48.Jam me ty!

1.7K 160 49
                                    

Hi niggas. E di qe historia po zgjatet dhe po zgjatet ca si shume dhe ndoshta eshte bere paksa e merzitshme. Ju lutem me thoni çfare mendoni per te. Dua te di mendimin tuaj. Dont forget to vote and comment. Se harrova, shume ju falemimderit per 8K. I'm blesses to have each one of you.💋😘😍😊
Me shume dashni J.D

Dhe ja tek iku perseri ashtu siç ishte shfaqur. Mbeti jashte ne mes te te ftohit qe po i depertonte drejt e ne zemren e saj te ngurtesuar tashme. S'dinte çfare te mendonte. Tani qe ajo me ne fund kishte krijuar nje jete te qete, te thjeshte e pa probleme ai duhej te shfaqej si me magji. E ndjente qe asgje e mire nuk e priste. E dinte kete. Xhonsi kishte per ta shkaterruar serish.

Pa edhe nje here qiellin e paster. Nga lindja po shfaqeshin re te erreta. Shume shpejt kishte per te rene debore perseri. Hyri brenda dhe vazhdoi me provat.

Rreth ores tre mberriti ne shtepi bashke me Xhonin. Beri te hapte deren e shtepise, por u çudit kur e gjeti braven te hapur,madje edhe u frikesua. Kishte pese vjet qe jetonte aty dhe kurre nuk kishte menduar se mund te vinte dita qe t'i plaçkitnin shtepine.

U fut me kujdes brenda dhe sapo syte i zune ate te ulur ne divanin e sallonit me telekomanden e televizorit ne dore u hodh perpjete nga frika.

-Xhons, ç'dreqin ben ketu?-e pyeti e nxehur.

-Do t'ju marr me vete. S'keni per te qendruar me ne kete shtepi.-foli ai ngadale dhe me hapa te qete beri drejt saj.-Me behet qejfi qe vazhdon te me quash Xhons. Me kujton koherat e vjetra.-i peshperiti pas pak. Ai veprim s'mundej te mos i shkaktonte te dridhura ne shpine asaj. Menjehere u zmbraps.

-Kam nja dy pyetje per ty, zoti Xhons.-filloi tere seriozitet.-Me ç'te drejte dhe me ç'menyre me hyn ne shtepi? E di qe mund te te denoncoj per dhunim te prones private?

Ai qeshi. Oh, ajo buzeqeshja e tij! Sa shume i kishte munguar! Por e shperfilli dhe vazhdoi me tej.

-Se dyti, vjen si pa te keq dhe me thua se do te shperngulem ne shtepine tende? Seriozisht e ke ti? Mos ke perplasur koken ndokund dhe ke mbetur me pasoja? Kush je ti qe te me japesh urdhra mua?-kaq e pati dhe durimi i saj.

-Ke harruar nje detaj te vockerr fare cara mia.-shtoi ai.

-Mos fillo me ato shprehjet e tua se betohem qe kam per te ta plasur koken mire ne ndonje vend pastaj! Dhe me ndriço te lutem, po, me thuaj ç'dreq detaji paskam harruar!

-Kujdes me fjalet e pista amore, kemi nje te vogel ketu.-e kishte fjalen per Xhonin.-Dhe epo... Ke harruar qe jam babai i djalit tend.

Ajo nuk e pembajti te qeshuren sarkastike.

-Xhoni, zemer, shko ne dhomen tende.-urdheroi me nje ton te prere te birin ajo.

-Por...mami...

-S'ka por!-Kundershtoi Semi dhe vogelushi u largua.

Pastaj u kthye nga Xheku.

-Ti mund te jesh burri me te cilin e bera ate femije, por s'ke per te qene kurre babai i tij!

-Kjo eshte qesharake! E kupton se ç'budallalleqe po thua?-e pyeti ai pasi qeshi me ironi.

-Qepe gojen! S'ke te drejte te flasesh! Po te mos ishte per mua s'kishe per ta marre vesh kurre se Xhoni eshte djali yt! Ishe aq i pergjegjshem e i ndergjegjshem per ato qe kishe bere sa u largove, u zhduke si te mos kishe ekzistuar kurre. Ike pa me thene asnje fjale, pa me lene asnje shpjegim. -Syte e saj shprehnin tere dhembjen qe kish perjetuar. Kur fliste per te shkuaren ndihej e derrmuar.-Nuk u interesove kurre per mua, per çfare le pas! Zot! Sa shume te kam urryer! Me çdo qelize te trupit te urreva. Tere dashuria qe kisha per tt m'u shnderrua ne mllef e inat. Te urreva qe nuk ishe aty per te me ngushelluar. Te urreva qe nuk ishe aty per te me perqafuar. Te urreva qe nuk ishe aty per te me qetesuar, per te me siguruar se çdo gje do te rregullohej. Te urreva qe nuk ishe aty per te ndjere gezimin tim kur mora vesh se do te behesha nene. Te urreva kur nuk ishe aty qe te me gjendeshe prane atehere kur i vetmi person qe kisha, babai im, me braktisi, me mohoi. Dreqin! Akoma te urrej! Te urrej sepse nuk ishe aty per te me dashur...-kishte bertitur. Po, i bertiti Xhekut fort. I dukej sikur duke bertitur do te nxirrte jashte pasojat e atyre viteve.

-Sem...-ai u be gati per t'iu afruar, ndoshta per ta perqafuar.

-Mos me prek... Nuk e ke me kete te drejte. S'ke me asnje te drejte mbi mua, tim bir, jeten time apo te tijen. E pate dikur dhe e hodhe poshte pa me te voglin problem. Tani per ne je nje askush!-fjalet e saj ishin te ashpra, te ftohta,por te verteta...

-Ashtu?-e pyeti ai dhe syte iu erren. Tani vetem nje pellembe distance i ndante nga njeri-tjetri.-Vertet mendon se te braktisa? Vertet mendon se hoqa aq lehte dore prej teje?

-Une nuk mendoj, por e di. Kjo eshte e verteta dhe s'ke pse e mohon!

-Per pese vite rresht kam ndjekur nga nje kontinent larg tere jeten tende, çdo levizje tenden, gjithçka qe ti beje. Me vriste fakti se ç'po perjetoje, por e dija qe largimi im ishte gjeja e duhur per ty, per ne!

-Per ç'gje te duhur me flet?! Ti ishe i duhuri per mua! Po te te kisha ty, kisha gjithe boten!

-Jo... Nuk isha... Siç e ke thene edhe vete, kisha nje jete problematike. Kundershtare me perndiqnin. S'doja te te perfshija ty ne rreziqe te tilla. Ti nuk e meritoje kete... Nuk me meritoje mua...-ai uli koken per nje sekonde. Syte ia mbuloi trishtimi.

-Gjithsesi... U perpoqa te te mbroja e te te ndihmoja me gjithe sa kisha mundesi. Kush mendon se ta bleu shtepine Sem? Tajleri?!-dhe qeshi me ironi kur kujtoi ate plehren.- Kush mendon se lidhi kontrate me studiot e kercimit per te te futur edhe ty ne rrjetin e tyre,per te te blere edhe ty nje studio personale? Nuk ishte Tajleri, me beso. Kam qene me ty ne çdo hap tendin, ne çdo rrahje te zemres tende, ne gjithçka qe beje. Dhe do te vazhdoj te jem perjete. Jam me ty, te perkas ty kudo qe te ndodhem. Te dua Samanta, mos e harro kurre kete.-dhe per te nje Zot e di se te saten here, ai u largua, por jo pergjithmone

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now