin njeri-tjetrin. Te tere te veshur me te zeza, gra me tufa lulesh te kuqe ne dore, nje arkivol i madh i zi qe behej gati te futej nen dhe, trup i pajete i nje njeriu te mrekullueshem qe po shkonte drejt botes tjeter. Vogelushja Sem qe ulerinte pa pushim, babai qe mundohej ta qetesonte, por me shume shkaterrohej ai bashke me te, fizikisht e shpirterisht. Ah sa bukur do te qe sikur ta kthenin kohen pas! Sa bukur do te qe ta shihnin edhe nje here nenen e tyre te shtrenjte! Sa bukur do te qe sikur Zoti te mos tregohej aq i padrejte me njerez aq te mire!

Kristina Simons, 33 vjecarja e suksesshme ne jeten personale dhe ate profesionale, e bukur si ne aparence edhe ne shpirt vdiq brenda pese muajsh per shkak te kancerit. La pas nje familje qe e deshi dhe do ta donte ne pafundesi.

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now