Pjesa 1

1K 48 7
                                    

Ky fundvit nuk ishte si vitet qe lash pas, nuk kishte entuzjazem, nuk kishte me magjine e dikurshme.
Gjithcka ishte zbehur me kalimin e viteve, femija brenda meje ishte rritur dhe une e kuptova atehere kur nuk kisha me deshire per te blere fishekzjarre.
Nuk ndihesha me i lumtur si dikur dhe as qe kishte ndryshim kjo nate nga ajo e mbremshmja apo ajo e parmbremshmja, ishin njesoj.
Fishekzjarret here pas here ndriconin qiellin me format me te ndryshme, dikush kishte teper lek per te harxhuar keshtu qe kishte filluar ti digjte ate nate, kushedi diku, dikush nuk kishte asgje me cfare te festonte kete nate fundviti.
Ishte nata e fundit e ketij viti qe po vdiste ne cdo sekond qe po kalonte, nje vit qe pas la shume dite te bukura dhe shume dite te trishta ashtu si cdo vit sepse asnje vit nuk eshte i gjithi lumturi, mund te jete vetem dhimbje por kurresesi nuk ndodh qe gjate nje viti te ndjesh vetem lumturi.
Ne shtepi zhurma ishte e padurueshme, femije qe vraponin neper koridor dhe njerez qe iknin nga dhoma ne dhome me tenxhere, pjata, tepsia duke bere gati darken.
Ndihesha i lodhur dhe doja te shtrihesha por ku ? Gjithandej zhurme, gjithsesi durova deri ne oren 23:30 kur darka mbaroi dhe te gjithe ishin fryre nga te ngrenit dhe te pirit.
Mendova se tani qe darka mbaroi gjithcka do kthehej ne normalitet dhe do mund te shtrihesha per pak sa te qetesoja syte por gabova, dikush ndezi Muzik dhe te gjithe dolen ne mes dhomes duke kercyer dhe duke bertitur, me mori malli per gjendjen e para nje ore.
Durimit i erdhi fundi, mora paketen nga tavolina dhe dola jashte. Bente ftohte por nuk me interesoi fort, me mire ftohte sesa ne nje cmendine. Keshtu me dukej mua, cmendine, ndoshta ngaqe kisha harruar te isha i lumtur dhe me dukeshin te cuditshem ata qe gezonin. Fillova te ecja ne rrugen qe e conte drejt detit, aty shkoja gjithmone kur kisha nevoje per qetesi, gje e cila me kishte munguar kohet e fundit.

E kuptova se isha rritur kur mu dhimbs ky vit qe po shkonte dhe nuk kisha bere asgje, mu dhimbs kur mendova se nje vit jete u zhduk sa hap e mbyll syte.
Me dukej sikur nuk kisha jetuar fare keto muaj dhe sikur kishin kaluar vetem pak dite jo nje vit i tere.
Ndihesha bosh si nje nate pa drita. Kisha nevoje per dike qe ta doja dhe ta besoja, kohet e fundit nuk i kam patur mire punet me besimin madje jemi zene aq keq sa nuk e shoh dot tek asnje njeri dhe eshte e tmerrshme mos kesh besim dot tek nje njeri.
Nuk kisha qare ndonjehere, ndjeva nevojen per ta bere edhe pse nuk me dilnin lot nga syte qaja brenda vetes. Gjithmone e kam pasur te veshtire qe te qaj, me duket vetja patetik dhe i dobet eshtuqe qaja perbrenda sikur doja ti fshihesha vetes time qe mos me shikonte duke qare.
Ate nate kuptova dicka, kuptova se me sa me shume femra flija aq me teper zmadhohej boshlliku qe kisha ne shpirt. Po, isha nje "don zhuan", nje njeri qe flinte me cdo femer me te cilen i pelqente loja ime dhe pa thene asgje mirkuptoheshim te nesermen qe kjo nate ishte vetem per nje here.
E ndjeva ndjenjen e poshter e cila me pushtoi, nje ndjenje faji dhe peshtirsie ndaj vete. "Ku po shkon keshtu ? Zhytesh cdo here e me teper ne deshperim sa here fle me nje femer", ishte ndergjegja ime qe me fliste me zerin e saj te hidhur.
Kishte te drejte, duke u munduar te mbushja ate boshllik e vetmja gje qe beja ishte se e zmadhoja akoma me teper.
Tek cdo vajze qe fusja ne shtrat kerkoja dike. Dike qe te mbushte ate qe me mungonte, nje gjysem shpirti. Ky ishte gabimi im, e kerkoja ne vend qe te prisja qe ajo te vinte vete. Keshtu ndodhi, erdhi.

Ndeza nje cigare dhe u ula ne betonin perballe detit. Sheshi ishte bosh. Nje qetesi pllakosi vendin. Po afrohej ora 00:00 dhe njerzit po prisnin. Erresira ishte me teper se e zeze, pikerisht ashtu sic me pelqente mua. Dhe 10 minuta futej viti i ri. Thitha cigaren dhe mbylla syte duke lejuar eren te me perkedhelte fytyren. Degjova nje ze, ktheva koken por nuk dukej asgje, dukeshin vetem neonat e rruges afro 200 metra larg. Mendova se me kishin bere veshet por e degjova serish ate ze, dukej sikur dikush po qante. U ngrita me kembe dhe po ecja ngadale ne rresire, sa me shume ecja aq me shume afrohesha per nga ku vinte zhurma. Ndalova, isha perballe dikujt qe po qante, ndeza cakmakun dhe pash nje vajze e cila kishte mbledhur gjunjet me duar dhe po qante.

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now