Pjesa 50

132 16 8
                                    

Ashtu si tek Nevila dhe tek e ema saj shikoja miresine e cila pasqyrohej ne syte e saj, kurresesi nje engjell mund te bente nje vajze te keqe!
  - Jemi njohur para se te fillonte shkolla - i them dhe kthehen plotesisht nga ajo.
  - Me ka treguar Nevila per ty, sa here flet per ty qesh dhe me perqafon duke me thene se je shume i mire, vertete e do vajzen time ashtu sic ajo me tregon? -  me pyet.
  - Nese nuk do e doja shume nuk do isha tani ketu ne shtepine tuaj - i them duke e shikuar ne sy, ndieva se ajo me kuptonte dhe me besonte per ate qe po thoja.
  - E dua shume, me ka bere ajo ta dua shume - shtova dhe buzeqesha
  - Dashuria eshte e bukur ndonjehere -tha dhe syte i hodhi mbi koken time!
  - Pse ndonjehere? Nuk eshte gjithmone e bukur? - e pyes dhe pastaj ktheva koken mbrapa, pash nje fotografi nga ato fotografite bardh e zi! Dukej si Nevila nuse, ndersa prane saj ishte i shoqi dhender!
Ktheva syte nga ajo dhe pash qe ishte perlotur!
  - Eshte e bukur ndonjehere kur nuk teprohet me dozen e saj -peshperiti u ngrit ne kembe!
  - Eja me mua - me tha dhe me kapi nga dora!
E ndoqa mbrapa deri tek dhoma tjeter! Me leshoi doren dhe hapi ne sirtar te cilin e mbante me kyc!
Hodhi mbi shtrat albume dhe shume letra te shkruar, mbi to nje fustan te bardhe te mbeshtjellur me plasmas.
  - Shpresoj qe ti te mos jesh nje nga ata te dashurit qe zgjasin vetem nje muaj apo dy muaj sic ndodh rendom kohet e fundit, shpresoj qe ti te jesh burri i vajzes time sepse gjithmone kam enderruar ta shoh nuse dhe para nje jave i kam blere fustanin, ajo akoma nuk di gje sepse eshte nje dhurate dhe nuk dua ti tregosh - tha ajo duke nxjerr fustanin nga plasmasi.

Imagjinova Nevilen te veshur me ate fustan, imagjinova momentet kur ajo do e mbante veshur, ndodhi gjithcka per nje moment, per nje sekond!
  - Ti e dashke vertete shume vajzen time - tha ajo dhe buzeqeshi.
  - Shikohu ne pasqyre - me tha dhe ktheva koken nga pasqyra!
Po buzeqeshja dhe nuk e dija kete gje.

Habitem sesi disa njerez kane ne shtepi femrat me te mira, me besnike, me puntoret ne bote dhe nuk dijne te vlersojne, nuk dijne te vlersojne dashurine dhe perkushtimin e tyre! Ngatrrohen me ndonje kurve dhe e humbasin mendjen pas tyre duke harruar se ne shtepi gjendet dikush qe naten pret dhe shqetesohet duke menduar se mos e ka gjetur gje burrin, kur ne fakt burrit as qe i plas sesi po ndihet gruaja!
Ky nuk ishte rasti e familjes Neviles sepse i ati saj e donte gruan e tij, thjesht kohet e fundit kishte filluar ta tregonte gabimisht dashurine!
Pash fotografite, letrat qe ai i shkruante kur ishte ushtar dhe nuk me besohej qe tani e vetmja gje qe bente ishte qe vinte dore mbi te.

Ate nate me zuri gjumi ne kolltuk por nuk fjeta dhe aq shume pasi disa zera me zgjuan, nderkohe qe une flija dhoma ishte mbushur plot me njerez! Isha akoma i lagur dhe kisha ftohte pavarsisht se e ema saj me kishte hedhur nje batanije!
Mes atyre njerzve me zune syte ish te dashuren e cila ishte ulur ne karrige dhe me kishte ngulur syte!
Perderisa ajo ishte kthyer bashke me te do kishte ardhur edhe Nevila por nuk po ma zinin syte as ate dhe as te emen e saj!
S'dija c'te beja, te ngrihesha apo te rrija ulur!
Me vinte edhe turp mes atyre njerezve qe nuk njihja dhe per me teper se isha i huaj.

Bruna ish e dashura, vjen dhe ulet afer meje, duke u munduar per te mos rene ne sy me peshperin
  - Po ti ca dreqin do ketu?
  - Kam ardhur me Nevilen - i them me ze te ulet.
  - Nga e njeh ti Nevilen?
  - Eshte histori e gjate nuk kam ndermend te tregoj ketu.
  - Dalim jashte atehere - thote ajo dhe u ngrit ne kembe.
  - Nuk kam ndermend te dal jashte dhe aq me pak tani qe jam ngrohte ketu - i them dhe u mbulova me batanije deri ne gryke!

Dera perballe meje u hap dhe nga ajo doli Nevila, me pas e ema dhe pas te emes babai saj!
Dukej i shkaterruar, me zor qendronte ne kembe!
Njerezit qe ishin ne dhome ishin vellezerit dhe motrat e tij, ndersa Brunen dhe dy goca te tjera qe ishin aty i kishte mbesa!
Te gjithe heshten dhe ishin drejtuar nga ai, ndersa ai, ashtu i shkaterruar emocinoalisht sheh nga une dhe cuditet   - Po ky djale kush eshte - tregoi me gisht dhe te gjithe u kthyen nga une!...

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now