10.Nje takim i shkaterruar

2.1K 201 25
                                    

Fjalia e Xhekut u la ne mes, sepse dikush kishte folur papandehur:

-Bukur, bukur! I famshmi Xhek Xhons i shtrire ne shesh nga nje gjimnaziste 17 vjeçare!

Zeri i tij ishte i trashe, i çuditshem dhe nuk dinte se nga vinte.

Xheku menjehere u ngrit ne kembe:

-Je xheloz qe nje femer e tille me ka shtrire mua, qe ti s'ke fatin tim apo çfare amico?

"Ky eshte i lojtur!"-mendoi duke qeshur me vete Semi. Edhe ne nje situate aq te habitshme ai sillej si adoleshent i papjekur, menderisht, se fizikisht vetem ai qe nuk ishte i papjekur.

-Me shkrive italiano, me shkrive! Ju latinet jeni nga natyra kaqola mburravec apo keni bere ndonje kurs te veçante?-personi i huaj dukej qe po tensionohej.

-Pse, je i interesuar ti amico? Do te te rekomandoja ndonje kurs, por me aq sa shoh s'ke nevoje se qenke nje cazzo di merda i kualifikuar!

-Qepe! Mos bej si i zgjuar me ato shprehjet trape italiane! Mos i perdor me mua!-ushtoi ai zeri.

-Kete i kam thene dhe une, po nuk degjon ky!-nderhyu Semi qe gati sa s'po binte ne shesh nga te qeshurat.

Xheku i hodhi nje veshtrim qe shprehte simpati, dashuri, por edhe diçka tjeter, ai shikim sikur donte te thoshte: Pusho! Mos u perzje!

-O amico, te dukem gje marioneta jote qe te me kontrollosh? Se heren e fundit qe kam kontrollouar, isha une ai te cilit ia kishte qejfi te kontrollonte njerez! Keshtu qe ose qepe buçen tende te madhe dhe zhduku prej ketej ose thuaj çke per te thene, dil hapur se kush je dhe e zgjidhim me menyra te tjera problemim tend pastaj! Capito??-Xheku ngriti tonin. Nuk kishte idene as me te vogel se kush mund te ishte ai tipi, ç'kerkonte prej tij apo nga e kishte gjetur. Ai tani sapo ishte transferuar ne Amerike, kur e spikaten aq heret? Ne djall te venin te tera!!

-Ou, Xhonsi u egersua! Kujdes amico, se nuk eshte detyra jote te me japesh urdhra mua!

Qetesi...

-Perderisa u acarove kaq shpejt, jam kureshtar te dij çfare do te beje nese te thosha qe ne fillim kam per te te torturuar, do te le te vdesesh ngadale, dhimbshem dhe pastaj kete bushtren tende te vogel kam per ta perdhunuar derisa te mos i ngelet me shpirt brenda trupit te saj joshes!

-Figlio di putana!! Dil ne shesh te burrave dhe ta tregoj une se kush do te vdese me dhembje ne agoni te plote!-uleriu Xheku. S'i mbanin me nervat! Nuk e kishte hallin te vetja, por te Semi. Nese ai trapi i prekte asaj qofte edhe nje fije floku, do ta vriste me duart e veta. Megjithate, ai dukej tip frikacaku. Deri ne fund nuk kishte per te bere asgje me ate karakter acarues e llafazan qe kishte.

-Ik pirdhu!

Xheku ktheu koken nga Semi direkt. I hodhi nje veshtrim vrastar! Po ç'i duhej asaj valle! Pse ishte e nevojshme qe ajo te fliste, te nderhynte?! Çfare femre!!

-Pa shiko, pa shiko! Vogelushja na paska guxim!-ai njeriu ishte duke qeshur.

-Vogelushja e sat éme!-iu kthye Semi.

-Hehe! Do ta shohim ne do te jesh po kaq e guximshme edhe atehere kur te gjendesh ne shtratin tim e te lutesh per pak meshire...ose per ndonje gje tjeter...

Ai qeshi si histerik!

-Te betohem se do te te vras! Vetem mos me renç ne dore!!-i bertiti Xheku.

-Djema, meqe Xhonsi qenka kaq entuziast, dilni luani pakez me te!

Djema?! Per cfare djemsh e kishte fjalen ky?! O-o!! Misteri u zbulua shpejt! Semi dhe Xheku u rrethuan nga te gjitha anet nga njerez te maskuar me rroba te erreta e te armatosur. Nuk ishin edhe aq mire te armatosur, me ç'vuri re Xheku.

"Semii!!"-ishte e vetmja fjale qe i kaloi neper mendje. Kur e pa, ajo dukej e qete, aspak e trembur, madje i buzeqeshi, iu afrua dhe i tha:

-Eja pra tesoro, t'u tregojme ketyre shemtirave se ç'jemi te afte te bejme!

Xheku qeshi! Ajo femer ishte po aq e shkare sa ai vete!!

Kur sulmi filloi, Xheku vuri re se nuk e kishte shume te veshtire t'i shtrinte ne shesh ata tipat e maskuar. Ata ose benin pjese ne bandat me te lodhura te rrugeve, ose amerikanet ishin qulla nga natyra ose...ndoshta, por ndoshta ishin te droguar. Jo, jo! Nuk ishte e mundur, apo ishte?? Ata leviznin si te rraskapitur, si te keputur. Iu merreshin kembet sikur te ishin te dehur, kur Xheku i godiste binin ne toke si topa bulingu. Diçka nuk shkonte me ta. Aq me mire per te, dmth per Semin. Ajo po ia dilte mbane me se miri.

-Tesoro?-i thirri Xheku ne mes te ekzaltimit qe i falte sherrit.

-Çfare mutin do?-iu pergjigj ajo qe sapo kishte goditur njerin aty ku asaj i pelqente me shume, ne tope!

-Ke qene ne karate?

-Uh, jo!-dhe vazhdoi t'i uleriste njerit-Mire te te behet! U djegsh ne flaket e ferrit!!

Xheku qeshte i lumtur, edhe pak si i shkare! Epo, ne fund te fundit, ai ishte i tille! Me ata maskat po luante, ja se ç'po bente! E gjitha kjo ishte nje loje femijesh per te! Askush nuk matej dot me te! Dhe ajo perendesha seksi qe kishte qejf t'i godiste meshkujt ne gjenital, ia bente rrahjen e atyre te droguareve me te lehte.

Dhe pastaj, nje ulerime, nje britme tmerri, nje e shtene, ajo qe i doli perpara dhe...

My lovelies happy new year!!! Ju uroj lumturi te pamatw, fat, shendet e suksese ne cdo aspekt te jetes! Ju dua shume! Ju falendeorj mga thellesia e zemres per gjithcka!

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now