Pjesa 77

102 15 0
                                    

Gjate jetes time nuk kisha pasur kurre sfida te veshtire, nga ato sfidat qe te gjynjezojne dhe te bejne te mos e duash jeten.
Asnjehere nuk e kisha urryer jeten kaq shume, per asnje arsye nuk mendoja se jeta do me dukej gje e pavlere, por ka dhe momente kur te duket e tille dhe ai ishte momenti, kur jeta ime humbi te gjithe vlere! Tashme ishte si nje monedhe e dal nga tregu valutor, nuk kishte me asnje vlere.
Nuk e kisha menduar kurre se, nje dite do mendoja vetvrasjen, gjendja me patetike ne te cilen njeriu mund te arrije, duket si nje zgjidhje e lehte, por eshte nje zgjedhje qe nuk zgjidh asgje.

Ishte dita e pare e shkolles, dita e pare ne ate gjendje te mjeruar!
Gjendje e cila me bente te ndihesha i meshiruar, per te ardhur keq dhe, kjo ishte gjeja qe urreja me teper nga cdo gje, qe dikujt ti vije keq per mua.
Ecja ne korridorin e shkolles dhe shikoja sesi njerezit ndalonin dhe, duke me shikuar shprehnin keqardhjen e tyre!
Askush nuk me shikonte ne sy, por te gjithe veshtronin kembet e mia te veshura me fasho.
Nevila qendronte mbarpa karroces duke me shtyr, ajo nuk me ishte ndare gjate gjithe ketyre diteve, ndihesha keq qe ajo ishte e lidhur pas meje, ne fakt me dukej sikur ajo e ndjente per detyre te me qemdronte prane, si nje menyre per te paguar per fajin e saj, une nuk e doja kete gje, nuk doja te isha detyrim per asnje njeri.

U futa ne klase.
U afrova tek banga ime dhe gati sa nuk shpertheva ne lot kur me erdhen ne mendje kujtime.
Ktheva koken mbrapa dhe pash Nevilen e cila po shkruante, m'u kujtuan momentet kur i hidhja topa letre ne koke dhe ajo me gjemonte me vrap deri tek korridori, kur shkoja tek banga saj dhe e ngacmoja tek floket, kujtime qe me mbyten shpirtin, por mblodha veten dhe i pertypa lotet, nuk mund te qaja me dhe aq me pak ne mes te klases.
Nese me pare oret me dukeshin si dite ne klase, tani me dukeshin si vite dhe kur e mendoja se cdo dite do ishte e tille me vinte te bertisja.
Ditet kalonin njera pas tjetres.
Vizitat ne spital ishin te perditeshme, me mbanin akoma me shpresen se do sherohesha dhe kembet do me beheshin mire, ndoshta jo si me pare por do mund te ecja serish, per mua keto ishin vetem genjeshtra per t'u mos demoralizuar!
Me teper i beja vizitat per te mos i vrare shpresat familjes, ata mendonin se do behesha mire dhe, nuk mund ti mbysja me trishtimin tim.

Kishin kaluar dy muaj qe nga aksidenti!
Nevila, e palodhur vazhdonte te me qendronte prane pa asnje kusht, pa u lodhur dhe pa u ankuar!
Ajo me donte, per kete isha i sigurte tashme, por ishte edhe ndienja e fajit qe e mbante lidhur pas meje.
Ajo ishte nje vajze e re, e bukur dhe si e tille meritonte nje rini te lumtur, nje jete e cila mund te ishte per te miren e saj dhe jo per timen.
Duhej ta shkepusja nga jeta ime, ta largoja dhe te vazhdonte jeten e saj normale.
Por nga ana tjeter ishte edhe Leandra e cila vinte shpesh me vizitonte ne shtepi, madje shpesh here flinte aty.
Nevila e dinte kete gje, por prap nuk hiqte dore, ndoshta dashuria saj ishte teper e madhe aq sa te pranonte dhe tradhetine, gje te cilen normalisht e mendonte perdersa dinte se Leandra flinte tek une.

Ishte nje dite e bukur pranvere me diell, nga ato ditet ku aroma e natyres te perplaset ne fytyre dhe nuk ngopesh me fryme!
Nga ato ditet qe te ngjallin deshiren per te vrapuar mes fushave, te ndjekesh flutra dhe te rrezohesh ne bar duke u rrotulluar, por une vetem mund ti imagjinoja keto gjera, vetem mund ti deshiroja.
Pas kaq shume vizitash, trajnimi dhe perpjekjesh, qe nje dite te ecja serish u dogjen, u ben te pavlera.
  - Kembet e tua kane vdekur, nuk mund te bejm asgje per ti rikthyer me ne gjendjen e meparshme - thote doktorri kur shkova per tu vizituar si cdo dite!
Nevila me kapi nga supi dhe me shtrengoi fort, sikur donte te thoshte   "Mos u merzit, jam une ketu". Pavarsisht se kisha hequr dore nga mendimi se nje dite do ecja serish, ky lajm me vrau.
Nga shpresat e te tjerve, thelle brenda meje, kisha filluar dhe une besoja, por si gjithmone u zhgenjeva....

Vajza Që Më Bënë Të VuajTempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang