34.Flokekuqja

2K 163 69
                                    

Sic ua Premtova bera dy update brenda nje dite. Jam apo sjam me e mira duh obviously im not 😂ky kapitull nuk eshte ndonje gje po ata ne vijim kane per te qene bomb fareee. Now tell me who hates that redhead biatch already ughhh edhe po nuk e urryet tani do e urreni me vone xp
Se harrova ky chap i shkon TETHOROS 😂😂😂😂
Si para darke qe jemi tek fotoja lart keni nje perfytyrim te xhekut dhe semit pas murit ne nje sexy moment 🙈😂😝
Deri javen tjeter me shume dashni, J.D

Asnjehere s'kishte qene kaq e lumtur, kaq e qete. Nese te paturit Xhekun perkrah saj quhej jete, ajo nuk e kishte njohur jeten me pare. Ai djale e ngrinte ne parajse, arrinte ta bente te qeshte e fluturonte nga gezimi e kenaqesia vetem me nje perqafim. Grindeshin,po, vazhdonin te grindeshin, por ato zenkat e tyre te famshme kishin filluar te mbaronin ne menyren me joshese te mundur, ose mbi tavolinen e kuzhines se Xhekut ose pas murit te dhomes se tij.

Asnje mashkull tjeter s'kishte patur shancin apo mundesine qe te perqafonte, per te mos permendur te shihte trupin e saj dhe ta puthte e kafshonte atje ku askush s'guxonte ta bente. Xheku kishte pushtet te plote mbi te dhe ajo e dinte mire kete gje. Vetem nje puthje e tij asaj i mjaftonte qe te shkonte ne nje tjeter bote, te provonte e te shijonte gjera te paimagjinuara kurre ndonjehere. Menyra se si ai e prekte, menyra se si ai aq i embel i peshperiste, menyra se si ai aq kendshem i shnderronte gjerat me te pista ne te mrekullueshme e benin Semin te kuptonte se sa ai e donte. Ai ishte mashkulli i pare dhe i vetem i jetes se saj dhe per kete nuk do te pendohej kurre.

Ajo i dinte te metat e tij, e dinte se sa femra e kishin pare, prekur e shijuar trupin e tij dhe ndonjehere behej xheloze per kete. Ashtu siç Xheku i thoshte se ajo ishte vetem e tija, edhe ai duhej te ishte i saji dhe vetem i saji! Per kete edhe I kishte bertitur disa here, por pastaj kafshonte gjuhen, pendohej. Kujtonte se çfare i ishte dashur atij te kalonte, se çfare jete i ishte dashur atij te jetonte dhe e falte. Atij i kishte munguar dashuria, kujdesi dhe dhembshuria, te njejtat gjera qe as ajo nuk i kish patur me qe kur i vdiq e ema. Ja pse e kuptonte, ja pse mundohej t'i falte atij ate per te cilen te dy kishin me se tepermi nevoje: Dashurine!

Megjithe momentet ekzaltuese, kishte nje ndjesi te keqe. Asnjehere gjerat nuk shkonin siç ajo donte. Gjithnje do te ndodhte diçka qe do t'i shkaterronte planet dhe endrrat. E dinte qe edhe kete here po njelloj do te ndodhte. Ajo kurre nuk e kishte patur mundesine per te qene krejtwsisht e lumtur.

Ate pasdite mbaruan provat per koreografite e reja dhe bashke me Majkellin dhe Xhoin dolen nga studiote e kercimit. Do te pinin diçka dhe do te shetisnin neper qytet. Teksa drejtoheshin per nga parku, Semi degjoi Nikolasin qe i therriste. Fatmiresisht edhe me Nikon i kishte rregulluar punet. Ai i kishte kerkuar falje duke i thene se e kishte tepruar shume dhe ajo e kishte falur. Tani ai po vraponte per t'i arritur.

-Sem!-i thirri duke marre fyme shpejt.

-Po Niko! Çfare ndodhi?

Xheku rrotulloi syte. Megjithese Semi e kishte falur, ai nuk e honepste dot Nikon. Ai njeri nuk i pelqente fare.

-Dua te te prezantoj dike.-i tha ai.-Zemer, eja!-thirri ai dhe papritur nga pas pemeve doli nje femer flokekuqe me sy jeshil. Ishte vertet shume e bukur. Nuk mund te mos rrije pa e veshtruar.

-Kjo... Eshte e dashura ime, Çeçilia, kurse kjo eshte Samanta, shoqja ime e femijerise!-beri ai njohjet.

-Gezohem qe te njoh. Nikua me ka folur aq shume per ty!-dhe flokekuqja i shtrengoi doren Semit.

-Hmm... Gezohem edhe une...-Semi kishte harruar te fliste nga hutimi. Nuk ia merrte mendja qe Nikua do te lidhej ndonjehere dhe me nje vajze aq terheqese per me teper. Pastaj u kujtua te bente prezantimet e tjera:-Keta jane Xhoi dhe Majkelli nga kursi i kercimit dhe ky eshte...

Sapo do te thoshte emrin e Xhekut, Çeçilia e kishte ndalur duke thene:

-Oh Xheki! Sa kohe ka kaluar qe nga hera e fundit qe jemi takuar! Nuk paske ndryshuar aspak! Me behet shume qejfi qe te takova!-dhe me nje buzeqeshje rrezellitese dhe nje shkelqim te çuditshem ne sy ajo i kish folur Xhekut si ta njihte prej vitesh.

Kurse Xheku nga ana e tij dukej si i zene ne çark. Semi e vuri re qe u gelltit me veshtiresi, fytyra iu ashpersua dhe shikimi iu egersua.

-Nuk mund te them te njejten gje per ty. Ke ndryshuar qe nga hera e fundit kur te kam pare.-zeri i tij nuk shfaqte asnje emocion, fytyra gjithashtu.

-Hahahaa, sa shakaxhi qe je Xheki!

"Shakaxhi? Ku qendronte humori ketu se nuk e kapa?! Pastaj çne flet me kaq kofidenca kjo?!"-dyshimet filluan ta brenin ndergjegjien e Semit.

-Pra... Ju njiheni keshtu,he?-e pyeti Çeçilian pas pak Semi.

-Njihemi the? Oh, kemi kaluar shume bukur se bashku, apo jo Xheki? Tregojia se sa qejf benim dikur!-pse fjalet e saj sikur mbartnin dy kuptime? Pse i dukej sikur ajo femer do t'i hapte telashe? Po kush dreqin ishte ajo? Dhe nga e njihte Xhekun e saj?! Per te mos folur per theksin e saj te padurueshem e te neveritshem italian. Tingellonte sikur ishte duke bere ndonje film tere skena erotike. E urrente ate tipen qe tani!

-Xhek, amore, do me tregosh me vone per mikeshen tende... Err... Me fal si e kishe emrin se e harrova?-per inat te asaj shtriges kokekuqe, nderthuri gishtat e saj me te Xhekut dhe pasi e puthi nje here Xhekun, beri sikur harroi emrin e saj qellimisht per ta vene ne siklet.

-Eshte Çeçilia!-pergjigjja qe i erdhi ishte e ashper.

-Çeçilia e dashur, do te kisha shume deshire te qendronim e te bisedonim,por... Epo na duhet te largohemi, kemi disa pune per te bere.-iu afrua dhe duke i peshperitu ne vesh, shroi:-Xheku im eshte paksa i paduruar kur vjen puna tek sek*i, ehh... Ti duhet t'i dish mire keto gjera.sapo jeni lidhur. Uh, kur kujtoj si ishte Xheku ne fillim te lidhjes tone.-beri nje fytyre nostalgjike.

-Ishte kenaqesi qe te njohem.-ironia dhe sarkama i dalloheshim qarte Samantes ne ze. Pasi u pershendet i terhoqi djemte pas vetes dhe u largua. E arriti ate qe donte. Çeçilia kishte mbetur e habitur, e surprizuar dhe e shokuar. Tere ate pjesen me Xhekun e kishte thene per ta ngacmuar. Gjithsesi.... Xhonsi kishte per t'i dhene ca shpjegime te mira tani!

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now