Pjesa 23

159 15 0
                                    

Nevila, kjo vajze e forte dhe moskokcarese ne te shumten e kohes tashme ishte rrenuar.
Nevila, vajza me buzeqeshjen me te bukur ne bote po qante aq shume sa mendova se dikush kishte vdekur.

E perqafova edhe me fort dhe vazhdoja ta puthja ne koke.
  - Mos qaj me te lutem - i them dhe ajo ngre koken lart.
Per nje moment pushoi dhe me shikonte me syte e saj te skuqur dhe te lagesht, pasi me shikoi per pak sekonda filloi prap te qante dhe mu ngjesh serish ne kraharor.
   - Mos me lesho te lutem, shtrengom fort -  me tha dhe me shtrengonte sikur donte te futej brenda meje per t'iu fshehur dickaje, sikur kishte frike se aty jashte ishte dikush qe donte ti bente keq.
  - Nuk do te leshoj, kurre me - i them dhe u ula ne cimento.

Kaluan afersisht 10 minuta dhe ajo pushoi se qare vetem merrte fryme me denese dhe pak nga pak po qetesohej. Nderkohe qe une perkedhelja floket e saj, ajo me kapi njeren dore dhe ma puthi, pastaj u ngrit ne gjunje, u kthye perballe meje dhe me puthi serish ne faqe.
   - Faleminderit, mendoja se me urreje - me thote ulet serish duke u mbeshtetur me kurriz tek une.
  - Te urrej? Per cfare arsye? - e pyes.
  - Te gjuajta me shpulle ate dite dhe te betohem u pendova qe ne hapin e pare qe bera per tu larguar por jam teper krenare per te pranuar qe e kisha gabim, nese ti ndjen per mua nuk eshte gje e keqe, fundja zemra nuk komandohet - vazhdoi te thonte.
  - Kur me gjuajte me shpulle ? Nuk e mbaj mend e shikon! Pastaj une u mesova me shpulla, gjithsesi nuk ndiej per ty - i them dhe ishte genjeshtra me e madhe qe kam thene.

Ndieja per te shume por nuk doja t'ia tregoja, doja ta kisha serish afer edhe pse si shoqe te pakten do e kisha prane dhe mund te kujdesesha per te.
  - Me mire qe nuk ndjen sepse une dua dike tjeter dhe nuk dua te lendoj.
  - Sa mire, me behet qefi qe do dike por shiko, ajo puthje ate dite ishte nje gabim, ishte vetem nje moment nuk eshte se ndjej, vertet nuk ndjej - i them serish dhe mundohesha te qeshja.
  - Me mire keshtu atehere,
  - Me thuaj cfare ndodhi, pse po qaje ?
  - Probleme familjare, dicka ka ndodhur ne shtepi, me mori nena ne telefon duke qare. Babi im kur pi e tepron pak si shume -  thote ajo dhe filloi serish t'i dridhej zeri.
  - Mos u shqeteso, cdo gje do behet mire -  i them dhe e perqafova serish. Nuk dija cfare ti thoja ne lidhje me kete gje pasi nuk kisha hasur kurre ne keto lloje problemesh familjare dhe nuk dija nje zgjidhje, por e perqafova te pakten per ta bere ta harronte sadopak per nje moment.

Eshte e cuditeshme sesi ne meshkujt jemi kaq shume mosmirnjohes ndaj femres, nuk dijme te vlersojme lodhjen dhe mundin e tyre per te na plotesuar tekat tona.
Mjafton pak raki me shoket dhe kushedi c'na duket vetja.
Ne fakt keto lloj meshkujsh qe rrahin femrat pa asnje arsye jane te dobet, jane me te dobet se nje krimb, me falni se mdoshta e teprova pak duke i krahasuar me nje krimb se krimbat punojne dhe jetojne pa dhunuar asgje por gjithsesi, rendesi ka qe nje mashkull duhet te kuptoje qe te rrahesh nje femer eshte zhburrerim i vetes.
Ne familje ka shume halle dhe probleme por te dashur meshkuj, nuk zgjidhen hallet duke shkuar ne lokal, duke u bere tap pastaj shkoni ne shtepi duke rrahur grate.
Mos harroni se kush ju rriti dhe kush ju mbajti 9 muaj ne bark duke ju ushqyer me gjakun e vet dhe me pas me qumesht. Cdo familje ka problemet e saj, nje shpulle apo nje e bertitur nuk eshte se shkatrron gjithcka sepse te gjithe kane nerva por jo te abuzosh me gruan tende sepse nuk edhte prona as gomari jot qe mund ta rrahesh sa te duash.
Ne fakt edhe gomari eshte gjynah sepse nese i thua ec drejt humneres ai nuk eshte aq budalla sa te eci dhe kjo nuk te jep te drejten ta godasesh ama nese e godet atehere je me budalla se gomari.

Ajo u ngrit ne kembe dhe fshiu syte me duart e saj te vogla dhe te ftohta. Me hodhi nje shikim duke buzeqeshur dhe pastaj me zgjati doren.
  - Eja te qeras me nje kafe -  me thote dhe dreqin sa bukur shtirej si e qeshur dhe e lumtur.
U ngrita ne kembe dhe shkova pas saj.
Nga e gjithe kjo gje qe ndodhi, harrova faktin se ajo kishte te njejten peshperime, arome dhe te qare njesoj si vajza e panjohur....

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now