43.Mesnate ne burg

1.7K 154 79
                                    

So niggaaaa last chap for this week xp its long i know but i explained a lot of things there. I hope u will like it. Dont forget to press that little star button down there.
Also go and check out our new story,  "BASHKEPUNIMIN XP" me BlackwithinMe CrazyllekXx SidorelaHasa i hope u will like it too
Me shume dashni J.D.

-Kim, me duhet ta takoj. Te lutem, kuptome.-e kishte humbur sensin e te numeruarit, por kjo duhej te ishte hera e njeqindte qe po i lutej Kimit per pak bashkepunim.

Pasi ishte zgjuar,Kimi nuk i kishte thene pothuajse asgje. Ndoshta nuk ishte vertet ne dijeni te ngjarjes, ose jo... Ose ndoshta ajo vajze ishte aq kokeforte ndonjehere sa ia bente nervat tel Samantes. Dinte vetem qe Xheku ishte rrasur ne burg krejt papritur. Nje Zot e dinte se ç'kishte ndodhur.

-Do te me ndihmosh apo jo?-provoi edhe nje here te fundit.

-Sem... S'kam nder mend te bej asgje. Ai bastardi eshte fatlum qe u fut ne burg dhe ende eshte gjalle, sepse te betohem, po te ishte jashte,do te kisha shkuar e do ta kisha vrare me keto duar. Ai nuk te meriton! Eshte nje bir i ndyre bushtre qe vetçse te ka lenduar! Çdokush qe te demton ty duhet ndeshkuar. -Foli me se serioze Kimi.

Kurse Semi nuk reagoi fare. Mbante syte te perqendruar ne nje pike jashte dritares dhe nuk thoshte as edhe nje fjale.

-Gjithsesi... Une po largohem tani, vajti vone. Shihemi neser.-dhe pasi e puthi Semin ne faqe Kimi u largua.

U mendua per ore e ore te tera dhe me ne fund e gjeti zgjidhjen. "Do te arratisej!" Do te shkonte ne burg qe te vizitonte Xhekun. Ai i detyrohej nje sqarim te mire.

Priti derisa ra mesnata. Ne kontrollin e zakonshem te infermiereve beri sikur po flinte. Atehere kur gjeti momentin me te volitshem doli me kujdes nga dhoma. Ndjehej ende shume e pafuqishme, por kjo ishte çeshtje per jete a vdekje.

Korridorer ishin pothuajse bosh. Tek-tuk shihje ndonje infermiere ose ndonje pastruese qe terhiqte pas vetes kova dhe shtupa. Njeren prej atyre pastruese e goditi pas koke, e çoi ne dhomen e saj, i mori rrobat, i veshi per vete, e shtriu pastruesen ne shtrat ne menyre qe te mos zbulohej dhe doli jashte duke terhequr karrocen me mjetet e pastrimit.

"Maskim perfekt!"-mendoi me vete teksa dilte nga spitali. Askush nuk e kishte zbuluar. Askujt nuk i ra ne sy megjithese disa here u ndje aq e keputur sa per pak ra ne shesh.

Do te merrte taksi. Dreq! S'kishte para me vete! Si nuk e mendoi me pare kete?! Ç'do te bente tani? Nuk mund t'i shkonte i tere mundi dem! Kontrolloi nje here xhepat e xhaketes dhe pantallonave te pastrueses. Haleluja! Gjeti portofolin e saj ne njerin prej tyre. I beri me shenje nje taksie, hyri brenda dhe u nis drejt burgut.

Per 20 minuta taksia ndaloi. I kerkoi taksistit qe ta priste ne hyrje duke i thene se nuk do te vonohej shume. Deri tani gjerat po shkonin mire. Frika e vetme mbeteshin rojet. Do te bente çmos qe ta fusnin brenda. Me rojet e hyrjes puna qe e lehte, sepse ishin duke fjetur, po edhe me ate te tjeret nuk hasi ndonje veshtiresi te madhe. Fale Zotit e lane te hynte.

Tashme gjendej ne nje nga ato dhomat e vogla te erreta te takimit. Po priste qe ai te vinte.

Dera u hap. Ai, i shoqeruar nga nje roje u fut brenda. E pa me sy te zgurdulluar. Ishte e qarte qe nuk e priste dhe per me teper aq vone. Zuri vend ne karriken perballe saj.

-20 minuta!-tha roja para se te ikte. Ata pohuan me koke.

-A je ne rregull moj femer?! Si vjen keshtu si pa te keq ne mes te nates dhe ne kete gjendje qe te me vizitosh?! He?-ai dukej shume i acaruar.

-Portokallia te shkon.-tjeter pyetje beri ai, tjeter gje tha ajo. Por faktikisht kishte te drejte, atij i shkonin rrobat e burgaxhiut.

Ai shkoi duart neper floke me tension.

-Si je?-e pyeti pastaj duke i kapur papritur duart e saj dhe duke i shtrenguar fort.

