60.2 Betimi

2.3K 180 124
                                    

Dhe ja tek ishte, duke e bere per here te dyte ate rruge. Duke u gjendur per here te dyte perkrah te vellait qe e shoqeronte ne rrugen e jetes se saj, ne rrugen drejt lumturise se perjetehme, ne altarin hyjnor qe do ta lidhte perjte me Xhek Xhonsin.

Gjate gjithe jetes se saj kishte kaluar shume veshtiresi. Ndoshta dikush do te thote qe s'ka jete pa probleme, por te sajat nuk mund te quhen tamam probleme. Ne fillim i vdiq e ema, personi me i shtrenjte per te, modeli i saj, lideri i saj shpirteror, personi qe e perkrahte ne gjithçka, qe i gjendej prane ne çdo sekonde, qe i njihte edhe rrahjet e zemres. Te jesh vajze, dhe nje capkene e vertete per me tepert, dhe te rritesh pa mama, nuk eshte diçka e thjeshte qe mund te kalohet lehte.

Ja pse edhe per Semin nuk qe aspak e thjeshte. Gjeja qe e shkaterroi akoma edhe me, ishte fakti se i ati u martua pak kohe pasi i vdiq e ema. Dhe gruaja e tij e re nuk ishte njerka ideale, jo aspak, por nje misherim i materializmit dhe te keqes. Babai, i ndikuar prej saj dhe vdekjes se te shoqes ndryshoi aq sa s'mund te pershkruhet. Gjithe ky uragan ngjarjesh bene qe Samanta te shnderrohej ne nje nje tekanjoze, nevrike dhe mistrece te poshter. Por nuk i behej vone, te pakten derisa njohu Xhek Xhonsin...

Ai ishte ndryshimi i vertete qe solli nje epoke te re per Samanten. Ai e ndryshoi. Ai i mesoi si te dashuronte. I mesoi se si te mendonte per te tjeret e te kujdesej per ta. Ai ndezi ndjenjat dhe emocionet ne shpirtin e saj 17 vjeçar. Ai e beri femer, e beri nene, e beri me nje djale te mrekullueshem te cilin s'do ta nderronte me asgje ne bote. Dhe pastaj, ashtu siç erdhi, ai, ashtu edhe iku. Iku duke lene pas nje trup te pajete, nje trup qe mendonte se s'do te ndjente me kurre. La pas nje adoleshente te vetme, te braktisur.

Çudia ndodhi pese vjet me vone, kur u rikthye. Dhe bashke me te u rikthyen ndjenjat e vjetra, u rikthye Samanta e perkedhelur, e ndjeshme, naive, e pafajshme. Bashke me te u rikthyen kohet e vjetra, atehere kur ata kercenin se bashku tangon e jetes.

Per Samanten nuk mbaron me kaq. Ishte e thene qe te sprovohej perseri. Ishte e thene qe te mbetej jetime. Miku i saj i femijerise, personi te cilin dikur s'do ta zevendesonte dot askush e asgje ne bote, doli se ishte strumbullari i gjithçkaje. Ai qe nje here e nje kohe luante per ore e ore te tera me te nen driten e diellit veror, qe e ngushellonte kur zihej me njerken, i vrau te atin.

Por ajo s'do te mbetet kurre jetime, sepse tani ka prane vetes njerezit qe do me shume ne kete bote dhe ata s'do ta braktisin me. Tani ka shoqen e saj te çmendur qe e sheh nga fundi i altarit me nje gezim te papershkrueshem. Here pas here Anxheloja bukurosh i hedh asaj shikime ngacmuese dhe Semi nenqesh me vete.

Kete here, ai qe po shperndan lulet neper altar eshte i shtrenjti i saj, engjelli i saj, kopja identike e Xhekut, eshte Xhoni. Duket aq serioz ne punen qe po ben dhe aq i embel me ate kostum te vogel qepur enkas per te.

Xhoshi ndalon, e perqafon fort dhe i peshperit:

-E di vete se ç'duhet te besh nese ai bastardi italian te merzit. Mjafton nje telefonate dhe une kam per t'ia bere kurrizin me te bute se barkun.

