Pjesa 6

261 32 1
                                    

Megjithse ishte nje tundim i eger dhe i pameshirm ne menyren si ajo e parashtronte, munda ti rezistoj.
Pranoj se ishte e veshtire ti rezistoje nje prekje te asaj pjese ku ne meshkujt jemi te ndjeshem, nje prekje drejt e ne pjesen me perverse te mendjes, aty ku grumbullohen deshirat seksuale dhe mua me ishte mbledhur aq shume deshire sa ndonjehere mendoja te dergoja ne djall gjithcka qe kisha nisur deri tani dhe te behesha uje djers me te ne shtrat por dicka nuk me lejoi te hidhja ate hap.
Ne meshkujve na terheqin jashte mase gjerat e ndaluara, sidomos keto qe kane lidhje me mardheniet seksuale, eshte dicka qe e kemi ne natyre dhe nuk eshte turp per ta pranuar, keshtu u krijuam por ka dhe nga ata qe e mposhtin kete veti qe u ka dhene natyra duke thene "JO" duhet theksuar qe jane meshkuj te rralle qe e bejne dhe kjo edhte nje tjeter gje qe duhet pranuar.
Per here te pare dhe une thash JO por jo me ze. Thashe jo dhe e cuditshmja ishte se une nuk po e kuptoja cfare me pengonte qe te thoja PO.
Ajo qeshi per pak dhe me pas mbeshteti koken ne sendiljen e saj, largoi buzeqeshjen nga fytyra dhe papritur u be e trishte!
- Bera figure te keqe apo jo ? -  me pyeti nderkohe qe shikimin e kishte fiksuar tek tavani urbanit.
I zene ngushte nga menyra sesi e bera te ndihet, me keqardhje i thashe
- Shume te keqe , por per ta ngushelluar qe mos merzitej me teper i kapa doren dhe i buzeqesha.
Asaj i'u mbushen syte me lot dhe me shikoi e habitur, ajo ndihej njesoj si une, bosh.
Ajo ishte njesoj si une dikur, qe per te mbushur boshllekun qe ndjeja ne shpirt futesha neper shtreter! Ajo sapo filloi te ndjente se ai boshllik nuk do i mbyllej edhe sikur te flinte me te gjithe meshkujt e botes. Ajo ishte e lenduar keqazi, njesoj si une dikur dhe qe atehere nuk gjeta me qetesine qe kisha pasur me pare.
Ajo ishte dashuruar me njeriun e gabuar i cili kur kishte ikur i kishte shkulur me gjithe rrenje zemren qe rrihte brenda saj! Keshtu dhe une dikur u lendova, atehere kur ekzistonte vetem nje femer ne jeten time, atehere kur isha qorr para shume femrave te bukura, atehere kur gjithcka kishte nje emer, emrin e saj.
Nuk isha tipi romatik dhe i dashur gjate gjithe kohes por e doja, e kunderta ishte nga ajo, ishte romantike, e dashur por nuk me donte, vetem shtirej sikur me donte, nje aktore e shkelqyer.
Qe atehere ne gjoksin tim u krijua vrima e zeze qe thith gjithcka del perpara, qe atehere filloi te me mungonte vetja ime.

Autobuzi ndaloi, ishte stacioni im per te zbritur. Para se te hidhja hapin e pare drejt deres ajo me kapi doren dhe, me nje buzeqeshje teresisht te sinqerte dhe te paster me tha "faleminderit".
Zbrita poshte dhe ndihesha si zot, u budallepsa, me dukej vetja si nje shpetimtar shpirtrash, ndihesha aq lart sa buzeqeshja si idiot dhe nuk mundesha dot te mos buzeqeshja, po me vinte turp kur njerezit me shikonin te cuditur. Kushedi, mendonin "gjynah i shkreti qenka semure".
Arsyeja pse kisha thene JO dhe kisha refuzuar nje super femer nga ato te cilat meshkujt i quajne "pela" nje nga ato femra qe cdo mashkull do i deshironte ne shtrat, nuk ishte asgje tjeter vecse ndjenja qe me la ne shpirt "Vajza e panjohur" ashtu si une qe "sherova" shpirtin e vajzes ne autobuz dhe vajza e panjohur kishte sheruar shpirtin tim me perqafimin e saj, doja me shume nga ai ilac, ilac shpirti.
Duhej ta gjeja kete ilac me cdo kusht, isha magjepsur nga ai njeri, kisha nevoje per te dhe ajo kishte nevoje per mua, e ndjeja se kishte nevoje.
Prita sa erdhi mbremja dhe dola jashte, kete here ndryshe nga sot ne mengjes nuk shkova per te kerkuar ate, por shkova ta prisja te vinte. Nese ajo kishte ndjere te njejten gje si une atehere do vinte patjeter, kishte nevoje per ilacin e saj.
Prita gjate, aq sa me erdhi gjumi nga era e ngrohte e detit qe me perplasej ne fytyre. Asnje shenje nga ajo, sheshi u boshatis nga njerezit qe kishin dal per te shetitur. Tashme ishte vertete vone dhe shancet qe ajo te vinte pak nga pak po shuheshin, por ishte ajo shpresa e vogel e cila ushqente shpresen se ajo do vinte.
Ndeza nje cigare dhe po e shijoja ngadale ne erresire para detit qe me dalget e tij te qeta krijonte nje melodi ninulle e cila te vinte ne gjume, por nuk ishte koha per te fjetur sepse dikush po afrohej. Mes erresires dikush po ecte ngadale, degjoheshin hapat e lehte te dy kembeve qe si te ndjera ne faj po afroheshin tek stolat. Ndoshta ishte ajo e cila ndihej fajtore qe po kerkonte dike qe nuk e njihte, dike ku gjente qetesine dhe sigurine qe i mungonte....

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now