12."Tradhetia"

2.2K 220 25
                                    


Dedicating this to AnnyReal98. Her story "Maturantet" shouldn't be missed for the world!

Doli nga shtepia, i beri shenje nje taksie. Nuk mund te shkonte me kembe deri tek shtepia e Xhekut. Ajo ishte aq larg. Teksa taksia ecte mes per mes rrugeve te pafundme njujorkeze, Semi mendonte per ngjarjet e fundit. As vete nuk e besonte se tashme kishte nje te dashur dhe ke- Xhek Xhonsin dora vete! Ate muaj qe ajo ishte ne spital nje tjeter Xhek kishte dale ne siperfaqjen e atij italianit te eger e te ashper. Ai e vizitonte çdo dite ne spital, madje kishte raste edhe disa ne here radhazi ne dite. Ishte aq i kujdesshem, i bute, i embel, nuk e linte per asnje moment vetem. Ishte grindur me disa mjeke per te, jo vetem me doktoret, por edhe me Nikon. Ishte e habitshme qe sa here Xheku e vizitonte edhe Nikua do te gjendej aty si me magji. Atij nuk i pelqente fare italiani dhe s'kishte frike ta shfaqte hapur antipatine e tij. Si ate dite per shembull. Kur po diltw nga salla e kercimit, ai e ndali dhe i tha :

-A je ne vete?

-Ç'ke?-iu pergjigj Semi pa kuptuar asgje. Ajo endej ndjehej sikur do fluturonte nga gezimi.

-Po ben nje gabim shume te madh! Ai nuk ben per ty!

-Ohh,Niko! Nuk duhet te shqetesohesh plako!-ajo i dha nje perqafim vellazeror.

-Mbaji mend fjalet e mia! Kjo s'ka per te perfunduar mire!

Ai nuk dinte ç'fliste! Sa qejf kishte ta luante rolin e vellait te madh e protektiv.

Filli i mendimeve iu nderpre nga taksisti qe i tha se kishin mberritur. Pagoi dhe doli jashte. Perballe kishte shtepine gjigande te Xhekut. Ai djale kishte shije dhe nje shtepi fantastike. Trokiti, deren ia hapi Sofia, nje nga sherbetoret qe punonte per Xhekun. Nuk e kishte marre vesh, ai jetonte vetem por kishte nje staf te tere punonjesish.

-Zonjushe, deshironi te prisni ketu dhe te therras zoterine?

-Jo, nuk eshte e nevojshme, shkoj vete.

-Si te deshironi! -perfundoi Sofia dhe se nga u zhduk.

Ngjiti shkallet me shpejtesi. Ai i kishte kerkuar qe ta takonte sepse do te pergatiste nje surprize per te. Zemra po i fluturonte nga kraharori. Trokiti tek dera. Çfare? Trokiti?! Qekur ishte edukuar kaq shume! Hapi deren pa pritur pergjigje, megjithese ajo nuk erdhi. Ç'te shihte?! Nuk iu besonte dot syve! Joo! Kjo nuk...nuk... Ne mes te shtratit te tij gjigand dopio me mbulesa te erreta mendafshi ishte shtrire ajo ku*va, Enxhi! U ngrit ndenjur, mbuloi kraharorin e zhveshur me çarçaf dhe duke buzeqeshur fitimtare tha:

-Oh Sem! Ç'surprize e kendshme!

-Tii!!-tha Semi gati per te shperthyer ne te qare. I ndjente lotet, po i mbushnin syte, po i turbullonin shikimin.

U largua menjehere, nuk mund perballonte tere ate poshterim! Enxhi ishte hakmarre! E perdala! Ate dite, kur ne mes te provave ajo pranoi te lidhej me Xhekun, Enxhi kishte bere si histerike! I kish keputur Semit fjalet me te pakuptimta te mundshme dhe ne fund ishte larguar duke i premtuar se do te hakmerrej! Dhe ia kishte dale mbane!

Jo,jo! Nuk ishte halli tek Enxhi, por tek Xheku! Biri i bu*tres! Qe ne diten e pare e kishte tradhetuar! Te mos guxonte t'i dilte perpara se do ta masakronte!

Shume shpejt u gjend para shtepise se saj. Ishte gati te hynte brenda kur afer saj doli si me porosi Nikua qe iu afrua i terrorizuar:

-Sem? Cfare ndodhi? Sem? A je mire?

-Ti kishe te drejte! Ti kishe te drejte!

Vetem aq arriti te artikulonte.Nikua e perqafoi duke mos ditur ç'te bente. Lotet i rridhnin si ujevare, plaga ne kraharor e porsambyllur i digjte ne shpirt!

U degjua nje zhurme rrotash ne asfalt, nje perplasje e fuqishme dere ne nevrik e siper dhe zeri i eger i Xhekut:

-Zhduki duart e tua prej saj!

-Ti zhduku qe ketu! Nuk ke me pune me te!

-Nese nuk largohesh prej saj ne kete sekonde betohem qe do te t'i pres gishtat nje nga nje!!

Semi u lirua nga perqafimi i Nikos me te shpejte para se ai te niste ndonje sherr e te perfundonte perseri ne spital.

-Ke guxim edhe te me dalesh para?-e pyeti me te qete Xhekun duke iu afruar.

-Sem, degjome...

-Mos me thirr ashtu!! S'ke me asnje te drejte te me quash Sem! Ti per mua nuk je veçse nje i panjohur dhe asgje me teper!-dreq! Po merrte fryme me veshtiresi! Lotet ia mjegulluan serish pamjen.

-Te lutem, lerme te shpjegohem...

-Nuk i dua shpjegimet e tua!! Nuk dua te te degjoj! Nuk dua te te shoh me! Oh, Zot!! Sa idiote u tregova, sa naive! Si munda te te besoja! Sa e verber paskam qene!! Si nuk e kuptova qe te gjitha ishin shtirje e genjeshtra!! Te urrej Xhons! Te urrej!! Si ma bere kete, si?!!-po e godiste ne kraharor me sa kishte ne koke.-Nuk mendove per mua qofte edhe per nje sekonde te vetme?-e pa drejt e ne sy me pergjerim. Ai u mundua te thoshte diçka por ajo nuk e la te fliste-Apo pse te me mendoje? Kushedi sa je kenaqur me ate ku*ven dhe une te pyes ne ndjeve keqardhje apo jo!! Dhe me ke, me Enxhin?? Uhh!! E pse jo me te?! Ajo ishte e gatshme te t'i plotesonte te gjitha deshirat dhe fantazite e tua erotike nderkohe qe e dashura jote ishte ende e virgjer!!-nuk mbante me! Po çirrej e mbytej ne lote! S'dinte çfare bente, çfare thoshte! Trupi i dhembte i teri! Koka i digjte! Zemra i pervelonte! Ra papritmas pertoke! Ndjeu zerin e Nikos qe i bertiste Xhekut se ai e kish fajin per çdo gje. Ndjeu ca krah ta merrnin peshe dhe pastaj gjithçka u err...

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now