Pjesa 66

103 15 4
                                    

Mengjes.
Zhurma e makinave qe kalonin poshte ne rruge me zgjoi nga gjumi me heret nga c'duhej!
Urreja te qendroja shtrire kot ne krevat, me shkonte e gjithe dita i merzitur, keshtuqe u ngrita, u vesha dhe dola perjashte!
Ishte ora 6:30 e mengjesit!
Ne 7:30 vazhdonte mesimi.
Mora librin ne dore dhe u nisa drejt parkut ku shpesh here shkoja me Nevilen.
Atje ishte vendi ideal per t'u qetesuar dhe per te menduar ashtu sic duhej.
U futa ne park dhe ndjeva aromen e pishave e cila m'u perplas ne fytyre e perzier me ajrin e ftohte te mengjesit, ne ate vend do jetoja pergjithmone nese do mundesha.
U ula ne stolin ku ulesha gjithmone me Nevilen dhe kujtimet filluan te me kalonin neper mend si nje film i shpejte, si nje enderr, por reale.
Ne ate vend kisha qene vertete i lumtur, por dikur, sepse tani kisha shkuar i trishtuar dhe nje zot e di sesa do zgjaste kjo gjendje e tille, e cila cdo dite me merrte frymen, me mbyste pak e nga pak.
Gjeta nje cope xham ne toke dhe fillova te gerrvishtja siperfaqen e drurit te stolit!
Ai stol ishte i joni dhe duhej te kishte emrin tone, keshtuqe shkruajta inicialet tona.
Pastaj u largova duke u drejtuar per ne shkolle ku do perplasesha serish me ate.
Futem ne klase dhe e shoh te ulur ne bangen e saj, kishte ulur koken duke lexuar dhe as qe e vuri re si kisha ardhur.
  - Mirmengjes - i them dhe vura librin mbi bange.
Ajo ngriti koken, me shikoi shtrember dhe e uli serish pa them asnje fjale! Syte i kishte te kuq dhe te vransuar, rete e trishtimit kishin mbuluar syte e saj te bukur, kishte qare serish.
  - Pas mesimit dua te flasim pak - i them dhe u ktheva nga ajo.
  - Jo, nuk kemi cfare flasim me bashke, me ler te qete gjithcka eshte mbyllur mes nesh -  ma kthen duke folur me ze te ulet dhe nderkohe shtrengonte dhembet nga inati
  - Shiko, do flasim dhe pike, ndryshe i tregova te gjithve per ne - i'a kthej dhe i buzeqesha.
  - Te urrejjj - tha dhe perplasi stilolapsin ne bange - Vetem pak fare dhe do flasim diku ku ka shume njerez - shtoi ajo.
  - Ke frike nga une tani
  -Po kam frike nga ty - me thote duke bere si femij i llastuar dhe pastaj qeshi kur pa se nuk e mbajta dot te qeshuren
- Ha ha ha avash se te ran dhembet - vazhdoi te thoshte dhe uli koken duke lexuar!

Era kishte qe oren e pare qe na shikonte dhe e kishte kuptuar sadopak se mes nesh dicka kishte ndodhur qe nuk ishim si me pare dhe, nga kjo gjendje e jona e ftohte e cila dukej hapur ajo donte te perfitonte!
Por nje si Era nuk vepronte direkt, ajo gjente momentin e duhur per te sulmuar, ishte gjahtare e zonja.
Pas mesimit dolem jashte dhe u afrova tek Nevila e cila po ecte ngadale duke shikuar celularin.
  - Ikim? - i them duke i bertitur pak ne vesh dhe e kapa nga krahu.
  - Idiot me trembe dhe ma hiq doren, mos me prek fare - ma kthen duke u distancuar!
Ju afrova prap ndersa ajo u largua serish, u pengua ne trotuar dhe u rrezua!
Per nje moment me erdhi te qesh nga fytyra qe beri por pastaj e ndihmova te ngrihej dhe me pas fillova te qeshja derisa vajtem ne lokal!
  - Tani duhet te kuptosh disa gjera, cdo gje e ka nje fund, edhe ndienjat edhe vete jeta ka nje fund, duhet te pranosh qe nuk te dua me dhe te me lesh te qete se po me streson shume - me thote pasi ishim rehatuar.
  - Po ndienjat ndoshta ndryshojne nga largesia, tradhetia apo genjeshtrat, ty pse te ndryshuan? - e pyes
  - Mua me ndryshuan nga fakti qe ti ke fjetur me kusheriren time, nuk eshte pak per mua.
  - Por ti ne fillim nuk e kishe fare problem, pse tani po
  - Te flas hapur? Shiko, ne shtepine time gjerat me ne fund jane rregulluar dhe nuk dua te shkatrroj lumturine e prinderve te mi per nje dashuri adoleshnce, te lutem me qendro larg dhe mos me kerko me sepse nuk te dua, me ke ardhur ne maj te hundes me keto lutjet e tua, je shume kalama, je pa karakter dhe une nuk e dua nje njeri pa karakter per te kaluar jeten -  me thote ajo dhe u ngrit ne kembe per t'u larguar!
Nuk kisha cfare ti thoja me asgje, isha vertete i tille, pa karakter, pa krenari, kalama por ishte ajo qe me beri te tille duke me bere te mendoj se vertete me donte.
  - Mos u merzit, do e kalosh - me thote duke me puthur ne faqe dhe u largua! Ngriva i gjithi dhe per nje moment e humba sensin e kohes!
Gjithcka u be e ngadalte dhe mendja sikur doli nga puna, erdha ne vete vetem kur ndjeva lotet te me lagnin syte!
U ngrita ne kembe dhe dola jashte, e pash teksa ikte me canten ne krah, floket qe i tundeshin dhe pastaj ktheu koken nga une, me shikoi per pak pastaj filloi te largohej serish!
Ktheva koken mbrapa dhe pash nje rruge pa te, ajo ishte rruga ime tani, bosh pa te. Ajo iku majtas une djathtas, nuk u ndane vetem dy rruge por u ndava edhe une ne mes, u coptova serish! E ndjeva dhimbjen kur shpresa fundit vdes, ishte e tmerrshme.

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now