Pjesa 16

189 22 1
                                    

E pash teksa qante dhe u ndjeva mire qe e bera te qaj, u ndjeva mire per faktin qe ajo tani ishte plotesisht e lire para meje sa mund te qante pa asnje frike, por e urreva veten kur i shikova lot ne sy, ishte nje ndjesi si zjarrit kur i afrohesh shume, ne fillim ngrohesh por pastaj fillon e te djeg. 

I'u afrova dhe ajo nuk vonoi per tu hedhur ne krahet e mi.
M'u perplas fort ne gjoks dhe shpertheu ne denese.
Me nguli thonjt ne kurriz nderkohe qe shtrengohej sa me shume tek une, tashme kishte ku te mbeshtetej dhe nuk kishte me frike.
Nuk i thash asnje fjale, as nuk i kerkova te mos qante dhe as i'a fshiva lotet por vetem e ledhatoja tek koka.
Ndonjehere duhet ti lesh njerezit te qajne, te bertasin, te godasin, te shfryjne dufin dhe dhimbjen qe kane ne shpirt dhe ajo kishte shume dhimbje.

E lash te qante deri ne momentin kur u mek dhe me zor po merrte fryme, ai ishte momenti per ta perqafuar, arriti ne fund dhe duhej ta ngrija s'mund ta lija te binte me teper se aq, mjaftonte.
E perqafova fort, mbeshteta koken e saj ne gjoks dhe e rrethova me krah .
  - Me ke mua tani, mos ki me frike - i thashe.

Kaluan pak minuta dhe ajo ngriti koken lart, me shikoi ne sy dhe buzeqeshi. Fillova t'ja fshija lotet nga faqet dhe syte, ishte bere zjarr e nxehte dhe e kuqe nga te qarat.
Ndoshta ky ishte momenti kur une rash ne dashuri me te, nuk e di me siguri kur u dashurova vertet pas saj por ky duhet te ishte, nuk kishte si te ndodhte ndryshe, nuk mund te qendroja dot pa u dashuruar pas saj, ishte po aq e pamundur sa nje femije ti rezistoje nje kutie te mbushur plot me cokollata. 

Por une nuk e dija qe isha dashuruar me te, akoma jo. Do e mesoja me vone, ndersa ne ate moment mendoja se ishte vetem nje pelqim dhe adhurim. 
  - Ti nuk do largohesh tani apo jo? - me pyeti nderkohe qe qendronte mbeshtetur tek une.
  - Tani me shume se kurre, shoket nuk largohen asnjehere edhe kur i perze.
  - Me premto qe do jesh gjithmone shoku im, kam frike nga premtimet por ma premto, dua ta degjoj nga ty.
Heshta per pak dhe po mendoja, mund te isha vertet shoku dikujt ? Se dija nese isha aq i afte per te pasur nje shoqe si ajo.
Duhet te ndihesha me fat por u ndjeva keq, megjithate i premtova se do ishte gjithmone shoku saj.

Ajo dite ishte dita kur ate do e shikoja vertete te buzeqeshur, jo me maske sic ishte gjithmone...

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now