Pjesa 8

231 28 5
                                    

Sa ndeza cakmakun ajo vuri duart ne fytyre dhe u ngrit nxitimthi, pastaj me xhupin e kuq qe kishte mbuloi koken dhe filloi te vraponte neper rere.
U friksua se mos shikoja fytyren e saj, por cfare kishte fytyra e saj qe ishte kaq e rendesishme qe une mos e shikoja!
E ndoqa mbrapa, nuk doja te largohej sepse e dija se nuk do vinte me pas kesaj qe bera.
Ajo u rrezua dhe une rash mbi te, e kapa nga krahet dhe i'a ngjesha fort ne rere.
Ajo nuk nxorri asnje fjale vetem shfrynte e trishtuar dhe klithte gati per te qare.
U friksua sepse e ndoqa, mendonte se do i beja ndonje gje te keqe dhe u ndjeva keq, per t'ia larguar kete frike i leshova duart dhe e kapa nga faqet duke i'a ngjeshur buzet e mia mbi buzet e saj mishtorr.
E leshoi veten te gjithen ne krahet e mi dhe i'u pergjigj puthjes time. Futi duart e saj mes flokeve te mij dhe me shtrengo pas vetes.
Nuk kisha puthur ndonjehere ne kete menyre, kaq me ndjenje sa te mos ndjeje se je ne pjese e kesaj bote. Buzet e saj ishin dera per te kaluar ne nje dimension tjeter, ne nje dimension ku gjithcka eshte e bute dhe e dashur, sikur je shtrire mes reve dhe luan me yjet.
Nuk kisha deshire ta leshoja me, nuk doja te mbaronte ajo nate, doja te jetoja pergjithmone ate moment.
Me te cdo gje ishte here e pare, ishte here e pare qe un ndjeja lemshin e zjarrte m'u ne mes te gjoksit, ishte hera e pare qe puthja me aq ndjenje dhe ishte hera e pare qe kur puthja nuk me shkonte mendja per te hequr rrobat. Jo. Doja vetem ta puthja pergjithmone.
Ajo me mesoi si eshte te duash me gjithe shpirt, me mesoi se dashuria ishte e bukur, beri shume gjera pavetdije dhe po ashtu, pavetdije me vodhi zemren, ajo hajdutja e maskuar me dashuri.
Ajo me mesoi te doja serish dhe kete here ne menyren me te cmendur qe ekzistonte.
- Do vish serish neser? - e pyeta nderkohe qe qendronim shtrire ne rere
- Do vij - peshperiti ajo si gjithmone dhe me kapi doren.
- Ma premton?
- Ta premtoj.
E lash te shkonte ate nate, e lash te shkonte me idene se do kthehej serish te nesermen ne mbremje, i besova premtimit saj. Por premtimet jane genjeshtra te embla, jane iluzione qe te bejne te mendosh se jane reale.
Vertete nuk e pash kush ishte, vertete nuk e pash kurre ne fytyre, vertet nuk pash sesi shkelqenin syte e saj.
Por une e preka, e perqafova, e putha, i shtrengova doren dhe i njoha shpirtin, nuk mjaftojne per tu dashuruar ? Ndoshta per shume njerez nuk mjaftojne sepse jane mesuar te dashurohen me syte dhe format e trupit, dhe une keshtu isha me pare por kur njoha ate dashurova nje shpirt dhe ky eshte ndryshimi mes dashurise fizike dhe asaj shpirtrore, kjo e fundit zgjat pergjithmone ndersa ajo e para, eh c'mund te them per te paren, natyra i ka bere njerzit qe te plaken ndersa shpirti nuk plaket kurre.
Asnjehere nuk e kisha ndjere dashurine te me pershkonte qenien ne ate menyre, e njejta gje kishte ndodhur dhe me ate por ajo e kishte me te veshtire sepse jeta ishte treguar teper e keqe me te.
Ndonjehere jeta tregohet e keqe me njerezit e mire por ajo qe ka rendesi eshte se e kupton gabimin dhe i'a shperblen me vone.
Ne jete gjithcka eshte krijuar qe te vdesi, ne njerezit, kafshet, bimet, madje edhe vete hekuri vdes por pervec dashurise, ajo nuk vdes kurre nese eshte e vertete. Ka dhe nga ata njerez qe mundohen ta vrasin me intriga, ka dhe nga ata njerez qe nuk e dijne se c'eshte te dashurosh, jeta eshte plot me njerez te tille.
Ajo nate ishte nata me e bukur e jetes time dhe kete e them me bindjen me te plote.
Ajo mbremje, me perqafime, puthje dhe shtrengime duarsh doli mbi te gjitha ato mbremje ku ajo qe kisha prekur ishin vetem kofsha, gjinj dhe cdo pjese trupi, por keto nuk ishin asgje para atij shtrengimi duarsh.
Ishte mengjes, ndodhesha ne shtepi dhe gjate gjithe kohes isha i qeshur. Revolucioni kishte filluar ne jeten time dhe ishte vetem fillimi.
Kisha edhe 3 dite pushim pastaj fillonte shkolla, kisha edhe kete vit pastaj do shkoja ne universitet.
Si cdo mengjes, duhej nje kafe buze detit, e kisha te nevojshme te ndjeja aromen dhe ngrohtesine e detit per te nisur nje dite te mbare. Piva kafen dhe u futa serish ne zhurmen e qytetit.
Me nje cigare ne dore ecja mes turmes dhe si per dreq cigaria u ngjesh ne trupin e dikujt qe kaloi prane meje
- Me falni - i thashe dhe ktheva koken mbrapa, ishte nje vajze me xhup te bardhe dhe po shikonte vrimen e vogel qe shkaktoi cigaria tek xhupi saj.
Ktheu koken nga une dhe floket i mbuluan gjysmen e fytyres ndersa gjysmen tjeter e kishte te nxire sikur e kishin goditur.

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now