27.Perballja me babain

1.8K 165 33
                                    

So my niggas what do u think of Sam? I really like Stella Maxwell. She really looks like the character of Sam. I hope u like my pick too. The chap is a lil bit boring -_- sorry but i have to do it.

Hapi deren me kujdesin me te madh te mundshem, hyri ne shtepi ne maje te gishtave dhe beri drejt shkalleve. Kudo sundonte erresira, te gjitha dritat ishin te fikura. Shpresonte qe askush te mos ishte zgjuar dhe ta kapte ndokush ne flagrance. Kishte dy dite pa vene kembe ne ate shtepi, babai duhej te ishte kthyer nga Spanja dhe Anxhela duhej t'i kishte treguar çdo gje.

-Ndal aty!-i thirri nje ze.

"Mut, mut, mut!"-shau me vete. Ishte babai, e kush tjeter!

Dritat e sallonit u hapen papritur por te atin nuk po ia zinte syri gjekund.

-Jam ketu!-i foli serish ai duke bere qe Semi te hidhej perpjete nga frika. Nuk e kishte vene re fare qe babai kishte zene vend ne poltronin prane oxhakut. Ai rrotulloi poltronin duke u kthyer keshtu nga Semi. Duhej te kishte kohe i ulur aty. Ne fytyre i mbizotëronte nje perzierje inati dhe padurimi.

-Ku ke qene zonjushe? Eshte ora 11 e gjysme fiks dhe ti tani kthehesh ne shtepi? Te duket ore e pershtatshme per te bredhur rrugeve dhe per me teper ne nje qytet si ky ne te cilin jetojme?-bresheria e pyetjeve nisi.

-Oh, te lutem! Mos bej sikur shqetesohesh shume per mua!-Semi nuk donte te qendronte as edhe nje minute me shume aty. S'kishte nder mend te degjonte derdellitjet e pafundme te te atit.

-Ku mendon se po shkon? Ben pislleqe oreve te vona te nates kushedi se ku dhe me ke dhe kujton se do te shpetosh kaq lehte? As mos ta shkosh neper mend!-ngriti zerin burri.

-Mos me ngaterro mua me ate rrugaçen qe ke per grua qe nje Zot e di se ç'ben vetem tere diten ne kete qytet!-iu kthye e terbuar pa u frikesuar aspak Semi.

Ai e goditi ne fytyre. Kurre nuk e kishte bere kete. Semi e pa habitur dhe e inatosur ne kulm. Faqja i pervelonte, por shqetesimi i saj nuk ishte dhembja, por veprimi.

-Mos e provo me te flasesh per Anxhelen ne ate menyre, more vesh?-e pyeti me nevrik i ati.

-Se mos thashe ndonje gje te pavertete!-qeshi ironikisht.

-Ti zonjushe nuk je aspak ne vete! Sillesh tmerresisht keq me mamane tende, largohesh nga shtepia si pa te keq, pa lajmeruar, pa thene asgje, kthehesh kur te duash, del kur te duash, shan Anxhelen, sillesh si femije 10 vjeçar qe nuk ka dy fije mend ne koke! Dhe kushedi se me çfare merresh tere diten!

-Pike se pari, nuk eshte mamaja ime dhe do te sillem si te dua me nje si ajo qe s'eshte gje tjeter veçse nje e panjohur per mua! E di çfare? E kam zili ndonjehere! Arriti te martohej me nje pasanik dhe te marre gjithe shtepine dhe familjen ne dore! Prit qe ndonje dite te behet edhe drejtoreshe e kompanive te tua! Si e pacipe qe eshte vjen dhe te mbush ty me broçkulla kunder meje dhe pastaj ferkon duart me kenaqesi kur ti me bertet mua! Dhe ty baba, bravo te qofte! Mbaj anen e saj! Po na rrit tamam ashtu siç mamaja do te donte!

-Mos e perzje mamane ne kete çeshtje!-bubulliu zoti Simons.

-Pse çfare do te me besh? -E sfidoi Semi. -Eja me godit serish dhe ç'do te fitosh? Une largohem nga shtepia, ajo e perdala lumturohet dhe ti qe fillon e uleret perseri! Shume bukur, apo jo? Sa familje e lumtur qe jemi!-kete here donte te shkonte vertet ne dhomen e saj. Kjo bisede po e acaronte vertet.

-Samanta! Kthehu ketu! Tani po te them!

-Nuk dua!

-Ti e ke fajin per gjithçka! Asnje nga keto nuk do te ndodhte nese ti do ta kishe pranuar Anxhelen qe ne fillim. Por,jo! Ti nuk bere as perpjekjen me te vogel per ta fituar dashurine e saj! Mire qe as nuk mundohesh te krijosh nje marredhenie normale me te, por sillesh dhe si femije! Haha, po ç'them dhe une! Ti femije je! Nje adoleshente e perkedhelur! E ç'mund te presesh prej nje femije?! Vetem budallalleqe e proçka!

-Shiko... Mos qendro larg nesh per pjesen me te madhe te vitit dhe pastaj te vish ketu e te me besh morale mua,ne rregull? Nese dikush eshte ne gabim ketu, ai person je ti! Dhe gabimet e tua s'kane fund! Duke vdekur qe nga vdekja e mamase! Nuk prite as nje vit te pakten dhe menjehere u martove me injoranten e pare qe te doli perpara! Perpos kesaj, nuk na qendrove kurre prane atehere kur na nevojiteshe, ne periudhen me te veshtire te jetes sone. Sapo na kishte vdekur mamaja dhe ti mendoje vetem per kompanite e tua idiote millionadollareshe. Kurre nuk ishe me ne kur te kerkonim! Dhe tani me kritikon mua? Ugh! Nuk me behet vone per veten, por te pakten mendo per Xhoshin, eshte ende i vogel!-as vete nuk e kuptoi se nga i erdhi gjithe ai guxim. I nxorri jashte gjithe ato çka kishte menduar e stermenduar tere ato vite.

-Shko ne dhomen tende, tani! Dhe s'ke per te dale qe aty derisa te te them une! Per nje jave s'do te shkosh ne shkolle, as ne ate kursin e pakuptimte te kercimit. S'do te takohesh me askend, as me Nikolasin, as me ate Kimberlin dhe per me teper me ate rrugaçin italian! Me degjove? Madje, s'dua te te shoh me me te, qarte? Ai eshte shoqeri e keqe, veç telashe sjell!

-Xhekun mos e permend! S'ke asnje te drejte te flasesh ashtu per te pa e njohur!-iu kundervu me zjarr Semi.

-Aaa, keshtu qenka puna pra? Besoj se ate duhet te fajesoj per gjithe kete shperthim te papritur tendin! Ai do te te kete mbushur me mendime te tilla!

-Baba, ç'thua keshtu? Per çfare e ke fjalen?

-Mos bej sikur nuk me kupton! E di shume mire se ku e kaluar naten keto dy dite. Mos e moho kot! Dhe shko tani,nuk dua te debatoj me me ty! S'ka sens ne fund te fundit, ti kurre s'ke per t'u rritur!-dhe poltroni ne te cilin ai ishte ulur u kthye nga ana tjeter duke e lene Semin pa fjale e te shushatur.

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now