Pjesa 51

116 15 2
                                    

U ngrita ne kembe dhe po shikoja syte e tij te keq.
Ne pamje te pare te jepte pershtypjen e nje njeriu te bute dhe dashamires, sy te cilter dhe te vuajtur, fytyre e rrudhosur dhe e lodhur nga jeta!
Me veshtroi per pak dhe ngriti vetullen njesoj sic bente edhe Nevila!
  - Ky eshte Tristan, shoku im i ngushte qe me solli ketu - thote Nevila duke dale para tij.
Bruna, e cila gjendej mbrapa te atit Neviles me veshtronte plot inat, kushedi cfare mendonte mendja saj e prapte!

Ai largoi Nevilen me dore, dhe filloi te ecte drejt meje!
Te gjithe po veshtronin sikur cfare do ndodhte!
Te gjithe e dinin sesi sillej ai me Nevilen, per dhunen qe ushtronte dhe prisnin nga momenti ne moment te behej ndonje gje e keqe.
U afrua afer meje, nderkohe nuk ma shqiste shikimin nga syte thua sikur kishim lidhur shikimet bashke!
  - Une jam i ati Neviles - me thote dhe me zgjati doren, me shtrengoi fort dhe buzeqeshi me cepin e buzes!
Nevila me kishte thene se ai kishte kohe qe nuk buzeqeshte me, por ate moment buzeqeshi edhe pse pak fare! mesaduket i pelqeva dhe kjo ishte teper e rendesishme per lidhjen tone, por keshtu ndodhi edhe heren e pare dhe perfundoi shume keq!
Shpresoja qe kjo here te ishte ndryshe!
Buzeqeshja e Neviles binte teper ne sy por me teper binte ne sy inati i Brunes e cila dukej sikur do plaste nga momenti me moment!

Kur e gjithe kjo dite te mbaronte duhej patjeter ti tregoja Neviles gjithcka per Brunen dhe lidhjen time qe kisha pasur me te, duhej patjeter ta dinte por kisha frike nga reagimi qe do bente.
Nuk eshte pak qe te kesh te dashur ish te dashurin e kusherires pare dhe per me teper ne ate gjendje qe ishte Nevila.
I Ati saj me vuri doren mbi sup dhe me uli serish aty ku isha ulur, u afrua tek une dhe te gjithe u ulen nje nga nje neper divane dhe karrike!
Filloi te tregonte si ishte njohur me gruan e tij, dukej sikur kishte nevoje te shfryhej njehere e mire dhe ai i'u duk momenti me i pershtatshem!
  - Gjithcka filloi ne tren, e kisha perballe meje dhe trenat e pare kane qene paksa te ngushte, keshtuqe gjunjet e saj perplaseshin me gjunjet e mi dhe here pas here i hidhnim shikime njeri tjetrit. Kjo ishte perplasja jone e pare dhe sikur fati ta kishte shkruar qe ne nuk duhej te ishim vetem dy njerez qe pelqehen qellojme ne nje shkolle dhe aty filloi gjithcka.
Ajo ishte vajza me e bukur e shkolles, vazhdon te jete me e bukura e bukura nga te gjitha -  thote ai dhe hodhi syte nga e shoqa e cila filloi te perlotej.
- Por ne jete asgje nuk eshte e lehte, por nese ka dashuri gjithcka eshte e mundur! Ne kohen e atehershme ishte pak mentalitet i vyshkur dhe prinderit e saj nuk donin qe te kishin per dhender nje si une! Por ajo me donte, ajo vazhdon te me doje pavarsisht se une jam trapi me i madh ne bote, pavarsisht qe e kam lenduar ajo me do dhe une e dua! Nuk prita qe prinderit e saj te na jepnin leje per te filluar jeten tone keshtuqe ika bashke me te per dy vite derisa ata pranuan lidhjen tone! Me kete femer kam kaluar vitet me te bukura te jetes time dhe pavarsisht se une e kam rrahur, po po e kam rrahur dhe nuk jam krenar, kurre nuk e kam tradhetuar, asnjehere te vetme.
Do mendoni se dashuria nuk tregohet duke e rrahur dike, e di por njerezit gabojne dhe une jam njeri! - shtoi ai nderkohe lotet i rridhnin nga syte si brenda tyre te gjendej nje burim i pashtershem!
  - Me fal -  tha ai duke u uler ne gjunje para saj dhe Neviles dhe i puthte duart.
  - Me falni -  perseriti serish!
Te dyja u ulen prane tij ne dysheme dhe e perqafuan!
Ky ishte momenti kur kuptova se dashuria nuk njeh limite, momenti me i bukur qe kisha pare ndonjehere ne jeten time, nuk kishte me bukur sesa te shihje nje familje te perqafohej! 

Pak nga pak dielli po dilte dhe njerezit filluan te largohen.
Mbeti vetem Bruna me te atin dhe une qe rrija gjithe siklet duke shmangur shikimet me Brunen e cila here pas here m'i ngulte syte aq gjate sa ndihesha keq!

Hapa syte dhe pash veten serish te mbuluar me batanije dhe prane meje, ne divanin ngjitur qendronte e shtrire Nevila, e shikova embel dhe buzeqesha kur pash fytyren e saj qeshur ne gjume! Ktheva koken dhe tek divani tjeter perballe ishte i ati saj i cili nderkohe qe me shikonte mua mbante te shtrire mbi gjoksin e tij koken e te shoqes tij!☺...

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now