60.1 Kur te ndjek qeni

1.7K 162 57
                                    

So... Nje shpjegim i vogel. Dukeqenese kapitulli i fundit i kesaj historie (po,po ma niggas, keta jane dy kapitujt e fundit te Xhekut) doli me i gjate se ç'e parashikova, vendosa ta ndaj ne dy pjese. Kjo eshte pjesa e pare, kurse e dyta do te vije ne fundjave ndoshta ose javen tjeter.
Dhe nje ndryshim i vockel fare i parendesishem, Leonardo, shoferi i limuzines, nuk eshte i moshuar, por nje djalosh i ri xp.
Deri heres tjeter, me shume dashni J.D.

Po veshtrohej ngultazi ne pasqyre. As vete s'e besonte ate qe supozohej te ishte pasqyrimi i saj. Qafa e holle kishte dale ne pah prej bustit qe zbukurohej nga guret e çmuar. Busti ngushtohej ne mesin e saj te holle dhe shperhapej me poshte ne palat e gjata te fustanit te bardhe te nuserise.

Kurre nuk e kishte menduar se do te vinte kjo dite, dita e saj e marteses. Ajo po martohej! Çfare fjale! Çfare çudie! Ajo qe Deri para pak vitesh nuk besonte tek dashuria tani gjendej e veshur me fustan te bardhe duke pritur qe ta çonin ne altar.

Shtroi palat e fustanit me siklet. Gishtat po i dridheshin paksa. Kishte muaj qe jetonte ne Palermo me Xhekun dhe te birin. Megjithese ne fillim s'e kishte patur me shume qejf udhetimin per ne Palermo, ishte detyruar qe te shkonte per shkak te kembenguljes se vazhdueshme te Xhekut. Tani qe e mendonte, i behej qejfi qe gjendej aty. Ato pushime te kendshme e te paharrueshme e bene te harronte gjithçka. Ne ishullin e vogel te Sicilise nuk kishte Nikolas, Tajler, baba te groposur thelle nen dhé. Aty ekzistonte vetem dashuria, kenaqesia, harmonia e lumturia.

Po,po, Ishte vertet e lumtur me ne fund dhe kishte nder mend ta shijonte ate dite. Ishte dita e saj!

Pas pak, teksa dilte nga dhoma, u perball me te vellane. Ai kishte mbetur pa fjala nga pamja qe i kishte dale perpara, kurse ajo kishte mbetur pa fjale prej reagimit te tij.

-Ti... Ti... Dukesh e mrekullueshme...-belbezoi ai ne siklet.

-Mos e tepro,-tha ajo duke qeshur dhe iu hodh te vellait ne krah.-Me kishte marre malli vellaçko!

-Edhe mua Sem, edhe mua,-ia ktheu ai duke buzeqeshur i lumtur. Me pas e kapi Semin per krahu dhe me hapa te ngadalte u nisen drejt altarit. Ai e kuptoi menjehere se ajo ishte tejet e emocionuar.

-Ti po dridhesh,-i tha Xhoshi.

-Oh, jo, s'eshte asgje!-kundershtoi Semi menjehere.-Vetem se pata pak ftohte per nje moment.

-Ehe, ftohte ne mes te veres! E bukur kjo Sem.-dhe qeshi nen ze.

Ajo e goditi me berryl ne parakrah.

-Auç!-u hoq Xhoshi sikur u vra shume.-Megjithese u bere nuse dhe po martohesh, prape dora jote mbetet po aq e rende sa dikur.

-Oh,qepe te lutem! Kjo s'ishte asgje!

Dhe qeshen serish te lumtur.

Kishin dale jashte tashme dhe dalengadale po i afroheshin altarit. Gjithçka ishte organizuar ne ambjent te hapur. Ne nje hapesire te gjere prane detit ishin vendosur me qindra karrike te zbukuruara me lule te bardha anash tapetit te gjate e te bardhe qe supozohej te perfaqesonte altarin. Ne fund te tij Semi pa priftin ne nje podium te ulet, Kimin, shoqeruesen e saj te veshur me nje fustan te kuq dhe me nje tufe me lule nder duar. Kimi levizte here pas here. Ishte shume e nervozur, sepse fustanet e gjate gjithmone i kishte patur zet dhe nuk ndjehej aspak rehat me ate fustan. Semi qeshi me vete.

Ne anen tjeter te priftit ndodhej Markua, shoqeruesi i dhendrit. Ngjante me te vertete shume simpatik me kostumin e zi. Dhe prane tij ndodhej ai, dhendri i saj, burri i saj, bashkeshorti i saj. Sapo marshi martesor nisi dhe Semi me Xhoshin filluan te parakalonin ne altar, ai ktheu koken. Dukej me i bukur se kurre. Nuk kishte te hynte ketu kostumi i shtrenjte e i shkelqeyshem, por buzeqeshja qe i lodronte neper buze, shkelqimi i syve te tij kur pa Semin, lumturia qe i vallezonte ne çdo tipar te fytyres.

