19.4 Fazat

1.9K 185 30
                                    

Ditet e fundit kishin qene nje katrahure e vertete per Semin. Xheku po e torturonte ne kuptimin e plote te fjales. Rutina e re e kercimit s'kishte ku te shkonte me keq. Ishin aq skandalozisht dobet sa nuk kishin bere asnje perparim. Semi nuk arrinte te perqendrohej fare, ngaterronte hapat dhe dukej si ndonje femije i paditur ne sallen e kercimit. Dhe per gjithe kete e kishte fajin Tajleri dhe kokefortesia e tij prej idioti.

Sa per kokefortesine dhe idiotllekun edhe Xheku nuk mbetej pas. Per te kercimi i ri s'ishte asgje veçse nje loje. Me pak fjale e kishte si buke e djathe. Dukeqenese problemi i tij nuk ishte koreografia, i mbetej qe te luante me Semin. E ngacmonte, e tallte, e joshte, perdorte tere armet e tij "te rrezikshme", por kur vinte fjala tek kercimi Semi behej si grifshe. Ajo perpiqej me tere forcat qe ta injoronte ate dhe te vazhdonte punen e saj, por nuk mundej. Ne fund te fundit, e kishte partner, po kalonte pjesen me te madhe te dites me ate njeri.

Nj pasdite, me te mbaruar provat, Semi mori vesh qe Xheku nuk do te shkonte menjehere ne shtepi. Nje ide gjeniale i lindi. Sapo Xheku u zhduk nga rrezja e saj e shikimit, ajo mori nje taksi. U drejtua per ne shtepine e tij. Per 15 minuta taksia e verdhe ndaloi dhe Semit i zune syte shtepine gjigande te pasanikut italian. Nuk dinte si ta vinte ne pune planin e saj. Mund te hynte brenda nga dera por ishte e sigurte qe asnje nga sherbetoret nuk do ta lejonte qe te shkonte ne dhomen e tij. Te pakten keshtu mendonte. Pas incidentit me ate te perdalen, Enxhin, ishte e kuptueshme qe Xheku kish pushuar nga puna nje pjese te mire te stafit dhe i kishte paralajmeruar te tjeret qe te mos lejonin askend qe te hynte ne dhomen e tij private.

Kaloi ne pjesen e pasme te shtepise, ne ate ane ku e dinte se ndodhej ballkonk i dhomes se tij. Ai gjendej ne kat te dyte. Mrekulli fare!

"Jepi Sem! Kjo s'eshte asgje per ty!"-i dha guxim vetes.

E mbante mend se si Xheku hyri ne dritaren e saj pak muaj me pare. Edhe ajo duhej te vepronte ne te njejten menyre. Filloi te kacavirrej ne pemen qe ndodhej me prane shtepise. Nuk e pati shume problem se ishte mesuar me rrengje te tilla. Duke vendosur kemben me kujdes sa nga njera dege me tjetren dhe duke mallkuar nja dy here nen ze, arriti tek ballkoni. Me kujdes qe te mos bente zhurme u hodh ne ballkon. I shtyu dyert ngadale dhe me ne fund hyri brenda. Ishte gati te leshonte nje nga ato te qeshurat e saj djallezore, por mendoi se ne kete menyre do te zbulohej. Ja pse e filloi planin e saj ne fshehtesi te plote.

Faza e pare: Pikaso
Nxorri nga çanta sprajin e kuq dhe filloi te ngjyroste muret dhe dollapet. Ngado shkruajti me shkronja gjigande fjale si: Trap, Maskara, Bastard, Derr i ndyre, Gomar etj. Diku vizatoi nje dore me gishtin e mezit te ngritur larte, si edhe qindra fytyra te lumtura qe talleshin duke nxjerre gjuhen jashte. La ne fund nje mbishkrim S.S per t'u kuptuar se ishte ajo autorja.

Fershelleu e lumtur per veprat e saj prej Pikasoje. Futi shishet boshe te sprajit ne çante dhe kaloi ne hapin tjeter.

Faza e dyte: Shkuma Party
Hyri ne tualetin e dhomes, mori tere kutite e mundshme te shkumes se rrojes qe mund te gjente, u kthye ne dhome dhe filloi te sperkaste çdo cep te sajin me shkume. Ndjente nje lumturi te çmendur t'i rridhte nder vena. Ndjehej aq e lige!

Faza e trete: Rrjepja e pules
U hodh me force ne krevatin gjigand te Xhekut. Pastaj mori jasteqet e shumte qe e zbukuronin ate dhe filloi t'i çante mes per mes. Puplat e tyre i perhapi ne tere dhomen. Ato ngjiteshin pas shkumes dhe dukeshin tamam si pula te lagura. Ne fund, dhoma i ngjante nje koteci pulat e se cilit sapo ishin rrjepur.

Faza e katert: Improvizimi
Tani i mbetej te improvizonte, te shkaterronte ndonje gje aty per aty. Siç ishte shtrire ne krevat, u ngrit ndenjur. Majtas shtratit ndodhej nje komodine e vogel me kater sirtare.

-Çfare mutin?!! Ughh, trapi i dreqit!

Sirtari i pare ishte i mbushur me prezervative. I erdhi per te vjelle. Kushedi ca kuçka kishte sjelle ne ate dhome bastardi. I mori prezervativet, shumicen e tyre e hapi duke i shnderruar keshtu ne te padobishem. Hodhi nje pjese te mire ne WC, me ca prej tyre bllokoi lavamanin dhe vasken. Ato qe i mbeten i fluturoi nga ballkoni.

Hapi dollapet. Plot me rroba te shtrenjta, te hekurosura, te saposjella nga pastrimi kimik, te vendosura me aq kujdes dhe sistem brenda qeskave te medha ne kremastare te zeza me koka metalike.

Semit nuk i pelqente rregulli. I fluturoi kostumet origjinal te xhekut ne shesh, ua grisi qeskat dhe i rrudhosi paksa.

Me pas i hodhi nje sy rafteve me libra, dosje e fletore te ndryshme. Asgje e veçante! Po i shihte me vemendje per here te fundit kur syri i kapi ca CD te fshehura me kujdes pas librave. Vinte bast qe kishin permbajtje pornografike. I mori dhe i theu pa i ardhur aspak keq.

Do te kishte patur deshire te qendronte akoma e te bente me shume rremuje por kishte frike mos zbulohej. Pa me krenari gjithe sa kish bere. Nje katrahure e vertete! Nje rremuje e shkalles me te larte te mundshme.

"Fantastike! "-mendoi duke buzeqeshur.

Sapo hodhi çanten ne krah dhe beri disa hapat drejt ballkonit degjoi nje ze:

-Zot i madh! Çfare dreqin! Hej, ti, ndal aty!

Ishte ze femre, jo zeri i Xhekut. U kthye me te shpejte pas. Perballe i qendronte ajo super femra e disa diteve me pare tr cilen e kishte pare me Xhekun. S'kishte ku te shkonte me mire!

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now