Pjesa 38

124 15 0
                                    

Momentet ne klase ishin me te veshtira sepse duhet te ruanim fshehtesine per lidhjen qe tashme kishim.
Ne fakt ne nuk u lidhem me fjale, as nuk i kerkuam gje njeri tjetrit, as nuk bem premtime asgje, ishte me teper nje lidhje pa fjale, pa kushte, ishte me teper se nje lidhje e thjeshte, ishte nje mirkuptim shpirtrash.

Era kishte pikasur dicka ne shikimet mes meje dhe Neviles, nuk eshte e veshtire te dallosh dy sy kur jane te dashuruar!
Qendrimi saj ndaj meje ndryshoi papritur, sa hap e mbyll syte shikimi saj ndaj meje nga i embel u be nje shikim plot urrejtje!
Me mori inat prej faktit se kuptoi qe mes meje dhe Neviles kishte dicka qe ishte me e madhe se miqesia!
Pak nga pak problemet e vogla do beheshin te medha, keshtu ndodh gjithmone kur i le pasdore gjerat dhe i nenvlerson!
Gjithmone ne jete ka shi por dielli del gjithmone por edhe shiu serish rikthehet por edhe dielli nuk i'a le manget!
Gjithcka eshte nje cikel qe perseritet, iken dhe kthehet serish! Keshtu ndodh me dhimbjen dhe lumturine, iken njera vjen tjetra, keshtu e ka jeta!

Ishte mbremje.
Nevila dhe Gloria perballe njera tjetres dhe une ne mes. Dukej si nje beteje e heshtur shikimesh, Nevila si nje xheloze e thekur e cila mbronte ate qe ishte e vetja ndersa Gloria e kercenuar nga Nevila mbrohej, por ne fakt nuk kishin pse grindeshin sepse gjerat ishin te ndara prej kohesh!
Femrat e verteta nuk kapen kurre prej flokesh dhe as nuk ofendohen me fjale, bejne nje duel te heshtur me shikime, duel klasik!
Por eshte nje beteje e cila mund te perfundoi keq nese asnjera nuk dorzohet! Nuk kishte asgje per te luftuar me Glorian e cila kerkonte vetem miqesi ndryshe nga Era!

Mbas nje bisede plot kunja dhe nenkuptime mes Glorias dhe Neviles u qartesua gjithcka dhe per ta mbyllur, kur u larguan nga lokali, u perqafuan! Vertete Gloria ishte pak me e vogel por kuptonte, ndersa Nevila nen efektin e xhelozise nuk arrinte ti shikonte gjerat qarte!
Gloria iku per ne shtepi ndersa une po percillja Nevilen. Sapo kishte pushuar shiu dhe nje arome toke te perplasej te perplasej ne fytyre me flladin e eres e cila lehte perkedhelte lekuren!
  - Me pelqen ajo, ne fillim nuk e duroja dot ndersa tani nuk ja kam friken -  thote Nevila per Glorian dhe u ngjit pas meje per te ndejtur ngrohte
  - Pastaj kam besim tek ty, e di qe nuk do me lendoje kurre apo jo? -  vazhdoi te thoshte.
  - Te jesh e bindur per kete gje - i them.
U ndieva mire dhe i lehtesuar per faktin se ajo kishte besim tek une dhe i premtova vetes qe nuk do beja asgje per ta lenduar!

Teksa ecnim rruges, qe nga lokali dhe deri tek shtepia Neviles ishte dikush qe na kishte ndjekur mbrapa!
Ne heshtje, me te njejtin hap me ne qendronte pas nesh!
E kisha pikasur qe ne gjysmen e rruges por mendova se kishim thjesht nje rruge te perbashket, por kur ndalova tek pallati saj, ai u mbeshtet ne murin e pallatit perballe dhe po pinte cigare!
Nuk i thashe asgje Neviles, nuk doja ta trembja. E lash tek hyrja pallatit dhe as nuk e perqafova dhe as nuk e putha, i thashe naten e mire pastaj u largova! Kushedi sa keq u ndie por nuk doja ti hapja probleme!....

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now