8.Takimi i pare

2.4K 214 27
                                    

Teksa priste qe Semi te zbriste poshte nga momenti ne moment, Xheku veshtronte me vemendje vilen e Simonsve. Ishte e kendshme, e madhe, moderne, me hapesira te gjera e orendi te shtrenjta. Keta amerikanet, megjithese pak te trashe nga natyra, kishin shije. Degjoi zhurma hapash, ktheu koken dhe pa qe flokeverdha nevrike tashme e veshur me kostumin e saj sportiv "Adidas" po zbriste shkallet me qetesine me te madhe te mundshme. Ajo ndoshta mund te mos e dinte, por kishte nje trup te shkelqyer qe Xhekun e linte gjithnje pa fjale. Dukej qarte qe kishte vite qe merrej me baletin.

-Gati, signorina?-e pyeti ai me syte qe i shkelqenin dukshem.

-Te gjithe ju italianet flisni keshtu? Apo mos ndoshta perdor keto lajkat e tua eksituese vetem per te joshur femra?-Semi buzeqeshi me djallezi.

-Pra ty tesoro, te duken eksituese fjalet e mia perkedhelese?-Xheku iu afrua. Shkendija ne syte e tij te erret ishte ndezur. Semi kaloi peshtymen poshte me veshtiresi,e kuptoi qe e kishte djallosur.

-Cfare po perpiqesh te besh?-e pyeti ajo me gjysme zeri.

-Nuk e di...-zeri i tij doli i çjerre. Ai po i afrohej akoma edhe me shume. Papritur u terhoq, po e tepronte. Do ta kishte frikesuar ate picirruken me veprimet e tij te papermbajtura.

-Pra...hmm,ku po shkojme?-Semi kishte dale nga gjendja dehese e pak sekondave me pare.

"Uh, Zot, nuk jam ne vete! Ç'po me ndodh keshtu?"-mendoi ajo me vete.

-Hmm, nuk e di, tesoro. Fillimisht sugjeroj te dalim nga shtepia.

-Uh,po!-u kujtua Semi qe deri tani kishte ndenjur si e hutuar.

"Toka i therret Semit, toka i therret Semit! Marrje! Marrje!"-nje alarm i tille i therriste Semit.

Jashte, ecnin krah per krah njeri-tjetrit. Qe te dy u gjenden keq, jo per faktin se biseda po u shkonte si mos me keq, por sepse per here te pare ata nuk dinin c'te thoshin.

-Pse ke ardhur ne Amerike Xhek?

-Per te sfiduar veten dhe ju!

-Ne?!

-Po, sepse ne tere boten ju mbaheni si me te zhvilluarit per gjithcka, duke filluar qe nga ekonomia, bizneset e deri tek arti e kultura. Por duhet te mesoni qe persa i perket kercimit, ka edhe me te mire se ju.

-Hahaha! Keshtu thua?

-Po, pse, ke dyshime tesoro?-ai ngriti njeren vetulle lart ne shenje dyshimi.

-Ke per ta pare ne fund se kush eshte me i miri, tesoro!-mire qe e vinte ne siklet dhe ne pozita te veshtira, gje qe nuk i ndodhte kurre, por na hiqej edhe si mjeshter!

-Auu, amore, perkedheljet italiane jane veçse te miat, nuk mund te behesh pronare e tyre si pa te keq, capito?-dhe i shkeli syrin.

Semi shfryu e inatosur dhe vazhdoi te ecte pa e vene re se Xheku kishte ndalur para nje restoranti.

-Ku po shkon, tesoro?

-Ne ferr, shpresoj,-u pergjigj ajo thjeshte.

-Do te te uroja rruge te mbare, por duhet te hash nje here. Deri ne ferr eshte rruge e gjate, do te te duhen mjaft energji.

Ja pse i pelqente ai italiani kokeshkrete, kalonte pa problem nga njera situate tek tjetra me sarkazme e ironi. Semi u kthye, e ndoqi Xhekun brenda lokalit luksoz dhe se bashku u ulen ne nje nga tavolinat e vogla qe ndodheshin ne fund te restorantit.

-Ke ke lene pas ne Itali Xhek?-e pyeti krejt pa pandehur Semi teksa prisnin porosite.

-Tim gjysh dhe...qindra fansa dhe te siguroj qe pjesa me e madhe e te cileve jane zoçka mesdhetare.-ai buzeqeshi.

-Ti e di qe mua nuk me behet vone per zoçkat e tua Xhek, apo jo?

-Meqe eshte keshtu,atehere, pse i rrotullon vazhdimisht ata syte e tu te bukur e te medhenj kur une i ze ne goje ato?-ai mbeshteti krahet gjithe muskuj mbi tryeze dhe e pa ngultazi ne sy Semin.

-Sa dhe kur i rrotulloj une syte nuk eshte puna jote, amore. Dhe me behet qejfi qe syte e mi te duken te bukur!-nuk qendroi dot pa e thumbuar ajo.

-Po jane te bukur, por me vjen keq per ty.-Xheku beri sikur u trishtua.

-Pse?

-Sepse kuptohet qe ky eshte komplimenti i pare qe te bejne!

-Çfare dre...-per te dyten here nuk arriti ta perfundonte sharjen e saj, sepse kamarierja ishte shfaqur me porosite nder duar.

Kur ajo u largua, Xheku hapi shishen e veres, mbushi goten e tij plot dhe duke i shkelur njerin sy Semit, i tha:

-Per shendetin tend, cara mia!...

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now