58.Do te ikim

1.7K 155 31
                                    

E cfare mund te bente ne keto momente? Ndihej e derrmuar, e pafuqishme, e paafte per te ndermarre cfaredolloj veprimi. Duart dhe kembet sikur i ishin prere. Kishte mbetur me gjunjet te mbeshtetur ne dyshemene e akullt te asaj magazine te frikshme. Te qarat e te birit i vinin te largeta ne vesh, thirrjet e Kimit akoma edhe me te largeta. Nuk mundej as te qante. Lotet nuk i dilnin, i kishin shterur. Ishte e humbur... kishte humbur...

Dhe pastaj sikur u rikthye ne realitet. Gjithcka po i kalonte perpara si nje film bardh e zi pa ze. Pa silueten e njohur te burrit te cilin aq shume e donte, te burrit per te cilin kishte sakrifikuar cdo gje. Ai e kishte gjetur. I kishte dale perpara si nje mur mbrojtes duke i drejtuar armen Nikolasit. Perbindeshi, duke mos e kuptuar se nga prapa kishte nje mori me police, dhe i shperqendruar nga Xheku, nuk e kuptoi se si plagosen dhe e prangosen.

-Sem, shpirt...-mermeriti ai me nje fryme dhe u perkul me gjunje per ta rrethuar me krahet e tij mbrojtes. E kontrolloi gjithandej per ndonje demtim te mundshem, por ajo ishte ne rregull, te pakten fizkisht. -Te lutem, thuame nje fjale.... A je mire? Pergjigjmu...-dhe e lekundte duke e shtrenguar fort sa nga njera ane ne tjetren. -Sem??

-Ai... Ai... vdiq... Ai vdiq per fajin tim... per shkakun tim... Ai me la Xhek! Si cdokush ne kete bote ai me la!-dhe atehere nuk duroi dot, por u keput ne nje ngasherim te forte. As vete nuk e dinte se kishte akumuluar aq shume lote brenda vetes. Ishin lotet e pese viteve, lotet qe nuk i kishte derdhur kurre.

-Shhh... Shhh shpirt, gjithcka do te shkoje mire. Mbaroi...shhh... Mbaroi. Une jam ketu. Jam ketu. Une s'do te te le kurre zemra ime, s'do te te le kurre.-peshperiste ai per ta qetesuar. I puthte floket, ballin, faqet, buzet.

Edhe ai ishte shokuar, ishte tronditur. Trupi i pajete i atij burri i shtrire ne mes te nje pellgu te vogel me gjak ishte nje pamje e frikshme qe atij i sillte kujtime te vjetra. E ngushellonte Semin e tij te shtrenjte, sepse e kuptonte dhembjen e saj, e kishte kuptuar ate dhembjen dhe e kishte kaperdire shume kohe me pare. E dinte se cfare do te thoshte te mbeteshe i vetem ne ate bote, pa mbeshtetjen e askujt, pa dashurine e askujt, por situata e saj ndryshonte. Ajo kishte plot njerez qe e donin dhe qe do t'i gjendeshin prane.

Per fat, ai bashke me policet kishin mberritur ne kohe. Kimi doli me e zgjuara dhe me e zonja e gjithe asaj historie. Kur ajo kuptoi se per ku po ishte nisur Semi ne fillim, e kishte ndjekur dhe keshtu kishte arritur te gjente vendndodhjen e saj, te Xhonit dhe te rrembyesit te tyre. Me pas, kontaktoi menjehere zotin Simons, i tregoi gjithcka dhe i kerkoi ndihme. Dhe ai e la pas te shkuaren, nuk i llogariti gabimet e vajzes se tij dhe i shkoi menjehere ne ndihme. Ne fund te fundit ishte babai i saj, iu rridhte i njejti gjak nder vena.

Nderkohe Kimi lajmeroi edhe policine, qe fatkeqesisht nuk mundi ta shpetonte zotin Simons. Ai vdiq ne perpjekje e siper per te shpetuar te bijen.

Policet e fundit po largoheshin nga skena e krimit, nga ajo magazine qe do t'i dilte ne makthet me te erreta. Xhonin e kishin larguar qysh heret qe aty. Vogelushi ishte traumatizuar, s'donte ta linte per asnje moment te emen. Dhe Semi i kishte qendruar prane derisa ate e kishte zene gjumi plotesisht. Pastaj ishte kthyer serish atje. Gjendej perballe shtratit te qelbur ku Nikolasi kishte tentuar t'i bente ato gjera te ndyra. U rrengjeth e tera nga ato mendime. Po sikur babai i saj te mos kishte arritur ne kohe, ç'do te ishte bere me te dhe Xhonin? Po sikur Xheku te mos kishte arritur ne kohe, do te kishte vdekur edhe ajo valle?

Nje perqafim i ngrohte e ndepreu vazhden e saj te mendimeve.

-E dija qe do te te gjeja ketu.-tha qetesisht ai dhe mbeshteti mjekren ne supin e saj. Ia rrethoi krahet dhe kurrizin me kraharorin dhe krahet e tij. Ajo u qetesua. Vetem perqafimet e tij arrinin t'ia shuanin ankthin dhe friken.

-Jam kaq idiote...-mermeriti ajo me syte mberthyer shtratit te frikshem.

-Jo...-e kundershtoi ai dhe e puthi lehte ne faqe.

