49.Do te te bej copash!

1.8K 145 75
                                    

Shkoi ne dhomen e Xhonit. Vogelushi po luante me disa makina te vogla. Dukej aq i qete, aq i embel. Ishte nje engjell i vertete. E mori ne krahet e saj, e shtriu me kujdes ne shtrat, me pas u pozicionua edhe vete pas tij. E shtrengoi fort. E donte aq shume ate qenie qe me aq mundim e kish rritur. E ktheu nga vetja. I ledhatoi floket e kafenjte. I pickoi faqet e shendetshme. I puthi ballin. E pa ngultazi ne sy. Dreq! Sa ngjante me Xhekun. Ishte si nje kopje e minimizuar e tij. Kishte po te njejtet sy te gjithe drite si ai, te njejten buzeqeshje, te njejten fytyre. Ja pse sa here qe i mungonte Xheku flinte me te birin. Ai ishte jeta e saj ashtu siç dikur kish qene edhe babai i tij. Xhoni i mbushte boshllekun qe ai kish lene pas. Nje Zot e dinte sa e sa here e kish zene gjumi duke mbushur mushkerite me aromen e te birit e duke imagjinuar babane e tij qe te kthehej. Dhe atehere kur ai u kthye...ishte shume vone.

Mbylli syte. Xhoni gjithnje ia kish dale qe ta qetesonte, kete here perqafimi i tij s'po bente pune. Ngjarje njera pas tjetres i kalonin me shpejtesi sketerre ne mendje. Ishte konfuze si dreqi. Nje njeri, nje njeri mjaftonte qe jeta t'i behej lemsh, t'i kthehej permbys. Mori fryme thelle. Te behej ç'te behej! Ne djall te venin te gjitha! Do ta linte veten te lire per te paren here pas kaq shume vitesh, do ta linte veten ne dore te fatit.

Ne vijim, qe ne mengjes nisej per ne studio. Kishte vite qe punonte si trajnere kercimi. Universitetin nuk e kishte vazhduar por nuk shqetesohej per kete. Tani njihej ne gjithe Nju-Jorkun si nje prej trajnereve me te reja e me te talentuara.

Teksa iu mesonte grupit te parashkolloreve hapat e pare te baletit pa Xhoshin dhe Xhonin te hynin ne salle. Xhoshi ishte rritur, zbukuruar[pjeshka lart n foto eshte Xhoshi xp] dhe ishte bere nje djale per se mbari. Ndryshe nga i ati, kur mori vesh per shtatzenine e se motres, megjithese ishte vetem 11 vjeç aso kohe, ai iu gjend prane Semit. Kurre nuk i shkeputi marredhienet dhe kontaktet me te, edhe pse babai ia kishte ndaluar rreptesisht kete gje.

Ai e donte te motren, e donte edhe nipin e tij 5 vjeçar. Gjithmone kujdesej per te, e nxirrte, e shetiste, e çonte ne parkun e lojrave, e argetonte me pak fjale.

-Sem, erdhem ne!-thiri ai nderkohe qe mbante Xhonin kalipeçi mbi supe.

-Mamiii... Po fluturooooj... Yeiii...-bertiste picirruku. Te vegjlit e grupit te baletit aq donin. Filluan te vrapojne pas Xhoshit dhe bertisnin me sa kishin ne koke.

Semi qeshte e argetuar. I vinte mire qe Xhoshi kishte arritur te behej nje djale aq i mire ne mungese te se emes dhe te sajen.

Papritur te gjithe ndaluan lojen. Xheku kishte hyre ne studio. Ai seç e pa me nje veshtrim te çuditshem Xhoshin dhe ky i fundit ia ktheu po njelloj. Semi ngriu ne vend. Shpresonte qe Xhoshi mos ta njihte Xhekun, ne te kundert e dinte qe asgje e mire nuk e priste. Me t'u rritur, Xhoshi e kishte marre vesh te verteten, lidhjen e saj me Xhekun, kush ishte Xheku, çfare i kishte bere ai dhe si e la ne fund. Nder vite, Xhoshi grumbulloi nje inat te papermbajtshem kundrejt bastardit qe i lendoi te motren dhe mezi priste diten kur te ndeshej me te.

