Pjesa 5

259 30 2
                                    

U hutova nga shikimi saj, ngriva ne vend dhe bashke me mua ngriu dhe koha.
Ne nje fragment sekondi, perserita disa here me imagjinate menyren si ajo me shikoi, zhurma e njerezve me beri te reagoj dhe u ktheva ne normalitet. Vazhdova te ecja por koken here pas here e ktheja mbrapa, me dukej sikur ajo akoma po me shikonte.
U futa ne urban dhe zura nje vend.
Pas pak minutash urbani u mbush plot aq sa njerezit filluan te shtyheshin. Kisha vendosur kufjet dhe po degjoja muzike nderkohe po luaja me celular. Dikush ulet tek vendi bosh ne te njejten sendilje ku isha ulur dhe une. Ishte vajza me kapot te zeze qe pash tek stolat ne breg te detit, ajo me veshtroi, vuri doren ne faqe sikur po mendohej pastaj foli: - uhh ti je ai djali cuditshem qe ishte sot tek stolat apo jo? - tha ajo dhe me drejtoi gishtin tregues.
- Po une jam - i'a ktheva une duke hequr njeren kufje nga veshi.
- Po vrisja mendjen se ku te kisha pare - tha ajo dhe filloi te rremonte ne canten e saj.
- Nuk jam fytyre qe harrohem lehte - peshperita une dhe vura serish kufjen.
- Cfare the se nuk te degjova? -  tha serish ajo nderkohe qe vazhdonte te rremonte.
- Asgje jo - peshperita une dhe mbeshteta koken ne xham.

Urbani u nis. Ne nje moment kur u futem ne kthese trupi saj u peshua i gjithi ne krahun tim, ajo hodhi syte ne fytyren time dhe per fare pak sekonda e eksploroi te gjithen, pastaj ndaloi tek syte dhe u harroi ta shkepuste shikimin, nderkohe qe me shikonte ne sy, e zhvesha te gjithen me imagjinate. Qendronte lakuriq perballe meje ne nje dhome te ndricuar nga dy qirinj,
" imagjinate te poshter kam" e di dhe kjo gje ishte pikerisht ajo qe e terhoqi ate.
Shikonte tek syte e mi ate qe une doja te shikonte, pasionin.
Ne supe i shtriheshin floket e saj te zinj si erresira e neteve pa hene, ishte e bukur si dreqi, por dicka nuk shkonte tek ajo! Dukej si gjitha vajzat e tjera qe kisha njohur, padyshim qe nuk ishte vajza e "panjohur" e mbremjes se vitit ri sepse ate, per asnje sekond nuk e zhvesha me imagjinaten time, ate e perqafova me deshiren me te madhe, e perqafova ashtu si nuk kisha perqafuar asnje femer me pare. Une nuk e dija se cfare ndjesie kishin perqafimet, kisha frike te perqafoja se me dukej vetja i dobet por e them me bindjen me te plote se te perqafosh eshte me bukur sesa te kryesh mardhenie sepse kur perqafon ben dashuri shpirti dhe jo fiziku.
Per pak minuta nuk folem asnje fjale, por kete here ndryshe nga ajo e para ajo me foli vete. Ndoshta e terhequr nga ajo qe transmetuan syte e mi ajo me foli ne nje menyre qe tregonte se donte te me bente per vete, ndryshe nga hera e pare ajo filloi te perkedhelej me fjalet qe nxirrte nga goja.
- Nuk e mendova se do te shikoja me ndonjehere, por ja ku jemi ne te njejtin urban dhe kaq prane njeri tjetrit. Nuk te duket e cuditeshme ?- me tha dhe hodhi floket ne nje ane duke nxjerr ne pah qafen e saj te holle dhe te lemuar. 
- Mendoj se eshte thjesht nje rastesi e paqellimshme nga fati - i thashe duke i lene te kuptonte se nuk po me terhiqte aspak dhe as qe me interesonte se ajo ishte ulur aty.
Me dukej nje femer e lehte, nga ato qe me dy fjale i fut ne shtrat pa i kerkuar as emrin.
Me pelqente te bridhja me femra, te futesha ne shtratet e tyre dhe ti shtrydhja ne krahet e mij por jo te tilla femra, preferoja ato te cilat i beja vete pervete dhe jo ato qe me hidheshin ne krah. Edhe pse e bukur ma largoi ate imagjinaten qe pikturova ne mendje per te, mjaftoi te fliste ne ate menyre dhe u zhduk. Ajo nuk hoqi dore, ashtu sic une pelqeja femrat e veshtira te njejten gje pelqente dhe ajo, meshkujt qe refuzojne. Ne fakt ne meshkujt kur pelqejme nje femer dhe ajo nuk na e jep mundesine per ta pasur fiksohemi si dreqi, ose ta bejme per vete ose plasim, ndryshe ndodhi me kete vajze te ciles akoma nuk i dija emrin. Akoma pa tentuar per ta bere per vete ajo ishte bere vete e "imja" dhe ma largoi ate deshiren qe cdo mashkull e ka (te bej nje femer per vete).
- Ndersa une mendoj se fati nuk ekziston por ekzistojne mundesite e dyta -  tha ajo duke levizur buzet ne nje menyre sikur donte te thoshte "jam eksperte".
- Une mendoj se pershtypja e pare eshte e rendesishme dhe ti nuk eshte se bere nje pershtypje te mire tek une megjithate e para ishte me e mire se kjo e dyta. - i'a kthej duke i thene me shume fjale qe po sillesh si nje e perdale por ajo nuk kuptoi asgje ndaj qeshi, ose ndoshta kuptoi dhe nuk donte t'ia dinte.
Ajo donte te futej ne shtrat, kjo gje dukej qarte. Kisha 3 muaj pa kryer mardhenie, si te thuash po futesha ne rrugen e drejt, dhe ky ishte tundimi i pare te cilit po mundohesha ti shmangesha edhe pse ishte teper e veshtire ti shmangeshe nje bukuroshe si ajo...

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now