-E si jo? Si femije qe jam u nisa per te gjetur tim bir. Hah... Vertet mendoja se kisha mundesine me te vogel per ta shpetuar? Ç'budallallek! Ti qe perpiqeshe te me mbroje e te me mbaje larg rrezikut dhe une qe shkova drejt rrezikut krahehapur. Ne vend qe te vija e te flisja me ty veprova ne koken time, veprova pa marre parasysh pasojat dhe tani... Shih se ç'katranosa...

-Sem... Mjaft e fajesove veten.

-Me duket sikur vetem keshtu arrij t'i largoj vetes nje pjese te peshes qe do te me duhet te mbaj mbi super perjete.

-Asgje s'ke per te fituar! Nuk kthen dot asgje pas! Yt ate vdiq dhe duhet te perballesh me kete!-per çudi zeri i tij ishte ashpersuar. Tani as nuk po e perqafonte me.

-E ke menduar ndonjehere se mund te ishte yt bir ne vend te tim eti? Se mund te isha une ne vend te tij?

-S'dua ta mendoj!-bertiti Xheku.-Dhe fale Zotit as ti dhe as Xhoni s'jeni ne vend te tet eti!

-Vrava babane tim... Mund te kisha vrave dhe tim bir... Do te te kisha shkaterruar... S'kam per t'ia falur kurre vetes...-foli ajo me shume me veten se sa me Xhekun.

Ai shkoi drejt saj dhe duke e tundur fort nga krahet, i tha:

-Ti s'je mire Sem! Eja ne vete! Do te çmendesh po vazhdove te mendosh keshtu! Djalli ta marre! Nuk e vrave ti babane, ai vdiq per ty, vdiq sepse te donte, e beri per ty.

-E vrau "shoku im i ngushte",-tha ajo duke theksuar fjalet e fundit.-Pse me ndodhin mua keto gjera? Pse s'mund te jetoj ne paqe te pakten per nje here te vetme? Pse duhet patjeter qe te ndodhin gjera te tilla qe te me shkaterrojne? Jam kaq e pafate... Tani mbeta edhe jetime... S'kam me askend...

-E sigurte qe s'ke askend?-e pyeti ai me dyshim.

-Oh, te lutem Xhek! Ben keshtu se te vjen keq per mua, por te gjithe e dime qe do te vije dita qe do te te merzitem. S'ke per te me dashur ne perjetesi! Dashuria e perjetshme nuk ekziston! Do te te vijne ne maje te hundes une dhe gabimet e mia naive, do te me urresh per faktin qe te duhet te rrish me mua dhe femijes qe te kam sjelle nga pas. Do te me lesh dhe ti ashtu siç po me lene te gjithe.-ajo fliste e qante, peshperiste e qante, klithte e qante, qeshte dhe qante. S'dinte me ç'te bente. Kishte humbur...

-Sem, amore, ç'ben keshtu, ç'thua keshtu? Qetesohu! Mjaft! Une jam me ty!-e shtrengonte dhe i fshinte lotet me nje delikatese te rralle. I ndahej zemra me dysh kur e shihte ne ate gjendje.

E puthi lehte ne buze. Ajo vazhdonte te qante. Kraharori i gufonte nga ngasherimi. Ai e puthi serish, kete here me shume, me gjate, me me shume dashuri. Ajo nuk po reagonte. Dukej si e pajete. Ai e mori ne krahe, e shtriu me kujdesin me te madh ne shtratin e vogel. I dukej sikur ajo do te thyhej nga casti ne cast si te ishte nje kukulle porcelani. Kur e puthi perseri, ajo nuk qendroi e ngurte. Ia ktheu puthjen me aq pasion e nxehtesi. Ai kaq donte per te marre krahe e per te fluturuar lart mes engjejve. Filloi ta zhvishte me ngadale. Pas çdo gjesti qe bente i peshperiste diçka. I hoqi bluzen. E ngriti paksa per t'i zberthye recipetat. Sapo gjoksi i saj i beshem u ekspozua ai hungeroi. E puthi pikerisht atje ku gjendej zemra e saj.

-Kjo eshte imja! Askush s'mund ta marre ate prej meje!

Pastaj hoqi bluzen e tij, e mori doren e saj dhe e vendosi mbi zemren e tij duke i thene:

-Dhe kjo eshte prone e jotja! Askush s'e ka bere te rrahe ashtu sic e ke bere ti.

Ia puthi doren dhe u kthye serish ne shijimin e kenaqesive qe i falte trupi i saj. E ndjente se ajo dridhej. Dukej sikur kishte frike. Ndali nje çast. E pa drejt e ne sy. Kaltersia e tyre shprehte frike. Ai e kuptoi se ç'do te thoshte kjo.

-Guxoi te te prekte biri i bushtres?-pyeti duke iu referuar Nikolasit.

Ajo mohoi pa bere ze.

-amore... Me thuaj se çfare beri...

Pasi ajo i tregoi se Nikolasi per pak sa nuk e kishte perdhunuar dhe se kishte sjelle xhonin per te pare tere skenen, Xheku u be me i bute dhe me i embel se kurre.

-Ti je gruaja ime...-e puthi ne balle.

-Je e vetmja ime...-e puthi ne buze.

-Ke per te qene imja deri ne frymen time te fundit,-e puthi ne qafe.

-S'kam per te te lene kurre,-i puthi kraharorin.

-Do te jetojme te lumtur bashke me djalin tone,-e puthi ne bark,-pse jo dhe me me shume femije te tjere?-vaZhdoi duke e bere edhe ate qe te qeshte.

-Askush s'do te te preke... Askush s'do te te beje keq... Do te ikim qe ketu... Do te shkojme larg dhe s'do ta kthejme me koken pas...


Kercim i rrembyeshem {SHQIP}Where stories live. Discover now