51.Kur nuk te lene rehat

2K 153 77
                                    

Drita e bardhe e qiellit njujorkez hyri ne sallonin e madh te nje apartamenti. Dy trupa gjendeshin te shtrire perkrah njeri-tjetrit ne divanin afer dritareve. Dy trupa, dy njerez, dy zemra, nje shpirt i vetem.
Ai e shtrengonte fort ne krahet e veta, i frikesuar ndoshta se mos ajo perpiqej t'ia mbathte. Tani qe e kishte serish prane vetes s'do te linte asgje e askend ne bote qe t'i ndanin serish. Lehtesisht i ferkonte koken, floket e saj te arte qe tashme i arrinin deri poshte kurrizit. E puthte ne balle, e shtrengonte serish, merrte fryme nga era e saj, merrte jete nga qenia e saj.
Kurse ajo nga ana tjeter,i pickonte barkun dhe pastaj fillonte t'ia ledhatonte. Sapo e prekte, ne mendje i kalonin kujtimet e nates se mbremshme. Qeshi me veten.

-Ç'ke amore?-e pyeti ai.

-Asgje,-peshperiti ajo dhe u fsheh ne kraharorin e tij qe i falte siguri, mbeshtetje, ngrohtesi.

Habitej paksa. Edhe pas pese vitesh ai e puthte, prekte dhe perkedhelte si ne fillimet e tyre te para. Ai kishte mbetur po i njejti, madje jo, kishte ndryshuar, por per mire. Mbreme ai ishte treguar aq i embel, aq i mire sa ajo nuk mundte te duronte as edhe nje sekonde pa prekur buzet e tij te lengshme. Ne çdo veprim qe ai bente, i peshperiste fjale te bukura dashurie, ne çdo prekje te tijen ai i jepte te kuptonte se sa tmerresisht shume i kishte munguar. Çdo puthje mbante brenda shpirtin e tij te thyer. Dreqin, Sa e donte ate burre!

-Xhons, mundem te te bej nje pytje?

-Tani qe erdhi mengjesi u ktheva serish ne Xhons, he?-ai foli si me shaka, por fijen e trishtimit ne syte e tij nuk arriti ta fshihte dot prej saj.

-Xhek...-filloi ajo kete here duke iu drejtuar ne emer.

-Me mire keshtu...-mermeriti ai dhe e puthi ne balle.

-Keto vite...ne Itali...hmm...dua te them... Ti je nje burre i pashem...

-I pashem?!-vetulla e tij u harkua me dyshim.-Vetem kaq jam une per femren time, nje mashkull i pashem?-buzet e tij te parezistueshme krijuan nje buzeqeshje provokuese dhe ngacmuese.

-Oh, pusho! Nuk doja te thosha kete. E kisha fjalen... Ti gjithnje...si ta them...i ke pelqyer femrat,edhe ato ty pa diskutim... Kur ishe larg... -Donte te thoshte larg meje,por nderroi mendje.-Kur ishe ne Itali...keto kohe...

-Tesoro, ç'po perpiqesh te thuash?-pyeti ai ngadale duke levizur paksa ne divan.

-Oh, he pra... Ti e di...-dhe filloi te levizte duart neper ajer ne kerkim te fjaleve te duhura.

Ne sekonde ai levizi serish dhe u gjend mbi te. Ajo nuk e shihte ne sy, por ai me gishtin e madh i ngriti mjekren duke bere qe shikimet e tyre te perballeshin.

-Ke shkuar me shume femra pasi me le mua?

-Po, por jo me shume.

-Ose... Lere fare... S'ke pse me jep shpjegime... Ne fund te fundit, une s'jam gruaja jote qe te te kerkoj llogari.-dhe ajo u be gati te ngrihej prej divanit. Ai nuk e la! E pengoi me peshen e tij trupore duke e mbantur nen vete.

-Ti je gruaja ime... E vetmja ime... Mamaja e djalit tim...-dhe ferkoi mjekren pas qafes se saj. Ajo u drodh. Qimet e mjekres se tij e shponin, ai e dinte kete. I pelqente Kur ajo dridhej, sepse i kujtonte momentet kur ne krahet e tij ajo dridhej prej kenaqesise. -Ti mund te mos duash te degjosh shpjegimet e mia, por une dua qe te te rrefehem. E kam te nevojshme. Po nuk ia thashe gruas time keto, kujt do t'ia them?-buzeqeshi nga ideja. Ajo-gruaja e tij!-E mban mend si u fute ne burg para shume kohesh? He?-e ngacmoi ai.

Edhe ajo qeshi. Si te mos e mbante mend!

-Duke thene qe ishe gruaja ime! Amore, qe atehere doje te martoheshe me mua? Po vdisje per te konsumuar mire martesen, he?-e ngacmonte ai.

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now