56.Pistolete ne balle

1.5K 148 57
                                    

-Ç'dreqin bere more idiot? E kupton se ne ç'rrezik e ke futur tim shoqe, he? E kupton se ky eshte nje kurth? Kaq naiv qenke? Po ç'mut polici je ti valle? Je krejt i paafte dhe aq injorant sa ta hodhi edhe nje femer! Po si djallin te kane punesuar ty? Kush ka qene ai idiot qe te ka vene pergjegjes te hetimeve ty?-Xheku e kishte humbur toruan. Mire Xhoni, po tani edhe Semi? I duhej te merrej edhe me ate kalamaun tani.

-Por,po...zoteri... Ajo...tha...me...tha...-belbezonte here pas here Roxheri i traumatizuar.

-S'ka por! Shko jepja shpjegimet sat eme! -Dhe se mposhti dot nje te share neper dhembe.

Pa mundur qe Xheku te fillonte dhe t'i mbante ndonje fjalim kryekomisarit, nje nga policet civile kishte hyre brenda duke dhene lajmin:

-Komisar, kam gjetur Skotin.

Sapo degjoi mbiemrin e tij Xheku u be si i terbuar:

-Ku eshte ai? Ku eshte? Sillmani ketu!

-Xhek, qetesohu vella! E rendesishme eshte qe e gjetem!-i foli qete Markua.

-Do ta vras me duart e mia ate bir bushtre!

E sollen Tajlerin brenda. Ai kerkonte te dinte pse e kishin sjelle aty. Dukej i hutuar dhe i habitur.

-Hajde ketu se t'i jap une shpjegimet!-i bertiti Xheku dhe pa arritur Markua qe ta mbante ai ishte gjendur ne moment perballe Tajlerit dhe e kishte plasur ne shesh me nje grusht te fuqishem.

-Djall, Xhons! Eshte hera e dyte qe e ben kete! Mos ke ndonje derrase manget apo çfare? A je ne vete? Ç'kerkon prej meje?-protestoi Tajleri dhe ferkoi fytyren per te pakesuar sadopak dhembjen.

-Mos m'u hiq si i pafajshem se do te te vras! Tregome se ku i ke futur Semin dhe Xhonin! -Dhe e ngjeshi pas murit duke e kapur nga xhiboksi.

-Per çfare je duke folur? Ç'dreqin thua keshtu? As qe nuk e di se ku jane ata bastardet e tu!

Xheku ia goditi koken ne mur.

-Guxon edhe i shan? Cazzo! Je shume i guximshem per te qene i vertete. Tani pergjigjiu pyetjes sime dhe ta mbarojme kete pune. Çfare iu ke bere Samantes dhe Xhonit?

-Per hir te Zotit lerme se nuk di gje. Kam dite pa e takuar Samanten dhe as qe e di se ku eshte.

-Zoti Xhons, ndoshta ai po thote te verteten.-nderhyri komisari.

-Atehere ku jane djali dhe gruaja ime?-iu kthye Xheku atij.

-Do t'i gjejme zoteri, do t'i gjejme, por ju lutem qetesohuni dhe na lejoni te bejme punen tone. Gjithçka do te shkoje mire.

-Keni nje dite te tere qe me thoni se do ta zgjidhni kete gje dhe se gjerat do te rregullohen, por nje dreq keni bere!

Dhe teksa Xheku grindej me gjysmen e komisariatit, ne anen tjeter te qytetit Samanta grindej me njerez te tjere. Me ane te informacionit qe i kishte dhene ai polici mendjelehte, Roxheri, kishte shkuar ne nje magazine te vjeter ushqimore ne jug te qytetit. Sapo vuri kembe ne ate vend te piste e te felliqur ndjeu qe dikush i vuri nje si lecke ne hunde dhe e kuptoi se humbi ndjenjat. Kur u zgjua pa perreth e nevrikosur. E kishin ulur ne nje karrike ne mes te nje tjeter magazine. Kembet dhe duart ia kishin lidhur pas karrikes. Te pakten s'i kishin vene ngjites ne goje.

-Ti bastard i ndyre, kushdoqofsh, dil ne shesh te burrave nese je aq i forte sa hiqesh! Sille bythen tende te zgjebosur ketu! Ku e ke çuar tim bir, he? Policia ka per te ardhur nga momenti ne moment dhe ti do te kalbesh ne burg perjete! Kriminel i felliqur! Mashtrues! Gjoja do te me jepnit djalin!

-Ti vajze ke shume guxim,-u degjua nje ze qe vinte nga fundi i magazines. -Po ç'te tha mendja qe erdhe ketu? Vertet mendove se do te ta jepnim djalin?-ai tipi qeshi me ironi dhe pas pak u shfaq. Ishte nje djale i ri me tipare te zbardhura, i panjohur per Semin.

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now