Ajo u habit nga veprimi i tij, u zzmbras ne çast dhe e pyeti:

-Mos bej sikur te interesoj! Po te kishe menduar sadopak per mua nuk do te me kishe mbajtur aq shume sekrete, nuk do te me kishe genjyer!

-Une kurre nuk te kam genjyer!

-O, vertet? Edhe fakti qe nuk me ke treguar se je marre me qindra pune te pista ne te kaluaren s'do te thote se me ke genjyer, apo jo? Edhe pse ke qene ne burg edhe here te tjera, se ke qene anetar i nje Zot e di se sa bandave rrugesh nderkohe qe une jetoja me idete e mia idiote e naive se ishe nje mashkull perfekt, ideal, i sinqerte, s'do te thote se me ke genjyer, he?

-Nga i more vesh tere keto?-ai pyeti qete, thjeshte.

-Nuk eshte puna jote!

-Oh, vertet? Sapo mu shkaterrua marredhenia qe me aq mundim e kisha krijuar me femren e vetme qe dua dhe nuk paskam te drejte te dij se kush me ka futur shkopinjte nen rrota?-bertiti ai.

-Pse, perballja ime me te verteten qenka futje shkopinjsh nen rrota?

-Ishte ai Nikua apo jo? Shoku yt i shtrenjte, djalli vete! Figlio di putana!-shau neperdhembe.

-Mos guxo te thuash qofte edhe vetem nje fjale kunder tij! Ai çdo gje e beri per te me mbrojtur mua!

-Aha... Domethene ai te paska folur... Cazzo... E dija...-qeshi me ironi.-Eshte vetem nje plesht i qelbur qe do te perfitoje. E ka bere te gjithen per te na ndare Sem! Kaq naive je sa nuk e kupton? Qellimi i tij i vetem eshte te na ndaje, te na beje keq!

-Po flet dokrra! Ai eshte miku im me i mire, kurrsesi s'do te me bente keq!

-Akoma vazhdon me kete histori ti? Akoma i beson atij?

-E pse te mos i besoj? Mos me tha gje genjeshtra!

-Boll me akuzove, ok? Po, eshte e vertete se kur isha adoleshente kam rrahur nja ca te mbaruar dhe kam perfunduar disa here ne burg, por e gjithçka e kam bere per vetembrojtje. Dhe po... Kam qene anetar i nje klubi te jashtligjshem rrugesh, por thjesht merresha me ndeshje boksi, asgje me shume.

Semi s'dinte çfare te thoshte. Keto sqarime nuk ia kish thene Nikua, as nuk i kishte lexuar ne dokumente. Madje betohej se atje shkruheshin edhe plot gjera te tjera te tmerrshme.

-Po gjyshi yt, nuk eshte i infiltruar ne mafie?

Ai qeshi me te madhe.

-Oh,Dio! Keto jane akuza fillestaresh! Im gjysh zoteron nje rrjet te tere hotelesh ne Itali, rrjet qe e ka trasheguar nga stergjyshi i tij. Konkurrentet e tij ne Itali, duke mos qene dot aq te zote sa ai dhe duke u çmendur nga fakti se si nje kompani kaq e vjeter te kete mundur t'i rezistoje me se miri kohes dhe nga dekada ne dekade te forcohet gjithnje e me shume, filluan te shpifnin se familja ime, gjysherit e stergjysherit kryesisht, ndihmohen nga mafia siçiliane. Jane dokrra, pallavra te medias e shtypit konkurrent qe i kane dashur te keqen biznesit tone.

Tani ngeli me gisht ne goje. Xheku kishte argumentuar bukur. Dallohej shpikja nga realiteti dhe ajo qe sapo ai kishte thene dukej sheshit qe nuk ishte nje shpikje e momentit.

-Po...hmm... Prostitucioni?...-pyeti ajo me gjysme zeri.-Femrat...qe ti...i ke patur...aq qejf...nuk i ke perdorur per.... Prostitucion...apo jo?

Ai ia mori duart, ia shtrengoi, ia puthi dhe e pa drejt e ne sy.

-Kete duhet ta zbulosh vete tesoro... Si mendon ti... Une, qe kam pare time me te vdekur, te me perdhunohej para syve te mi, A jam i afte une t'ua bej nje gje te tille qindra femrave te pafajshme? He, si thua?

Ajo nuk u pergjigj, por pergjigja iishte me se e kuptueshme. Ai kurre nuk do ta bente nje gje te tille, kurre.

-Xhek... Pse te futen ne burg?-e pyeti pas ca minutave heshtjeje.

-Per shkak te droges...

Ajo ngriti syte e tmerruar. Dreq! Sa po i mbushej mendja qe ai ishte i pafajshem, kur degjon qe ai ishte aty, ne ate vend te qelbur, i rrethuar nga vrases e perbindesha te çdolloji, per shkak te droges...

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now