22.Ja ç'ndodh kur zihesh me njerken

1.9K 170 50
                                    

I just fuckin reached 3K reads and 1K votes! Meqe asnjeri se mori mundimin t m uronte -_- po e uroj vete veten congrats to myself im so fuckin happy bout dat. i cant thank u enough specially my asufe Annn_CrazyllekXx she has always supported me and always has stayed by my side
This chap is just a lil piece of shit but anyway ive got these fuckin ideas for the other chaps so stay tuned xp
Me shum dashni J.D

-Atehere... Tangon e sotme ta marr si nje shenje paqeje tesoro?-e pyeti Xheku i lumtur teksa e shoqeronte per ne shtepi.

Ajo u menduar nje hop dhe iu pergjigj:

-Hmm... Nuk e di italiano, ndoshta po, ndoshta jo, merre si te duash. E ç'rendesi ka gjithsesi?-dhe shkundi shpatullat me mosperfillje.

-Ka amore mio, si nuk paska rendesi! Shume fare do te thosha.

-Oo, Xhek!-rrotulloi syte e lodhur nga po te njejtat gjera, te njejtat fjale, te njejtat gjeste.

-Po ç'mund te bej une qe te fitoj besimin tend dhe qe te behemi...-ferkoi koken i menduar.-te behemi... miq...?

-Nuk besoj se kjo eshte e mundur!

-E pse jo?

-Sepse... Epo... Eshte shume e thjeshte. Une... Une...-Semi nuk po gjente fjalet e duhura.-Nuk mundem te te besoj ty.

Xheku u zhgenjye, por u kujtua per diçka pas pak:

-Me ver ne prove!

-Si?-pyeti ajo me kureshtje.

-Ti do te me besh disa prova, ç"te deshirosh ti amore dhe nese une i kaloj me sukses... Bam... Bam... Bam... Une fitoj.

Ai dukej si nje femije te cilit sapo i kishin blere lodren e preferuar dhe tani fluturonte nga gezimi.

Semi qeshi nga ndryshimi i menjehershem i humorit te tij.

-Oh Xheki, Xheki! Ti sheh shume televizor apo jo? Apo endrra?

-Shiko tesoro, vetem se une po tregohem i mire me ty nuk do te thote qe ti te marresh shkas e te tallesh, capito?-ai e kapi me gishtin e madh nga mjekra dhe ia ktheu fytyren nga vetja.

-Ay captain! -U pergjigj ajo me ate te foluren prej pirati qe e mbante mend nga nje serial televiziv qe kishte pare dikur. [Annn_CrazyllekXx nqs e ke parasysh pr ca e km llafin xp]

-Bukur! Tani... Nemi ato dreq provash dhe lerme te shkoj.-e urdheroi Xheku.

-Ou,ou! Ngadale djalosh! Askush s'po te mban me zor. Pastaj kjo ideja e provave ishte jotja, jo imja. Dhe... Nese akoma je ne loje, duhet te presesh pak, nuk jam makineri qe pjelle sfida une.

-Je, qe ç'ke me te!

-Ok,ok. Jam, jam!-ngriti Semi duart lart ne shenje pranimi.

-Une po iki cara mia, besoj se u morem vesh.-ai i dha nje puthje te vogel ne faqe dhe iku nga syte kembet perpara se ajo te thoshte qofte edhe nje fjale te vetme.

Sapo vuri kembe ne shtepi u ndesh me Anxhelen. Mikpritje me fantastike s'kishte ku te gjente.

-Samanta, bija ime e urryer!-foli ajo me ate tonin e saj theres.

-Anxhela, njerka qe s'do ta doja kurre.

-Thyeve ndonje brinje sot e shtrenjta ime? Bere ndonje xhiro nga spitali? Po nga policia? He pra, tregoji mamit, ti e di qe interesohem shume per ty.

-Kam frike se mos perfundoj tani ne polici per dhunim te ndonje njerke. Ah, me fal, mamaje!-theksoji Semi dhe nisi te ngjiste shkallet.

-Oh, jo, jo,jo! Ti kuçke e vogel nuk do te guxoje ta beje kete!-i gerthiti Anxhela dhe e ndali duke e kapur fort per krahu.

-Dhe kush e thote kete?!-e kercenoi Semi.-Tani leshoma krahun nese nuk ke qejf te fluturosh nga shkallet!

