Pjesa 3

360 33 6
                                    

Ajo nate dukej sikur nuk do mbaronte kurre. Zhurmat vazhdonin te ishin prezente, here me te bertitura, here me perplasje dyersh, por me teper me pellcitje kapsollash nga jashte.
Jasteku qe kisha vendosur mbi koke e kishte te pamundur te izolonte keto tre zhurme qe kur bashkoheshin bashke, beheshin te padurueshme. Por nuk zgjati shume dhe fale zotit qetesia pllakosi gjithcka, shumica e njerezve qe ishin ne shtepi per darke u larguan ndersa te tjeret qe mbeten u shtrine te lodhur. 
Me qetesine erdhi dhe ajo ndjenje qe vinte gjithmone, trishtimi. E urreja zhurmen por gjithashtu e urreja edhe qetesine per faktin se sillte kete ndjenje te poshter, ishte njesoj si te dashurohesh me dy njerez njekohesisht, nuk di se ke do me teper.
Boshlliku qe ndjeja brenda vetes ishte bere humner e stermadhe dhe, ne te tilla mbremje e ndjeja akoma me teper sesi thellohej brenda meje.
E dija se nuk kisha me shpresa per ta mbyllur ate boshllek, dukej mjaft qart se askush nuk kishte pasur aq shume rendesi ne jeten time sa ta mbyllte ate vrime qe me ishte hapur ne mes te shpirtit. 
Kisha kohe qe ndjehesha keshtu, sidomos mbas nje mbremje kur dilja me ndonje vajze dhe perfundonim duke grisur rrobat ne shtrat. Mendoja se mund ta mbushja kete hapsire te shpirtit me kenaqsi seksuale por ky ishte gabimi me i madh qe beja, filloja ta kuptoja kete gabim atehere kur pas cdo nate qe kaloja me nje vajze aq me i trishte dhe i vetem ndihesha.
Per cudi, kete here ne mendje me erdhi vajza te cilen takova para pak oresh ne bregun e detit. Kisha harruar se cfare ishte butesia dhe ajo ma dha pa me kerkuar gje ne shkembim, pavetedije ma tregoi kur ne gjoksin tim mbeshteti koken e saj. Per nje moment, ndjeva sesi ajo po me plotesonte ate qe mua me mungonte brenda meje, me mbushi zbrazetine qe ndjeja.
Mendimet mi rrembeu nje njeri qe nuk e kisha pare ne fytyre, por pa kuptuar une e kisha pare ne shpirt ate dhe, ajo kishte nje shpirt te bukur, nje shpirt hyjnor.
"Duhej ta takoja serish kete njeri" keshtu i thashe vetes, sikur po i caktoja nje mision per ta gjetur. Doja ta njihja me teper, te futesha deri ne thellesine e shpirtit saj dhe te lahesha me ate ciltersi qe mbarte ajo brenda. Me kete mendim mbylla syte dhe kur i hapa nuk ishte me erresire, drita ishte futur ne dhome dhe kishte ngjyrosur gjithcka me bojen e saj te tejdukshme. Ashtu me pertese, u ngrita nga krevati dhe fillova te vishem
- Shyqyr u zgjove nga gjumi letargjik, si Ari je bere -  me tha mami e cila duke nxituar po mblidhte batanijet dhe po i paloste.
I pergjumur, pa thene asnje fjale shkova ne dhomen tjeter dhe u ula ne divan. Ishte dita e pare e vitit ri, ne fakt asgje nuk ndryshonte nga dita e djeshme, ndryshuan vetem datat asgje tjeter. Per here te pare ne jete ndjeva nevojen te beja dicka per veten time, dicka qe te me bente te lumtur dhe mos ndihesha me kaq grope brenda ne shpirt. U lodha nga femrat qe u harroja emrat, doja dicka tjeter, dicka te vecante qe te zgjaste, dicka te fuqishme qe te me ngjallte shpirtin i cili po jepte shpirt! Dhe e vetmja gje per ta arritur kete ishte te gjeja vajzen e mbremshme, kisha pershtypjen se ajo kishte pergjigjet e pyetjeve te mia, ajo kishte te fshehur ate qe une, pavetedije kerkoja prej kohesh, dashurine.
Mund te duket e cuditeshme, te duket budallik me brire te stergjata por une e ndjeja se kisha nevoje per ate vajze, ajo ishte e duhura per mua. Por me e cuditshmja ishte fakti se une nuk kisha pare fytyren e saj, nuk kisha pare syte cfare ngjyre i kishte dhe kush ? Une qe tek nje femer gjeja pare qe shikoja ishte trupi dhe fytyra. Por jo kete here, kete here bukurine e gjeta me shpirtin e saj qe u hap para meje si nje harte duke me treguar gjithe rruget e saj, ajo besoi tek une edhe pse nuk me njihte. Ndoshta kishte nevoje te shfryhej tek dikush por kurresesi nuk ishte kjo, ajo e beri sepse ndjeu ate qe une ndjej tani, gjysmen time e cila kuptohet nga gjysma saj dhe e kunderta.
Dola jashte dhe u nisa drejt vendit ku takova "Vajzen e panjohur" me shpresen se do e gjeja. Ishte budallik te mendje se do shkoja atje dhe do e gjeja ulur ne nje stolat e shumte duke lejuar eren qe te lozte me floket e saj, ti buzeqeshte detit dhe ta perqafonte qetesine qe te percjell ajo pamje nga stolat, por une e mendoja kete budallik, ndoshta sepse kisha nevoje per te besuar. Por kushedi, ajo vertete mund te ishte aty ne ato stola.

Vajza Që Më Bënë Të VuajΌπου ζουν οι ιστορίες. Ανακάλυψε τώρα