Ajo qeshi nga fjalet e tij dhe iu pergjigj e lumtur:

-Mos ki merak vlla, ne fund te fundit jam jot moter, mos me nenvlereso.-dhe i shkeli syrin nderkohe qe ai u ul ne rreshtin e pare te te ftuarve.

Me hapa te ngadalte ajo u vendos perballe Xhekut. Syte e tij te shkelqyeshem po e perpinin te teren, kurse te sajet ndriçonin me fort se dielli i asaj pasditeje.

-Je bere shume e bukur.-mermeriti ai ne menyre qe te mos e degjonte prifti.

-Oh, te lutem, kurseji per me vone keto.-ia ktheu ajo po aq ulet.

Ai u ngerdhesh paksa.

Dhe prifti filloi te mbante fjalimin e tij te zakonshem:

-Jemi mbledhur sot ketu per te lidhur ne martese...-dhe ai vazhdoi e vazhdoi derisa arriti ne ate pjesen e sikletshme:-Nese ndonjeri prej jush eshte kunder kesaj martese te flase sot ose te hesht pergjithmone.

Samanta ndjeu Kimin te hidhej pupthi pas saj dhe te leshonte nje: Une, Une!

Te gjithe ia plasen te qeshurit. E dinin qe ajo po tallej.

-Ç'keni qe qeshni? Kujtoni se dua ta dorezoj shoqen time te ngushte tek ky gomari?

Te qeshura te tjera u degjuan.

-Thuaji ta qepe ose nuk e di se ç'mund te bej me pas.-neperdhembi Xheku. Edhe ai po tallej. Semi e kuptoi nga buzeqeshja qe po vijezohej ne fytyren e tij.

Pasi u qetesuan, prifti filloi me betimet, Xheku mori unazen nga kutia e kuqe ne forme zemre qe mbante Xhoni i cili gjendej prane tyre dhe perseriste cdo fjale pas priftit:

-Une, Xhek Xhons, te marr ty Samanta Simons si gruan time per te te patur dhe mbajtur qe sot e tutje ne te mire e ne te keq, ne semundje e shendet, per te te dashur e respektuar derisa vdekja te na ndaje.

Ne cdo fjale qe ai thoshte zemra e saj shtonte pompimin e gjakut. Nje emocion i çmendur po ia pervelonte faqet. Tani, ishte radha e saj qe te betohej. Mori unazen me duart qe po i dridheshin dhe duke ia vendosur atij ne gishtin e katert, filloi te thoshte:

-Une, Samanta Simons, te marr ty Xhek Xhons si burrin tim per te te patur dhe mbajtur qe sot e tutje ne te mire e ne te keq, ne semundje e shendet, per te te dashur e respektuar derisa vdekja te na ndaje.

Edhe ai po buzeqeshte. Dukej si nje femije i lumtur qe sapo ka marre lodren e shumepritur. Kurse ajo kishte frike se mos prifti i degjonte te rrahurat e zemres.

-Ju shpall burre dhe grua. Tani, mund ta puthni nusen.-shpalli prifti.

Xheku iu afrua. Qendroi duke e veshtruar ngulmet per disa sekonda. Ia ngriti vellon me kujdes dhe duke mos i shqitur syte per asnje sekonde nga fytyra e saj, i tha:

-Te dashuroj! Qe ne momentin e pare te kam dashur. Qe ne castin e pare kur te pashe e kam ditur se ne do te ishim ndryshe, ne do te ishim diçka, do te kishim nje histori tonen. Dhe te kerkoj te falur per çdo lot qe te kam shkaktuar, per çdo trishtim qe i kam sjelle zemres tende. Te kerkoj vetem diçka, te me falesh dhe te me duash.

Ajo ndjeu buzen e poshtme t'i dridhej paksa, ndjeu lemshin e nxehte t'i mblidhej ne fyt dhe para se t'ia plaste te qarit ne mes te dasmes, e kapi Xhekun nga xhaketa dhe i tha:

-Oh qepe ate te shkrete dhe me puth!

Ai e kapi nga beli, e ngriti peshe ne ajer dhe e puthi duke shkaktuar thirrjet dhe brohoritjet e entuziaste te te ftuareve. Ajo puthje vulosi gjithçka. Ajo puthje ishte betimi i vertete...

                         The end

             17.10.2015-13.05.2016

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now