Pjesa 46

113 16 7
                                    

I cuditur i hodha te dyve nje shikim ne fytyre dhe po vrisja mendjen se kush jane keta!
Sherr s'kam bere, femra nuk kam ngacmuar, borxhe s'kam!
  - Njeh nje vajze me emrin Nevila? -  me pyeti njeri nga ata duke ferkuar mjekren me dore ndersa tjetri mbante syte nga dera.
  - Po e njoh - i them dhe u drejtova pasi po rrija kemb per mbi kembe!
  - Puna eshte se Nevila eshte kusherira jone dhe na eshte ankuar se ti e ndjek ne shkolle dhe nuk e le te qete gjate gjithe kohes - vazhdoi ai.
Qesha dhe piva ate pak kafe qe me kishte mbetur ne filxhan, "
  - Nevila eshte shoqa ime me e mire dhe me Nevilen rri gjate gjithe kohes gje qe e di dhe i ati saj keshtuqe nuk kam pse te jap shpjegime ty dhe aq me pak te bej cfare thua ti - i'a kthej dhe hodha veshtrimin nga televizori!
  - Lere te qete po te themi se do gjesh belane - thote tjetri dhe u ngrit ne kembe duke shtyre karriken i nervozuar!
  - Qetesohu, flas une jo ti - i thote i pari dhe me drejtohet serish mua.
  - Do e zgjidhim me mirkuptim kete ceshtje? - me pyeti dhe futi doren ne xhepin e xhaketes.
  - Nuk kemi gje per te zgjidhur - i them dhe ktheva serish koken nga televizori!
  - Ka ndonje problem Tristan? - pyet njeri nga cunat e lagjes qe gjendej perballe nesh.
  - Jo jo asnje problem.
  - Nuk mbaron me kaq - thote kusheriri saj dhe ngrihet largohet!
Sjellje tipike e kusherinjve te fusin hundet aty ku nuk u takon, duke menduar se bejne nje gje te mire bejne gjerat me te ndyra qe mund bej nje kusheri ndaj kusherires tij, perpiqet ta largoi nga personi qe do, sepse gjithmone keta tipa e dine se cfare eshte e mira dhe e keqa!
Nuk eshte se e vrava shume trurin per krizat e xhelozise se kusherinjve te saj, isha i qete prej faktit se i ati e dinte qe ajo kishte nje shok dhe ishte nje mundesi e mire per te dy.
Neviles nuk i'a permenda fare kete ngjarje per te mos e shqetesuar por tashme ajo e dinte se do dilnin keto probleme, ajo me mire se askush tjeter i njihte kusherinjte e saj.

Por nuk mund te lija pa permendur ngjarjen me Eren, ishte me mire qe ta merrte vesh nga une sesa te merzitej per ndonje gje qe mund te shpifte Era e cila e kishte zakon ta bente kete gje.
Ne fillm u merzit pak por pastaj vlersoi faktin qe ja tregova dhe nuk ja mbajta te fshehte.
Ne nje lidhje ka shume rendesi sinqeriteti, nese sinqeriteti fillon behet pis ose deformohet lidhja fillon dhe rrokulliset drejt nje humnere qe nuk dihe nese ne fund ka toke apo ka nje asgje te madhe.

Pikerisht ashtu sic e kisha parashikuar se Era e bente dicka per te futur percarje mes nesh dhe ishte deformimi i ngjarjes ne shtepine time.
  - U kenaqa shume dje ne shtepine tende - me thote ajo kur u futem ne klase dhe me puthi me dore, qesha dhe ktheva koken nga Nevila e cila po bente te njejten gje.
Eshte e cuditeshme sesi njerezit jane ziliqare per te miren e tjetrit dhe mundohen ta shkaterrojne, jane pikerisht keta lloje njerezish si Era te cilet kane vrare shume dashuri me intrigat e tyre.
Ato dite ajo ishte vajza me e lumtur dhe me e qeshura e shkolles, arsyeja nuk isha une por dicka me e bukur e cila me bente edhe mua te lumtur, mardhenia me te atin e saj,
Por ashtu sic jane ditet nje here me shi e here me diell eshte e gjithe jeta.
Nuk do zgjaste shume ajo lumturia saj, asnjehere nuk zgjasin gjerat e mira per njerezit e mire.

Diten e trete te asaj jave, ashtu si disa muaj me pare ajo u zhduk, askush nuk dinte gje per te, celulari dilte i fikur shoqet ate dite nuk e kishin pare fare dhe e vetmja gje qe me mbetej ishte te prisja.
U kthye te premten, nuk ishte me ajo vajza e buzeqeshur, nuk ishte me Nevila e lumtur, syte i ishin mbushur me trishtim ndersa pjesa anesh syrit i ishte nxire!
E gjithe ajo lumturi ishte e cuditeshme ne fakt, kot nuk thone e qeshura e madhe te del lot!
E mora prej krahu dhe vajtem mbrapa godines, u mbeshtet ne mur dhe as qe merrte mundimin te ngrinte syte lart per te me shikuar, mbante fk\loket te hedhura para fytyres dhe qendronte e heshtur.
I'a hoqa floket nga fytyra dhe i doli ne pah fytyra e saj e bukur me syrin e nxire!
M'u ngjesh ne gjoks dhe filloi te qante nderkohe me ngulte gishtat ne lekure, pastaj u terhoq dhe perveshi menget e bluzes, duart e saj ishin plot te nxira,
po a kishte mekat me te madh sesa te rrahesh nje femer ne ate menyre ?
Te lendosh nje engjell, mekati me i madh qe mund te beje nje njeri🙁🥺...

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now