20.Motra e tij

1.8K 191 48
                                    

-Kush dreqin je ti?-pyeti pa e vene ujin ne zjarr Semi, megjithese sapo e kishin kapur me presh ne dore.

-Une kush jam?!-ajo qeshi. Ishte me te vertete e bukur. Dukej sikur sapo kishte zbritur nga pasarelat e Victoria's Secret, por Semit i vinte qe t'ia çirrte ate fytyren engjellore dhe as vete nuk e dinte pse.-Me duket se kete pyetje duhet te ta bej une ty.-vazhdoi ajo.

-Oh, he pra! Mos bej sikur nuk me njeh! Pse a nuk jeni tallur sadopak ti dhe ai kur*ari me mua teksa e benit mire e mire ne shtratin e tij mbreteror?

Ajo qeshi me te madhe.

-Aha... Tani e kuptova. Ti duhet te jesh ajo kercimtarja e famshme, Semi!

-Yeii!! Si e gjete?! Te lumte! Meriton nje duartrokitje! Sapo fitove nje lavatriçe te prishur!-foli tere ironi Semi dhe duartrokiti ne menyre tallese.

-Xheki paska patur te drejte! Qenke shume e lezetshme ti vogelushe!

"Po ç'ma ke kete buzeqeshje qe nuk te shqitet nga fytyra moj!"-mendoi Semi.-"Dhe... Pse me duket kaq e njohur kjo tipja mua? Ku e kam pare? Hmm... Seç ka nje te folur, te qeshur... Uh, ç'them edhe une! Ne televizor duhet ta kem pare ja se ku, ne ndonje shfaqje mode! Eh... Ka shije ai trapi italian, shkon me modele!"

-Aha... I flitke edhe Xheki! Paskeni kofidenca ti dhe ai idioti!-e thumboi Semi me padurim.

-Ehe, kemi pak.

Ajo vajza kuptohej qe po argetohej.

-Me behet qejfi. Te trashegoheni!-Semi i shtrengoi doren. Vajza u çudit.-Ju uroj nje jete te lumtur! Dukeni qe jeni bere per njeri-tjetrin. Do te me pelqente te qendroja e te pinim nje kafe se bashku, por me duhet te largohem.-shkoi prane ballkonit qe te zbriste poshte.-Dhe te lutem mos harro te me ftosh ne dasme. Nuk do ta humbisja per asgje ne bote. Ahh... Edhe diçka te fundit!-beri sikur u kujtua per diçka, iu afrua asaj dhe duke i folur gjoja me perzemersi i tha:-Tregohu e kujdesshme shpirt, beji syte kater sepse vetem keshtu mund te shmangesh ndonje skandal para dasmes. Kujdes mos e kap naten e marteses me ndonje buçe ne shtrat.

Vajza po e shihte me sy te zgurdulluar, s'kishte thene asnje fjale deri me tani.

-Epo... S'me mbetet gje tjeter veçse... Arrivederci tesoro.-dhe u hodh nga ballkoni ne peme per t'u larguar e per te mos u kthyer me.

~~~

Po shkonte ne shtepi. Duart i mbante te futura thelle ne xhepa, ne vesh kishte kufjet, ne shpine çanten. Here pas here levizte trupin ne perputhje me muziken.

Papritur ndjeu nje dore ta prekte ne sup. U hodh perpjete nga frika.

-Hahahaha! Zot, çfare pamje! Hahahhaa! Kjo ishte e forte!-ishte Xheku. Po fshinte lotet e shkaktuar nga te qeshurit.

-Ta tregoj une se ç'eshte e forte!-dhe i veshi nje pellembe te mire ne kurriz.

-Seriozisht? Kete e quan te forte?-e provokoi ai me vetullen e ngritur lartazi.

-Vafsh ne djall! Nuk ma ka qejfi te merrem me ty!-i ktheu kurrizin dhe nisi te largohej.

-E kishe dekoruar mjaft kendshem dhomen time me sa pashe.

-I ka kenaqur shijet e tua prej perversi besoj.

-Nuk ishte keq.

-Do te te duhen prezervative te rinj neqoftese nuk do te marresh ndonje SST. Aq shume prostituta sa fut t'i ne shtrat nuk e marr vesh se si vazhdon te jesh gjalle sot.-rrudhi ajo buzet mendueshem.

-As vete nuk e di.-u pergjigj ai me thjeshtesi.

"Ketu ma fute bukur bastard i felliqur!"

-Mora vesh qe ishe njohur me time moter apo gabohem? E kishe argetuar tej mase. Me tregoi çdo gje qe i kishe thene.

Semi ndaloi. Kete nuk e priste. Ndoshta ai po genjente.

-Nese ajo eshte motra jote,atehere ti duhet te jesh vella me gjysmen e femrave ne bote Xhek.

-Nuk po tallem Sem.

Ndoshta ai po thoshte te verteten. Kjo e shpjegonte pse i dukej sikur "motren" e tij e kishte pare diku. Po ta shihje me vemendje e kuptoje qe ajo ngjante tmerresisht shume me Xhekun. Kishin te njejten hije, te njejtet sy, te njejtin te folur, po te njejtin theks acarues.

-Gjithsesi,nuk me behet vone edhe nese ajo eshte Hilari Klinton. Mohoji po te duash gjithe sa i thashe, mendo me mendjen tende te mençur se nuk jane te verteta, por une nuk terheq asgje mbrapsht. Ti je nje i mbaruar dhe pike!

-Atehere pse interesohesh per mua, per femrat me te cilat kam shkuar? Pse u solle ashtu me time moter? Pse me kerkove te lidheshim kur u plagose? Pse qave si e çmendur kur mendove se te kisha tradhetuar me Enxhin, he, pergjigjmu, pse?-ishte hera e pare qe Xheku fliste aq seriozisht. Kishte marre nje pamje te re, te panjohur. Fjalrt e tij e goditen keq Semin, nuk mundej me, sepse e dinte mire qe brenda tyre kishte nje fije te vertete, jo,jo nje fije, nje te vertete te madhe.

E goditi ne fytyre me pellembe. Dhe nuk ishte nje e goditur e thjeshte si ato qe i jepte sa per ta acaruar. Fytyra e tij levizi majtas, ai nuk e ngriti me koken.

-Xhons, qendrome larg! Me ler te qete ne jeten time! Nuk dua te te shoh me kurre! Po te paralajmeroj!

-Kam frike se kjo nuk eshte e mundur. Jemi ne nje kurs kercimi dhe per me teper partner.

-S'dua t'ia di! Nga kursi do te largohesh ose une, ose ti! Ne te dy bashke... Nuk... Thjesht nuk behet keshtu!

Ajo iku, me shpresen se gjerat do te merrnin per mire, por ai nuk bente dot pa te.

-S'ke per te shpetuar prej meje Samanta! S'do te heq kurre dore nga ti!-i bertiti ai ne largesi dhe gjeja e fundit qe u degjua ishte gervishtja e rrotave ne asfalt.

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now