Por jo, edhe kete here, edhe kete dite, duhej me patjeter qe te ndodhte diçka e pakendshme. Kimi, me te vene re se ishte nje qen i madh e leshator ai qe po shperndante petalet e trendafilave neper altar nderkohe qe Semi po i afrohej Xhekut, leshoi nje britme te madhe frike dhe ia futi vrapit. Qeni, sikur ta ndjente tmerrin e Kimit prej tij filloi ta ndiqte. Kimi ulerinte e tromaksur:

-Mora fund! Do te vdes, do te vdes! Ndihme! Ndihme!

Kurse qeni lehte me te madhe dhe e ndiqte hap pas hapi. Tashme Kimi i kishte flakur takat tutje, pothuajse e kishte shkaterruar fustanin sepse ishte penguar dhe rrezuar disa here, nderkohe qe te ftuarit qeshnin me te madhe.

-Marko! O bastard! Ç'me rri ashtu si hu! Eja dhe me ndihmo!-briti Kimi prej se largu.

Por Markua po mbante barkun nga te qeshurat.

-Me vjen keq shpirt, nuk mundem... Kjo eshte kaq...kaq...qesharake...-dhe Markua vazhdonte te qeshte pa pushim.

-Xhek! Bej diçka!-i terhoqi Semi vemendjen, por edhe bashkeshorti i saj i ardhshem i ishte bashkuar Markos dhe te dy ia kishin krisur nje gazi te forte.

Semi rrotulloi syte e acaruar ne maksimum.

"U pa puna! Do ta bej vete! Ketu askush nuk te ndihmon!"

Hoqi vellon, takat, ngriti nga toka zhuponin e gjere dhe palat e fustanit dhe filloi te ndiqte Kimin dhe qenin.

-Sem! Sem! Çfare po ben?-e pyeti Xheku i habitur.

-Ate qe nuk bete dot ju, te paafte!-ia ktheu ajo teksa vraponte gjithnje e me shpejt, teksa i afrohej Kimit gjithnje e me shume.

-Sem!! Po me kalon jeta perpara syve ne fraksione sekondash! Ai qen eshte i terbuar! Do te me haje, apo ç'jam edhe e ngrenshme une!-i uleriti Kimi shoqes.

-Kim, kujdes!!-por para se Semi te kishte mundesi qe ta paralajmeronte, Kimi ishte perplasur me Leonardon duke rene keshtu mbi te ne nje menyre jo fort te favorshme. Fytyrat e tyre gjendeshin shume prane njera-tjetres dhe per nje minute ata te dy sikur u hutuan, por ne moment i ndau qeni, i cili iu hodh Kimit persiper dhe filloi ta lepinte duke lehur i lumtur.

-Çfare dreqin?!-shau Kimi dhe u perpoq ta hiqte kafshen prej vetes. -Iu, largohu prej meje!

Semi ndali duke marre fryme me veshtiresi. Gjithe ai vrap ne ate fustan e kishte lodhur shume.

-Kim... Po perpiqesha te ta thoja... Ai nuk do te te hante... -Filloi te fliste Semi teksa merrte e nxirrte fryme me te shpejte.

-Me lejoni t'ju ndihmoj signorina,-i tha Leonardo duke i zgjatur doren Kimit. Ai e ngriti aq shpejt dhe rrufeshem nga toka sa ajo u perplas ne kraharorin e tij.

-Scusa mi, per favore,-foli ai me nje theks sicilian duke buzeqeshur i kenaqur.

Kimi do te kish preferuar te qendronte edhe per pak sekonda ne kraharorin e tij, qe sic vuri re prej renies ishte mjaft i beshem, por kete here ishte Markua ai qe e nderpreu. Ai ishte shfaqur si me magji aty, e terhoqi prej Leonardos duke e pyetur shume i shqetesuar dhe duke pare kercenueshem nga Leonardo :

-Je mire shpirt? Mos u vrave? Mos te dhemb ndonje gje?

-Hiqi putrat nga une! Qepare qe kisha nevoje per ndihme me zgerdhiheshe, kurse tani na u shqetesove shume! Ik pirdhu, mor vesh?-ia ktheu Kimi shume e inatosur.

-Kim, ç'thua keshtu?-Markoja sikur u surprizua. E dinte qe Kimi ishte e çmendur, por kete reagim nuk e priste.

-Ate qe te tha, nuk e degjove signorinen?-foli papritmas Leonardo .

-Ti mos i fut hundet aty ku s'te takon!-iu kthye kercenueshem Markoja.

Semi e kuptoi se gjerat ishin nxehur. Nenqeshi, e terhoqi Kimin pas vetes duke i thenes shoqes keto fjale:

-Eja te nderrohemi moj e çmendur qe po me xhelozon shoqeruesin e dhendrit me shoferin personal te dhendrit.

Kimi pa dhe nje here me shejtanllek nga Leonardo dhe Marko. Ky i fundit vazhdonte te debatonte e te turfullonte me Leonardon. Kurse ky tjetri, e vuri re shikim e Kimit dhe i shkeli syrin.

-E ç'faj kam une qe jam kaq e mire sa nuk me reziston dot as shoferi yt personal!

Semi qeshi me te madhe. Nje dite e gjate e priste perpara.

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now