16.Te zihesh me shokun e ngushte per shkak te nje italiani

2.1K 191 65
                                    

-Njeri antipatik! Me degjove?! Ja seç je ti, nje antipatik, don zhuan i djegur nga jeta, egoist me ambicie stratosferike, pervers italian me theks eksitues!- si ne çdo moment qe Semi vihej ne pozite "seksualisht" te veshtire prej Xhekut, edhe kete here ajo filloi te thoshte gjera pa kuptim. I vinte aq inat me veten. Çmendej nga ideja se po i jepej kaq shpejt nje djali, dhe jo nje te zakonshmi, por "atij", ne duart e te cilit ajo nuk ishte asgje tjeter veçse nje kukulle si gjithe te tjerat.

-Oh amore!-ai psheretiu i lodhur. -Nje here me puth me aq deshire e pasion sa duket sikur s'ke puthur burre tjeter ndonjehere ne jeten tende, jo se ke puthur faktikisht.-e ngacmoi, duke e ditur mjaft mire qe ai ia kish vjedhur puthjen e pare Semit. -Pastaj fillon e flet broçkulla. Sikur nuk shkon keshtu, he?

-Me lesho!-Semi po levizte sa majtas-djathtas ne perpjekje e siper per te shpetuar nga krahet gjigand te Xhekut, te cilet akoma vazhdonin ta mbanin te lidhur pas murit.

-Mos bej keshtu!

-Ik pirdhu!

Ai qeshi. Ajo ishte aq femije.

-Une po largohem tesoro. Kur te te kene rene nervat, me bej nje zile.-ai me ne fund u smbraps, iu afrua deres gati per ta hapur, kur Semi e habitur, pyeti me ate ironine qe e karakterizonte:

-Te te telefonoj?? Dashke qe edhe te te telefonoj! Ç'te duket vetja ty?

-E ç'me duket vetja tesoro?- Xheku beri sikur u mendua. -Ah po, e gjeta! Jam nje burre i parezistueshem qe te ka bere aq shume per vete sa te ka vjedhur nja ca puthje te mira deri tani.-dhe pastaj i fali nje nga ato buzeqeshjet e tij te liga.

-Une...-Semi iu afrua me grushtet e ngritur ne ajer e gatshme per t'ia veshur njerin prej tyre turinjve, por diçka e ndali dhe u kujtua: -Pastaj, une as qe nuk ta kam numrin ty, keshtu qe, largohu, caro mio.

-Auu, amore mio, ke shkuar ne ndonje kurs special per te mesuar dy fjale italisht apo ke perdorur google translate-in?-hapi deren dhe para se te dilte, shtoi: -Kontrollo tek xhepi i pantallonave shpirt, e ke tek xhepi!-i shkeli syrim dhe u largua.

"Trap i mutit!"-neperdhembi me nervozizem Semi. "E paskam tek xhepi!! Uhh, i prapambeturi i dreqit! E ç'paskam tek xhepi?! Mos ndoshta gjenitalin tend te pjekur ne zgare?!!"

Nenqeshi per budallallekun qe sapo kishte menduar. Futi doren ne xhep dhe nxorri prej tij nje flete te vogel te bardhe. Ishte nje numer i shkruar ne te dhr ne fund nenshkrimi "Xh.Xh", si edhe keto fjale: "Do te te duhet tesoro!"

"Po pra!"-ajo rrotulloi syte e bezdisur.

Ne ate moment dera e klases u hap dhe brenda per çudi hyri Nikua.

-Çfare po ben ketu?-e pyeti Semi.

-Po te kerkoja ty. Ku u zhduke? U shqetesova.-ai iu afrua dhe i vendosi doren ne shpatulle me dashamiresi.

-Po e ekzagjeron! E ku mund te isha, ne hene! Po ketej verdalle ku tjeter?-u perpoq ajo te dukej sa me e besueshme dhe e qete. E pse te mos ishte? Sikur çfare kishte bere? Vetem se kishte puthur keshtu kot, si pa te keq, per here te 100-te e ca ate "mister nicebutt"!

-Kishe ardhur sa per njr xhiro ne klasen e peste, he Sem? -e pyeti ai dyshimtas.

-Po, sigurisht! Ti e di sa i dua te vegjelit!-u tall ajo. -O, eja pra Niko se u beme vone.

-Ishe me ate, apo gabohem?

-Ç'do te thuash Niko? Me ke "ate"?

-Oh, he pra! Mos bej te padituren me mua!

-Dhe ti mos fut hundet atje ku nuk te takon, capito?

-He...-shikimi i tij ishte i merzitur, i zhgenjyer.-Ke filluar edhe flet si ai.

-Si kush ai Niko?-bertiti Semi e acaruar ne kulm. Nuk donte qe Nikolasi te perzihej ne punet e saj me Xhekun, pak te koklavitura ishin ato, s'ishte e nevojshme t'i koklaviste Nikua akoma edhe me shume.

-Dreqi ta marre! Mos bej si idiote! E di shume mire qe sapo te futi duart ai ku*vari!

Jo, jo! Nikua nuk e kishte thene ate! S'kishte shance! Ai kurre nuk e prishte gojen, kurre nuk thoshte gjera aq banale dhe per ke, per Semin vete.

-Çfare sapo the?-e pyeti ajo me qetesi.

-Sem...me fal...

-Çfare me the?-perseriti pyetjen po aq qetesisht sa ne fillim.

-Me fal...une...nuk doja...-Uli koken i penduar.

-Te bera nje pyetje!! -kete here nuk duroi dot me, bertiti me sa kish ne koke,-Çfare me the???

I veshi nje pellembe te rrufeshme turinjve dhe u zhduk qe aty.

Doli ne oborr ne kerkim te Kimit. Me sa dukej ajo nuk ishte aty. Mrekulli! Tani i duhej te linte mesimin pa te! Gjeja me fantastike i ndodhi ca sekonda me vone. "Range Roveri" i zi i Xhekut gjendej akoma ne oborrin e shkolles, por i zoti i tij s'dukej gjekundi. Me ne fund ai u shfaq nga diku dhe teksa hidhte hapat e fundit per te hyre ne makine,ndali, jo se kishte pare Semin, por sepse nje "Ferrari" i kuq frenoi aty prane dhe nje super femer, zeshkane, floke te gjate te zinj, te dendur me onde te medha qe i binin supeve, qe kishte veshur nje kostum te zi lekure i cili duhej te kushtonte te pakten 500 dollare, me nje çante "Luis Vuitton" ne njeren dore dhe "Iphone" 6 ne doren tjeter iu hodh atij ne qafe tej mase e lumtur. Ai qeshte si i marre. Kuptohej qarte qe prezenca e saj aq sa e surprizoi, aq edhe e lumturoi. Seç meremerisnin mes tyre, nderkohe qe Semi ia mbathi nga syte kembet. E dinte qe nuk do te ishte e deshiruar aty...

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Nơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