-Femije mosmirenjohes! Vajze e ndyre! Shkojme tek babai yt dhe pastaj shohim se sa ke goje te flasesh! Bij bushtre!

Grupi i fundit emeror i shpetoi Anxheles pa dashje. Por ai veprim inati e siper e shkaterroi Semin.

-Terhiqe mbrapsht ate qe the!-e urdheroi Semi me syte qe i flakerinin.

-Kush do te me detyroje?

-Te thashe... Terhiqe mbrapsht ate qe the!!

-Mos thashe ndonje gje jo te vertete?

Po luante me bukur me nervat e Semit, por kupa u mbush.

-Ti grua e ulet interesaxhie! Nuk u bere ti qe te me shash mua dhe nenen time! Materialiste e thekur! Ngrenese parash! E fiksuar pas lekeve te tim eti! Mos kujto se nuk e di perse je martuar me te! Ndoshta ai eshte verbuar por une i kam ende syte ne vend dhe arrij t'i shoh paster gjerat!

Anxhela e goditi me dacke ne fytyre. Edhe ajo ishte fyer rende dhe nga kush, nga thjeshtra e saj 17 vjeçare!

Semi e shtyu tutje. Anxhela u pengua dhe ra ne shesh. Nuk pesoi asgje dhe te pakten ishte ende gjalle.

-Zhduku qe ketu Samanta! Nuk dua te te shoh me ne kete shtepi! Po u ktheve ketu kam per te te derguar ne ndonje kolegj qindra milje larg qe ketu!

-Se mos do rrija gjithsesi!-ia ktheu Semi dhe doli jashte si e terbuar.

Bukur fort! Do te kishte shkuar tek Kimi po ajo ishte jashte qytetit per pushime me familjen. Tek Nikoja as nuk behej fjale qe te shkonte. Kishte mbetur ne mes te rruges! Nuk dinte çfare te bente! Filloi te ecte kot me kot. Nxori celularin nga çanta dhe sapo vendosi kufjet pa qe i kishte ardhur nje mesazh i ri prej nje numri qe nuk e njihte:

"Ku jane sfidat e mia amore?"

E kuptoi direkt se kush ishte. Arrinte ta ndjente theksin italian edhe permes celularit. Po ku e kishte gjetur ai numrin e saj valle? Ajo as qe ia kishte dhene! Kushedi, kishte edhe ai burimet e veta te informacionit.

E lexoi dhe e rilexoi mesazhin pa patur as edhe deshiren me te vogel per t'u marre me ate lojen idiote qe kishte propozuar Xheku. U be gati ta fuste celularin ne xhep kur diçka i kaloi neper mendje. Po sikur... Te shkonte ne shtepine e tij? Jo,jo! Do te dukej ose si lumadhe ose si jetime, ose te dyja bashke! Epo... Me mire te dukej si ndonje e braktisur nga familja ne syte e Xhekut se sa te kalonte naten e shtrire ne ndonje stol. Pastaj, mund ta merrte si nje lloj prove kete gje, nje prove edhe per Xhekun, edhe per veten.

Mberriti ne shtepine e tij, i ra deres jo me aq qejf dhe priti ne qetesi qe dikush ta hapte. Shpresonte qe te mos ishte vete Xheku ai qe do e priste, por ndonje sherbetore. Uffa! Sa te veshtire e kishte! Si do t'i thoshte Xhekut aq papritmas:" Çkemi xhek! Nese nuk e ke problem mund te fle ne shtepine tende?"
"Aaa,budallalleqe!"-i peshperiti nenvetedija. Kot qe erdhi. U kthy pas per t'u larguar kur dera u hap dhe ai i foli. Edhe kjo i duhej! Xheku e kish hapur deren! Po ku dreqin kishin humbur ato shebetoret e tij te shumta?!

-Sem, ç'ben ketu?

-Hmm... Asgje, erdha thjesht sa per nje xhiro ketej verdalle dhe thashe te te beja nje vizite, por me doli nje pune dhe me duhet te shkoj.-e genjeu ajo aty per aty.

-Ashtu?! -Ai ngriti vetullen me dyshim.-Erdhe ne anen tjeter te qytetit vetem sa per te me pershendetur?

-E ç'ka te habitshme ketu?

-Jo, asgje! Une nuk thashe asgje, vete e the!

-Uhh! Dreqi te marrte Xhons! Do t'i bie shkurt! Mund te fle tek ti sonte?

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang