Pjesa 35

156 17 3
                                    

Per nje moment me kaluan para syve te gjitha momentet qe kisha kaluar me ate, pastaj mendova se gjithcka ishte nje genjeshter pasi ajo u tregua e pafytyre me mua.
Njerez te tille nuk meritojne falje, njerezit qe ikin nuk duhette rikthehen kurre me, njerezit qe thone lamturmire nuk kthehen me.
Thone se aty ku dashuria eshte e madhe dhe e forte lamtumirat jane te shkurtra, brockulla ajo nuk kishte kurrefare ndienje per mua pervec ate te fajit dhe si nje fajtore kishte marre guximin te rikthehej per te pastruar nergjegjen e saj te piset dhe jo se e kishte marre malli per mua.

Ashtu e buzeqeshur me afrohet dhe thuajse mu hodh ne krah. E pash ne nje menyre sikur me erdhi keq per te dhe po prisja cdo bente.
  - Ckemi? - me thote dhe me zgjati doren.
Nuk dija cfare ti thoja, me erdhi ta peshtyj por nuk e bera.
   - Mire po ti si je ? -  e pyes dhe I kapa doren.
Ajo buzeqeshi dhe si nje lajkatare qe ishte, ashtu sic kish qene gjithmone vazhdonte te me mbante doren shtrenguar.
I largova doren dhe po e degjoja, ne fakt nuk po degjoja asgje, vetem e shikoja dhe veshtroja buzet e saj qe leviznin shpejt, gjithmone e tille ka qene nje llafazane qe nuk di te pushoje. Ne bisede e siper  degjova dicka qe me futi serish ne realitet "me fal" tha dhe shtremberoi buzet ne shenje keqardhje.
  - E di qe bera gabim por mund te ndreqet gjithcka - vazhdoi te thoshte ndersa une qesha dhe ula syte ne toke.

E dija qe ne fillim se do me kerkonte falje, por nuk dukej e penduar jo, thjesht donte te pastronte ndergjegjen e saj, por nuk kishte falje qe ta pastronte edhe sikur une ta falja ajo serish do mbetej njeri me shpirt te piset.
Njerezit gjithmone rikthehen, disa si ish e dashura ime e cila po grryet perbrenda nga ndienja e fajit, dikush rikthehet sepse ndien mall, dikush tjeter vetem per te lenduar edhe nje here tjeter.
E pash ne sy per pak sekonda pastaj I buzeqesha, fytyra e saj mori nje tjeter ngjyre, ndoshta sepse mendoi se e doja akoma, ndoshta sepse mendoi se do e falja ose ishte dicka tjeter por ajo u be e qeshur dhe me zor po priste qe te flisja. Nese I thoja qe nuk te fal do te thoshte qe e doja akoma dhe isha lenduar aq keq sa kishte mbetur njolle ne jeten time, kete kenaqsi nuk ja dhashe te kam falur I them dhe I buzeqesha serish.
Ne nje moment ajo ngriu pastaj u trishta, e pash qe u trishta edhe pse buzeqeshi, i'a kuptova ne sy trishtimin qe e mbyti te gjithen.
Ajo priste qe te mos e falja, donte te sigurohej qe e doja akoma por nuk e arriti ta kenaqte egon e saj.

E fala, jo qe te ndihej se nuk e doja por I thashe te verteten, nuk e doja asnje fije, e kisha harruar dhe tani ne krah kisha dike qe nuk mund ta krahasoje kurre me ishin tim, ishte si e bardha me te zezen.
I zgjata doren dhe u largova, kete here ika une dhe jo ajo. Ktheva koken mbrapa dhe e pash teksa qendronte akoma ne te njejtin vend, ashtu si une kohe me pare qe mbeta ne vend duke pritur ate, eh karma eshte nje kurve qe nuk fal.

Nuk e mendova as per nje moment si do ishte te kthehesha serish me te, nuk me interesonte aspak. Kisha dike qe e doja dhe e dija se me donte, fundja kisha nje vit qe e doja dhe nuk e kisha pare ndonjehere. Nga e gjithe kjo ngjarje kuptova se Nevila ishte vertete e vecante per mua dhe nuk kishte asnje mundesi qe une ta zevendesoja me nje te shkuar, te shkuarat jane te shkuara, jane per tu harruar dhe jo per tu riperjetuar.
U ndieva aq mire ate dite kur te shkuaren time e cila me doli perpara une e lash pas. Duke e falur ate clirova edhe veten time nga nje ndienje qe me kishte nxire jeten per nje kohe vertete te gjate. Tani isha I gjithi I Neviles, isha I gatshem per te perqafuar te ardhmen me te pergjithmone.

Ishte data 4 dhe ishte mengjes, nje nga ato mengjeset e ftohte brisk qe te therin lekuren me ajrin e ftohte. Isha ulur ne furgon dhe po prisja qe te mbushej fugoni ne menyre qe te niseshim per ne qytetin ku beja shkollen.
Sic ndodh rendom neper shqiperi furgoni nuk niset kurre po nuk u mbush plot ose po nuk u tjembush. Ishte momenti per tu nisur, furgoni ishte plot pervec nje vendi ne rrjeshtin tjeter te sendiljeve.
Ne sendiljen ku isha ulur une, nga ana e xhamit gjendej nje plake e cila ishte e shendoshe, zente edhe 20% te vendit tim. Furgoni u ndez dhe sa donte te nisej u degjua nje ze, ktheva koken mbrapa dhe mbrapa xhamit gjendej Nevila e cila me canten ne krah, me floket qe hidheshin nga njeri sup ne tjetrin vraponte per te arritur para se te nisej furgoni.....

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now