Pjesa 73

123 16 2
                                    

Ajo doli jashte, bashke me te iku dhe nje pjes e imja, nje copez shpirti ikte cdo here qe ajo largohej.
Disa njerez duhet t'i largosh nga vetja, ndonjehere per t'i mbrojtur nga vetja, ndonjehere sepse me ty nuk do ishin kurre te lumtur.
Ashtu bera dhe une, e largova sic beri ajo me mua, por me lendoi shume fakti se ajo ndihej me faj, nuk doja qe te ndihej ne faj.
Ndonjehere duhet te ndodhin gjera te keqia per te shikuar se kush te do, kush merakoset per ty, kujt i dhemb dhimbja qe ti ndjen dhe aty, prane meje, ishte vetem familja ime dhe Nevila, por kjo e fundit ndoshta jo nga dashuria por si e ndjer ne faj.

Lotet me turbullonin shikimin, kisha prekur fundin tashme.
Gjithcka me dukej kot madje dhe endrrat qe kisha per te ardhmen i grisa dhe i hodha tutje si te pavlera, asgje nuk kishte me vlere, doja vetem te vdisja.
Dera e dhomes u hap prap!
Ishte doktori.
Erdhi drejt meje dhe me hoqi batanijen nga trupi!
Hodha syte ne trupin tim dhe pash sesi isha coptuar tek kembet! Gati sa nuk volla nga tmerri, lotet me rrodhen akoma me shume, kur pash veten time aq rende, kuptova se nuk kishte me vend per shpresa se nje dite do behesha mire.
I kisha kembet copash por nuk ndieja dhimbje, kjo ishte dhimbja me e madhe qe kisha ndjere ndonjehere.
Doja te beja pyetje, doja te bertisja, te godisja cdo gje por nuk mundesha. Plasa perbrenda, ishte me keq sesa te dije se do vdesesh, ishte e tmerrshme te shikoje kembet e tua te dala jashte funksionit.
  - Do behesh mire -  me thote doktori dhe me mbuloi pasi mbaroi pune! Por une nuk e haja kete genjeshter, nuk e pertypja dot sepse e dija qe nuk do behesha kurre me mire.
  - Mos me shiko ashtu, gjerat do rregullohen, tani fli pak gjume se neser do jete nje dite teper e gjate per te dy ne - shtoi pastaj fiku driten dhe u largua.
Doja ta pyesja cfare do ndodhte neser, por asgje, heshtja me merrte shpirtin me pergjigjet e saj.
Serish erresire. Fillova te qaj, qava shume, aq sa syte po me digjnin.
Edhe pse isha ne gjume isha i vetedijshem vetem per faktin se doja te ishte gjithcka nje enderr e keqe.
Doja qe kur te zgjohesha te gjendesha ne shtratin tim dhe pastaj te vrapoja te laja syte, te dilja jashte dhe te vrapoja.

Ishte mengjes.
Nuk u zgjova ne shtratin tim, nuk vajta per te lar syte, nuk dola jashte per te ikur me vrap, pash vetem diellin sesi ngadale futej ne dhome me rrezet e tij!
Dera u hap, ishte motra e cila me vrap erdhi drejt meje dhe me perqafoi, pas saj erdhi dhe doktori i cili me shikoi serish kembet, me hoqi masken e oksigjenit pastaj u largua!
Pash motren e cila u perlot, me shikonte me syte e saj te skuqur dhe te fryre per gjume, shikim engjelli. Mbeshteti koken ngadale ne kraharorin tim
  - Mos qaj, cdo gje do rregullohet - i them me ze te ngjirur nderkohe qe i perkedhelja kacurelat e saj te bukura
  - Do behesh vertete mire dhe, ashtu si dikur kur ishim te vegjel, do vrapojme neper shtepi duke u zen me jasteq, do ikim ne plazh dhe ti do me mesosh notin, ma ke premtuar - tha ajo duke qare
  - Ti e di qe une nuk bej premtime te cilat nuk mund ti mbaj, ta kam premtuar dhe do e mbaj fjalen, mos qaj me tani - i them dhe hodha syte nga dera e cila u hap ngadale!
Ishte Nevila. Mbylli deren dhe u mbeshtet tek ajo. Me nguli syte dhe me shikonte pa bere asgje, dukej e shkaterruar, syte i ishin fryre, floket i qene shkatrruar si mos me keq, buza nuk i buzeqeshte! Ishte vrare keq, por jo sa une.
  - Po iki tani, flasim me vone - me thote motra pasi pa Nevilen.
Ajo u afrua dhe u ul prane meje!
Me futi gishtat mes flokve dhe filloi t'mi rregullonte!
  - Po me rregullon floket qe t'i dukem i bukur vdekjes - i them dhe e pash ne sy. Ajo u drodh dhe nje lot i rrodhi nga syte, pastaj nje tjeter dhe nje tjeter!
  - Mos fol budalliqe, ti nuk do vdesesh, do behesh me mire - ma ktheu duke qare.
  - Me shiko mire, vdekja eshte shpetim per mua tani, nuk i hyj ne pune askujt keshtu - i them dhe i hoqa doren nga koka ime.
  - Do behesh mire, ki besim.
  - Faktet e vrasin besimin. Kisha nje njeri qe e doja me teper se cdo gje ne bote ndersa tani...
  - E doje? - me pyet ajo duke me nderprere.
  - Cfare?
  - The kisha dike qe e doje, ne kohen e shkuar.
  - Disa gjera nuk zgjasin pergjithmone apo jo? Cdo gje nje dite behet e shkuar. i them dhe lotet u derdhen si te ishin shi ne maj....

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now