25.Prova e pare:Ne klubin e striptizmit

2.1K 167 40
                                    

Omfg thats the longest chapter evahhhh i love it seriously. hope ull love it too tell me what do u think i need ur opinion bout this.

Para se te shkonte ne shtepi Semi telefonoi Xhoin dhe Majkellin. E lane te takoheshin tek parku. Shume shpejt djemte u duken ne horizont.

-Kuçke e vogel, me prishe gjumin e bukurise!-u ankua Majkelli dhe gogesiu i lodhur.

-Nuk me plas fare per gjumin tend te bukurise! Kam plane te medha per te vene ne jete!-dhe ferkoi duart me ligesi.

-Per çfare na thirre bretkose?

-Dua t'ju kerkoj nje nder. Ka te beje me diçka super, mega, ekstra, ultra te rendesishme!

-Pa te degjojme nje here!

Semi u perpoq t'iu shpjegonte me pak fjale planin e saj djallezor. Majkelli ishte dakord, nuk pati fare problem, madje pranoi me kenaqesi te madhe.

-Jo,jo! Nuk ma mban nga ai pal*a italian!-kundershtoi Xhoi.

-Frikacak i mutit! Po ç'thua keshtu ore! Nuk po me kupton me duket! Une mund t'i bej çdo gje atij ne keto momente, kushtet e lojes se tij ishin te qarta! Mund ta ve ne çfaredolloj prove!-e qartesoi disi Semi.

-Po atehere ç'pret!-e inkurajoi Majkelli.-Ik beje nje here me lumadhin se e plase!

-Trap i dreqit!-e shau ajo dhe i veshi nje nga ato dackat pas qafe.-Ç'mutin thua? S'jam si ato ku*vat e kercimit une qe mezi presin ta kene mikun tuaj ne te mbathurat e tyre!

-Teknikisht, edhe ti i bie te jesh kuçke kercimi bretkose!-tha Majkelli dhe u perpoq te qendronte serioz.

-Ta tregoj une kuçken e baletit ty, por nje here tjeter! Tani mos me lodhni me po me thoni,pranoni apo jo?

Ata nuk i rezistuan dot lutjes ne shikimin e saj dhe pranuan.

-Mrekulli!-klithi nga lumturia ajo. Filloi te hidhej perpjete si femije 10 vjeçar. Kercente sa nga njeri tek tjetri duke i share e duke i goditur si e çmendur. Po kalonte ne ekstaze. Gjithçka do te vente sipas planit!

Ora dhjete e mbremjes...
U pa edhe nje here para pasqyres. Ishte veshur zakonshem, me nje kemishe blu te erret dhe xhinse ne po te njejten ngjyre. Dreqi ta hante! Ishte aq nervoz! Gjysme ore me pare Semi i kishte derguar nje mesazh ne te cilin i thoshte qe ne oren 10 niste gjithçka. Ai ishte gati, por asgje nuk po ndodhte! Ding-dong! U hodh perpjete nga frika! Ishte tromaksur! I dukej vetja si adoleshent. Nese dikush do te kishte qene ne dhome ne ate moment tashme do te ishte duke mbajtuar barkun me dore nga te qeshurat.

Zbriti menjehere poshte dhe u habit kur pa tek dera dy djem te veshur me kostume te zinj dhe me maska te erreta ne sy. Nja nga sherbetoret e tij te reja se ciles ende nuk ia kishte fiksuar emrin qendronte e traumatizuar tek dera.

-Ç'po ndodh ketu?-kerkoi pergjigje Xheku. U kthye nga sherbetorja qe dridhej prek frikes.

-Zo...zoteri... U mundova t'i largoja,por ata kembengulnin te thoshin se kishin ardhur per ju. Me...me falni...por....-belbezoi e gjora grua.

-S'ka problem! Shko pi diçka dhe qetesohu. Gjithçka eshte ne rregull.-iu drejtua me te bute Xheku sherbetores se moshuar. Pati frike mos i mbetej ne dore nga ndonje atak kardiak.

Kur ajo u largua, njeri nga burrat e maskuar e urdheroi:

-Na ndiq!

Dhe ashtu beri. Jashte gjendej nje limuzine e zeze. Ata shkuan drejt saj dhe hipen ne te. Po njelloj veproi edhe Xheku. Shpresonte qe tere kjo te ishte loja e Semit. Minuta me vone limuzina ndali. Ata tipat dolen para tij dhe i bene me shenje qe t'i ndiqte. E njihte vendin perreth. Ishte nje nga ato zonat "e pista" tr cilat i frekuetonte shpesh kohe me pare. Perballe ndodhej nje klub ne te cilin ndriçonin fort fjalet dhe figurat e striptisteve.

Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Tahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon