Pjesa 43

134 15 3
                                    

Perqafimet e saj ishin ushqim per shpirtin tim te vrare, ajo po e sheronte cdo dite nga pak me perqafime dhe dashuri te sinqerte!
Nuk isha dashuruar vetem me Nevilen jo, isha dashuruar me puthjet, perqafimet, aromen dhe cdo gje qe ajo kishte, madje edhe me shpullat qe me kishte dhene!
Ashtu perqafuar, te heshtur shijonim melodine e zemrave te cilat rrihnin fuqishem, godisnin kraharorin sikur donin te dilnin jashte dhe te perqafoheshin!
E putha ne ball, ngriti koken lart, me shikoi me nje veshtrim te embel pastaj me buzeqeshi.
- Cfare eshte? - me pyeti.
- Asgje, thjesht eshte kaq qetesuese te qendrosh perqafuar me ty, me duket sikur jam ne kopshtet e parajses, kete pershtypje me jep aroma jote - i them dhe e ngjesha me teper ne gjoks.
- Ke qene ndonjehere ne kopshtet e parajses? - me pyeti.
- Jo, por jam i sigurte qe nuk kane lule me arome kaq te mire sa e jotja.
- Lajkatar dreqi, te dua - me thote duke qeshur.
- Te dua dhe une ty - i'a kthej dhe mbylla syte!

Ishte aq qetesi sa te vinte gjume, e vetmja gje qe degjohej ishte frymarrja saj!
Hapa syte dhe pash tavanin, kishte ardhur mbremja dhe une isha akoma ketu!
Gjumi na kishte marre te dyve dhe ishim harruar neper endrra!
U ngrita ngadale duke u munduar qe mos beja zhurme, mora xhaketen dhe dola jashte!
Ishte ora 19:00, dola ne rruge dhe u nisa per ne shtepi!
Ne pallatin perballe pallatit Neviles qendronte dikush mbeshtetur duke pire cigare!
Ishte ne te njejtin vend ku ishte disa nete me pare personi qe na ndoqi.
Per nje moment mendova se ishte i njejti person dhe nuk gabova ne ate qe po mendoja!
Kur kalova prane tij ai thithi cigaren dhe fytyra i'u ndricua pak, por mjaftoi aq per ta shikuar se kush ishte!
Dhe heren e pare me siguri ishte i njejti person, nuk kishte si te ndodhte dryshe. Ishte Albani, kusheriri i Neviles i cili na ishte qepur pas si "rrodhe".
Kjo nuk ishte gje e mire, por me siguri ai nuk kishte pare se isha une personi qe dola nga pallati ndryshe do me ndalonte!
Nga e gjithe kjo Nevila mund te demtohej nese ai shkonte dhe i thoshte te atit saj, nuk e imagjinoja dot cfare do ndodhte me Nevilen nese i ati saj merrte vesh se ajo shoqerohej me nje djale.
Ne boten normale kjo gje nuk do kishte aspak pasoja, por jetojme ne shqiperi, ne nje vend ku eshte mekat nese dy njerez duhen!
Ne nje vend ku kusheriren ta bejne dashnore dhe kusheririn te fejuar!
Ne nje vend ku nuk ecen dot perqafuar me motren se do te urojne per fejes, ne nje vend ku dashuria eshte mekati me i madh ne bote dhe ha dru sa te dalin syte vendit nese ke nje shok!

Ora vajti 8 e mbremjes dhe mendja akoma nuk me ishte shqitur prej atyre mendimeve!
Ajo nuk mund te vuante me, boll kishte duruar tani ishte koha per te qene e lumtur!
Nderkohe, me te njejten ore kisha lene takimin me Eren e cila me siguri ishte duke pritur!
Thone se nuk eshte mire te lesh nje femer duke pritur, ndersa ajo e kishte pak ta lije duke pritur, keshtuqe nuk shkova fare.
Ky ishte plani qe ne fillim, kushedi si do behej kur te merrte vesh se gjithcka ishte nje tallje per percarjen qe u mundua te krijonte mes meje dhe Neviles!

Ishte menngjes, dola jashte dhe u nisa per ne universitet.
Debora gjysem e shkrire ishte bere si balte, kishte vende ku mund te rreshqisje dhe te thyeje qafen pa te keq! Pa u afruar te universiteti pash Nevilen e cila po priste per te kaluar rrugen!
I therrita dhe i'a bera me dore!
Shkova drejt saj dhe nuk e prita te me hidhej ne perqafim.
- Mirmengjes - me thote e gezuar dhe me leshon.
- Mirmengjes, cfare ka ndodhur? - e pyes i cuditur!
- Asgje, ndihem e lumtur. Me zor po pres te shoh fytyren e Eres - me thote duke qeshur dhe me kapi perdore duke kaluar rrugen.
Permend qenin bej gati shkopin i thone nje fjale, Era me nje fytyre si pitbull i nervrikosur qendronte duarkryq ne hyrje te universitetit!....

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now