Pjesa 72

137 15 8
                                    

U tmerrova kur doja te levizja kembet dhe nuk mundesha ta beja, gjoksi me dogji si te me kishin hedhur uje te nxehte lart, doja te bertisja, te ulersija nga tmerrimi por nuk e beja dot se kisha masken e oksigjenit ne goje, bertita brenda vetes dhe plasa ne lot!
U shemba ne shpirt, nuk duhej te ndodhte keshtu, jo mua!
Ndoshta ishte denimi per ate qe bera dhe jeta u hakmorr, por e beri ne menyren me te keqe te mundshme!
Fillova te qaja dhe nxirrja renkime me ane te hundes, motra me perqafoi dhe filloi te qante ne veshin time, filloi te uleriste dhe u tremba me teper!
Dicka kishte ndodhur dhe nuk ishte gje e mire perderisa ajo po bertiste ashtu, une isha gjalle dhe s'kishte pse te bente ashtu, dicka tjeter kishte ndodhur, dicka e tmerrshme.
  - Po e tremb ashtu - thote babi dhe e largoi nga une!
Ajo vazhdonte te qante, motra ime, drita e syve.
I pash te gjithe nga pak ne sy dhe pash keqardhje, sikur me thonin "I shkreti ti" ndersa une i pyesja "Cfare ka ndodhur?" por asnje pergjigje nuk me kthehej sepse nuk mund te me degjonin, ishte vetem nje heshtje mbytese e cila vriste ne shpirt ne cdo sekond qe kalonte.
  - Do behesh mire - thote doktori i cili qendronte anesh meje, pash syte e tij dhe ishin te ftohte, te pandjeshem! Pastaj hodha syte nga familja dhe serish pash keqardhje!
Pasi ndjeten pak dhe me folen duke me thene se cdo gje do rregullohej doktori i largoi!

Brenda mbeti vetem Nevila e cila si e ndjer ne faj u ul prane dores time qe qendronte e shtrire dhe plasi ne lot! Me puthte doren dhe perseriste "Me fal, me fal"
Lotet me rrodhen nga syte duke rreshkitur neper faqe!
Nuk doja qe ajo te qante, me dhimbte shpirti kur ja shikoja syte me lot! Doja ti thoja te mos qante por nuk mundesha!
  - Jam nje njeri i keq, e pandjeshme.  Ti nuk e meritoje dike si une, ti ke nevoje per dike te mire jo nje shtrige zemer gur si une! Me fal qe te vrava Tristan, me fal - tha ajo mderkohe qe qante dhe me shikonte ne sy, ndersa une e shikoja dhe qaja, e vetmja gje qe mund te beja ishte ti shtrongoja doren.
  - Ti u solle mire me mua, me tregove sa shume me do, me ndejte prane kur kisha me shume nevoje dhe fale teje gjithcka u rregullua ne jeten time, ndersa une nuk vlersova asgje, te largova pa meshire, te lendova dhe per me teper te shtriva ne kete shtrat brenda kesaj dhome te ftohte. Une jam nje egoiste e keqe, nuk ndiej meshire por tani jam penduar por kjo dreq pendese nuk me hyn me ne pune tani, vrava nje engjell si ty, nje njeri qe gjeja e vetme qe beri ishte se me dhuroi dashuri te paster dhe une si nje idiote e shkela me kembe dhe te shtyva larg meje sepse jam nje egoiste, mendova vetem per vete, nuk do ja fal kurre vetes kete gje - shtoi ajo dhe dukej sikur nuk kishte ndermend te pushonte!
Donte te shfryhej dhe te nxirrte gjithcka kishte brenda, te tregonte pendesen per gabimin qe kishte bere, por ashtu sic tha edhe ajo pendimi tashme nuk hynte fare me pune, megjithate nuk doja ta shikoja me duke qare, me dhimbte me shume sesa fakti qe kembet e mia ishin bere si nje send.

I tregova deren me gisht, e perzura, ndoshta bera gabim ndoshta jo por e bera.
Ajo hodhi syte per nga dera dhe pastaj u kthye nga une, ishte mbytur ne lot, e shikoja se po vuante shume por nuk e kuptoja nese vuante se ndihej ne faj apo se une gjendesha aty i shkatrruar.
Me perqafoi dhe me puthi ne ball pastaj u largua.
Lotet nuk me ndalonin, dy dhimbjet qe ndjeja perziheshin me njera tjetren dhe me grryenin shpirtin!
Jeta me kishte perplasur fort kete here, me fort se cdo here tjeter.
Ishte momenti kur kuptova se asgje nuk do ishte si me pare, kurre me nuk do behej mire.
Une nuk do isha me ai qe isha dikur, nuk do kishte me vrapime bregut detit me te kapur perdore, nuk do e ndjeja me eren te me perplasej fytyres kur vrapoja, nuk do e ndjeja me token nenkembe.

Mundohesha te levizja kembet por ishte e pamundur, si mund te levizja dicka qe nuk e ndjeja me? Ishte njesoj si te vdesesh dhe te vazhdosh te ndjesh.
Per mua nuk kishte me ecje ne trotuar, nuk do ngjithesha me ne taracen e shtepise, nuk do dilja mbremjeve me shoket, une nuk do isha me une dhe dhimbte me shume se cdo gje ne bote.

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now