7.Kur nje i paftuar te hyn nga dritarja

2.3K 224 29
                                    

-Çfare mut...-nuk e perfundoi dot fjaline sepse me te kthyer koken nga ana tjeter pa qe Xheku po perpiqej te ngjitej tek dhoma e saj nga dritarja. Ai ishte i çmendur, perfundimisht!

-A je mire menderisht?-e pyeti Semi pas pak.

-Po, tesoro.-u pergjigj ai me ate theksin e tij karakteristik italian. Mundohej te gjente ndonje vend ku te vendoste kembet dhe te arrinte ne dritare.

-Ughh, ti je nje idiot! Dhe boll i perdore keto fjalet perkedhelese italiane!-e urdheroi ajo.

-Pse, tesoro, nuk te pelqejne?- perseri e tha ate fjalen, duke buzeqeshur i lumtur.

-Pse po qesh ti djallush i poshter, he??

-Sepse dua, shpirt dhe sepse jam i lumtur.

Po pse dreqin duhej te ishte i lumtur, apo ndoshta acarimi i saj atij i falte kenaqesi?

-Je i lumtur, he?? - Semi shkoi drejt komodines e sirtareve te saj. Rremoi mes tyre dhe pasi gjeti nje grumbull gjerash te vogla e te panevojshme, shkoi prane dritares.

-Tani ta tregoj une lumturine ty!-bertiti ajo dhe filloi ta gjuante Xhekun tere inat duke i thene sa here e gjuante fjali si:

-Kete,-e godiste,-e ke per kercimin e pare!

-Kete,-i uleriste,-e ke per Nikon!

-Kurse kete,-i bertiti me gjithe forcen qe mund te permbante ne kraharor,-e ke qe me vodhe puthjen time te pare!

-Hej, hej, hej! Çfare djallin je duke bere?-hakerrehej vazhdimisht i gjori Xhek. Mbante duart mbi koke per t'u mbrojtur, por direkt humbiste drejtpeshimin dhe per te qendruar ne kembe,i duhej qe t'i hante ca goditje te mira.

-Ouç!-u ankua ai.

"Dìo! Me çfare po me godet keshtu? Mos ishte gje liber ky i fundit? Dreqi ta marre, vertet qe me dhembi."-mendoi Xheku duke ferkuar koken.

Beri edhe disa hapa te veshtire, arriti te ngjitej ne parvazin e dritares. E kaloi ate pa me te voglin problem dhe me ne fund u gjend ne dhomen e Semit.

-Uh! Kjo po qe ishte e forte!-tha Xheku me te vene kembe ne dhome e me t'u pozicionuar mire ne qender te saj.

-Ç'ka per te forte ketu? Fakti qe je ne dhomen time ne nje ore krejt te papershtatshme apo koka jote si shkemb qe nuk degjon dhe vjen ketu kot si pa lidhje?!!

Vajza nuk e ndiente veten mire. Ishte aq e nevrikosur sa gati-gati mund te vriste ndonje.

-Qetesohu, mia cara. Merri gjerat me sportivitet.

-Mos me thuaj mua cara, te qetesohem apo nuk e di se çfare, por zhduku ne kete moment nga shtepia ime ose...

-Ose çfare cara? Çfare?-e pyeti ai qete-qete duke e thene perseri ate fjalen ne italisht qe Semi nuk e honepste, le qe as nuk e dinte se cfare dreqin do te thoshte.

-Ose...ose...-ajo po perpiqej te gjente ndonje zgjidhje, por asgje nuk i vinte neper mend, ose do te bertas!

-Dhe...? Asnje nuk ka per te te degjuar, apo mos valle harrove qe ne shtepi nuk ka njeri tesoro?

-Ughh!-neperdhembi Semi, -Dreqi te marrte ty dhe ate theksin tend te padurueshem!

-Jo, jo tesoro, nuk shkon keshtu.-ai tundi koken sa majtas djathtas si per te kundershtuar dhe u ul ne krevatin e saj. Jo, nuk u ul, u hodh mbi te pa ndrojtje fare, shtendosi muskujt per nje fare kohe, pastaj kryqezoi kembet njera mbi tjetren dhe vendosi koken poshte kraheve. Pastaj, shtoi thjesht, sikur te mos kishin argumentuar fare pas sekonda me pare:

-Ke dhome te kendshme, por pak si shume femijenore. Me mire le te themi...shume adoleshenteske.

-Çf... Ajo qe sapo the nuk eshte as fjale me duket.-Semi rrudhi ballin mendueshem. Ai t*a*i po e vinte edhe ne dyshime tani.

-Eshte, te siguroj per kete tesoro.-ai u ngrit paksa,por vazhdonte te qendronte i ulur ne shtratin e saj.

-Shiko djalosh. Po ta them me te mire e me shume qetesi, ngrihu nga krevati im, largohu nga dhoma dhe shtepia ime, ne te kundert do te telefonoj policine.

-Ti fole, te degjova me shume vemendje, tani eshte radha jote te me degjosh. Pike se pari, une nuk jam djalosh, pike se dyti, as qe nuk kam nder mend te largohem qe ketu, vetem nese...-Xheku mbylli syte dhe ngriti vetullat lart. Ç'po bente ai? Mos po mendohej?

-Vetem nese çfare?-pyeti kureshtare Semi.

-Vetem nese del me mua.

-S'ka shance! Hahahaa, shume per te qeshur, por jo! Nuk do te dal me ty.

-Allora...-ai u shtri serish.

-Ughh!! Zot, te lutem ndihmome, me jep durim!

Xheku buzeqeshi djallezisht. Kuptohej qe Semi u dorezua. Ajo e urdheroi te dilte nga dhoma sepse do te vishej dhe pas pak do te dilnin. Ashtu siç ajo femer e paparashikueshme po dorezohej ne sfida kaq te lehta, shume shpejt do te dorezohej edhe ne sfiden e madhe qe Xhekut i kishte dale perpara qysh ne momentin kur e pa Samanta Simonsin per here te pare...

Per ata q jan sh t talentume n italisht, cara do t thote e dashur, tesoro do t thot shpirt, allora atehere ;-) :-P

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Opowieści tętniące życiem. Odkryj je teraz