Pjesa 79

120 15 1
                                    

Shikoja Nevilan teksa qante, me puthte duart, m'i lagu me lot dhe  mendoja sesi dikush  mund te donte aq fort!
Ajo e bente, madje ishte e gatshme te me shikonte me dike tjeter vetem dhe vetem qe une te ndihesha i lumtur, ajo shkelte mbi veten e saj per te me shikuar mua te buzeqeshur dhe, ndihesha i dashur ne menyren me te madhe te mundeshme, por ajo nuk meritonte te jetonte prane nje njeriu qe nuk eshte i afte per asgje. 
E doja shume, me donte akoma me shume por nuk duhej, nuk do e shijonim dot kete dashuri ashtu sic duhej.
Ndonjehere dashuria nuk eshte gjithcka, ndonjehere duhet te shkelesh mbi te, ta vrasesh, t'i ndrydhesh ndienjat vetem dhe vetem per te mos vuajtur me vone.
Ajo nuk meritonte dike si une, asaj i pelqente te kercente, une nuk mund t'ia dhuroja kete kenaqsi, ajo donte te udhetonte, te ikte ne mal, te vraponte ne lendina, aduronte shetitjet ne park kapur perdore, une nuk mund ti dhuroja as minimumin e asaj qe ajo deshironte dhe, zgjidhja e vetme ishte ta leshoja, ta largoja nga jeta ime ne menyre qe mos vuante per gjithe jeten.
Ishte teper e veshtire ta beja, e shikoja ashtu te gjunjezuar para meje, me shikonte me syte e saj te mbytur ne lot dhe me tregonte sesa shume me donte. Ishte teper e veshtire t'i mbysja ato ndienja qe kisha per ate, m'u duk sikur gelltita helm.
  - Ndoshta ke te drejte - i them dhe e kapa nga faqet, i fshiva syte dhe i buzeqesha.
  - Te kam shume xhan e di? - shtova pasi e putha ne ball.
Fytyra saj u rrudhos, syte i'u bene akoma me te trishte dhe nje lot i shpetpi nga syte duke rene mbi kembet e mia.
  - Me ke xhan? Vetem kaq? - me pyeti me gjysem zeri.
  - Po, te kam shume xhan, je shume e mire me mua - shtova dhe i fshiva lotin nga syte, por lot te tjere vershuan nje e nga nje sa nuk mund t'ia fshija dot me.
   - Nuk me do Tristan? Vetem me ke xhan!
  - Tamam ashtu, kuptova qe koha e zbeh dashurine por me teper veprimet qe ti bere-  i them dhe ajo u ngrit ne kembe.
  - Nuk bera asgje Tristan. Ate nate qe me pe me ate djalin po festonim ditlindjen e tij, ai eshte kusheriri im dhe eshte i vetmi kusheri qe une e kam si vella dhe i tregoj gjithcka timen, i kam treguar edhe per ty, madje e la me aq ate zenke sepse ja kerkova une.
Nuk kam dal me asnje njeri pervec teje, as nuk e kam menduar te zevendesoj ty. Te largova per shkak te babit, nese ai merrte vesh per ty dhe Brunen do shkatrrohej, do fillonte serish te pinte dhe gjithcka do kthehej ne fillim.
Nese une te zgjidhja ty do humbisja familjen time por do te humbisja edhe ty, keshtu qe zgjodha familjen per te mos humbur dy here njehkohesisht. Ti me beson apo jo ? Me kupton tani? - me thote dhe me kthen kurrizin, fshin lotet me menget e bluzes pastaj kthehet nga une e buzeqeshur.
  - Ti e di qe te dua - shtoi dhe u afrua serish tek une.
Gjithcka qe ajo tha, une e dija, madje edhe vete do e largoja per kete shkak, vetem qe te mos shkatrrohej familja e saj, por per kusheririn nuk dija asgje, mendova se ishte nje shok sic ajo me kishte thene me pare.
Megjithate cfardo qe te thonte ajo nuk me benin te ndryshoja mendje, ajo duhej te jetonte larg meje, vetem keshtu do mund te ishte e lumtur vertet dhe ajo e meritonte te ishte e lumtur.
  - Nuk te besoj dhe nuk me intereson. Pastaj jane disa gjera qe ti nuk i di akoma - i'a kthej dhe e pash ne sy, ajo me besonte gjithmone kur e shikoja ne sy.
  - Cfare gjerash?
  - Po ja, une me Leandren kemi kohe qe njihemi dhe une te kam tradhetuar disa here. Ndoshta ti mendon se jam ai djali mire qe ka sy vetem per ty, qe as nuk sheh femra ne rruge, qe te do bla bla bla gjera patetike te ketij lloji, por ajo qe nuk di ti eshte se une jam nje i tille, tradhetoj dhe ty te kam tradhetuar me Lenadren - i them dhe ne nje fare menyre po tregoja te verteten, une e kisha tradhetuar por pavetdije, megjithate mjaftonte.
Ajo, u mbajt ne mur, me veshtroi me syte e saj te medhenj dhe, duke tundur koken përsëriste.
  - Jo jo.
Qielli, i kishte rene mbi koke dhe perbrenda po grryhej nga dhimbja!
  - Me fal - i thashe me vete!
E dija sec dhimbje ishte te tradhetoheshe, e dija sesi do ndohej bosh per shume gjate, do kishte frike nga cdo mashkull, do shikonte me mosbesim edhe aty ku kishte sinqeritet. E lendova ne menyren me te keqe te mundeshme qe mund te lendosh nje femer, vetem keshtu mund ta largoja nga vetja, e dija qe ajo ishte teper krenare dhe do largohej...

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now