Per habine e te gjitheve, Xhoni zbriti nga supet e Xhoshit dhe vrapoi per tek Xheku,iu hodh ketij tjetrit ne krah dhe filloi te qeshte i lumtur.

"Çfare mutin?'"-mendoi Semi e surprizuar. Xhoni pak dite me pare ishte tromaksur prej Xhekut, tani i hidhej ne qafe?!

-Samanta, kush eshte ky burr?-pyeti serioz Xhoshi dhe iu afrua asaj, Xhekut dhe Xhonit.

-Eshte perfaqesuesi i studiove te Manhatanit. Ka ardhur per nje kontroll mujor.-genjeu ajo aty per aty. Kurrsesi s'donte qe Xhoshi ta merrte vesh se "perfaqesuesi i studiove" ishte Xheku.

U kuptua qarte qe Xhoshi nuk e hengri genjeshtren. Per t'u siguruar, ai pyeti Xhonin:

-Plako, kush eshte ky tipi ketu?

-Eshte shoku im i ri, Xhekuuuu!-briti i lumtur vogelushi dhe perqafoi te atin. -Ai me blen çdo dite çokollata dhe me merr nga kopshtiiiii!

Xhoshi u kthye nga e motra, ngriti vetullen lart dhe tha:

-Interesante... Perfaqesuesi i studiove, he? Nuk shpikje dot diçka me te bukur?!

-Xhosh... Lerme te shpjegohem...-iu lut ajo, por jo, ai nuk ia vuri veshin, i shtrengoi doren Xhekut dhe para se te ikte, i tha atij:

-Me behet qejfi qe ke gjetur nje mendjelehte si ime moter me te cilen mund te luash e te tallesh si te duash! Urime! Ke fituar telebingon!

-Xhosh!-i bertiti Semi, por ai ishte larguar.

-Ça kishte Xhoshi?-pyeti i trishtuar Xhoni qe nuk kuptonte dot gje.

-Asgje amico, asgje.-e siguroi Xheku dhe e puthi ne balle. Pastaj e uli poshte dhe i kerkoi falje Semit qe tashme ishte ulur ne nje stol majtas salles me koken te vendosur mes duarve:

-Me vjen keq! S'doja te te hapja telashe me Xhoshin. U tregova idiot qe erdha ketu.

Ajo nuk foli, qendroi akoma ne ate pozicion.

-Ku eshte ai ai trapi i dreqit?-u degjua nje ulerime e fuqishme qe vinte nga jashte.

"Dhe kjo me duhej!"

Ishte Kimi, e dinte qe ishte ajo! S'kishte si tr mos ishte ajo! Do ta kish marre vesh lajmin e ardhjes se Xhekut nga Xhoshi. Dreqi ta hante!

Pa e marre vesh se ç'po ndodhte, Xheku e hengru nje grusht turinjve. Ca shkelma te mire i coptuan kembet nderkohe qe Kimi bertiste si e lojtur:

-Ti idiot! Ti qorr i dreqit! Si te beri ajo zemra jote e shplare italiane te lije Samanten?! Qenie e peshtire! Si e braktise ashtu? He,he?! Na merre dhe kete, edhe kete! Bir bushtre! Ngaterrohu serish me Samanten dhe ta tregoj une! Qelbanik!

-Kim, boll, boll! Mjaft! Qetesohu!-perpiqej ta ndalonte Semi.

Me ne fund ajo e perfundoi sulmin. Ngjante si nje dem i terbuar. Vetem tymi qe duhej t'i dilte nga veshet mungonte.

-Do te te bej copash, more vesh?-i gerthiti Xhekut per here te fundit.

Ky i fundit, duke injoruar dhembjen e hundes dhe moralin e sapongrene, mori ne krah Xhonin, terhoqi pas vetes Samanten dhe u largua.

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now