Pjesa 33

158 18 10
                                    

Hena filloi te depertonte mes resh me driten e saj ngjyre akulli. Pershtatej gjithcka ate nate, ftohti, hena, era, dallget, gjithcka dukej sikur ne harmoni te plote kishin bere nje marrveshje qe kjo nate te dukej e vecante, ndersa per ta bere te vecante kujdesej ajo me embelsine e saj.
Kisha vendosur koken ne kofshen e saj dhe po luante me floket e mi, floket e saj binin mbi fytyren time, arome me e mire se e detit.
Pas nesh shtrihej qyteti i ndezur plot drita, neper shtepi kishte gezim, nje vit i ri sapo ishte futur.

Kur isha femije me zor e prisja vitin e ri, sa futej Dhjetori ditet beheshin si vite, dukej sikur s'donin te kalonin. Festa fillonte 5 dite para, ndersa tani eshte ndryshe, eshte monotoni e shpifur, vetem pelcitje kapsollash dhe njerez qe bejne si kafshe neper rruge. Njerezi ja humben vlerat festes se fund vitit ose ndoshta isha une qe nuk e ndjeja me magjine e festave sepse isha rritur.
Eshte e tmerrshme te kuptosh qe je rritur, te dish qe disa gjera nuk do mundesh ti besh dot kurre, po eshte e tmerrshme te rritesh.
Por pavarsisht trishtimit qe ishte ne atmosfere une ndihesha i lumtur sepse isha ne krahet e saj, aty duke lundruar si nje gjethe mbi valet e detit.

Nuk kishte gje me te bukur sesa te ledhatoheshe nga ato duar, te perqafoheshe nga ato krah, te puthesh nga ato buze, gjithcka ishte magjike, nje mrekulli.
Mund te them me plot gojen se ajo ishte nje nga momentet me te vecanta qe kisha perjetuar deri ne ate moment. Nuk mbaj mend shume raste kur kisha qene i lumtur, kur buza qeshte vete pavetedijen time, por edhe ato pak raste u zbehen ate nate.
Te gjithe e kane ndjere te pakten nje here zemren, e di ? Njerezit kuptojne qe kane nje zemer atehere kur dashurohen, e kam fjalen qe ta ndjejne zemren jo thjesht si nje organ.
Te ndjesh zemren eshte tjeter gje, eshte afersisht sikur ke dicka ne anen e majte te kraharorit qe te ben te bertasesh nga lumturia, te ngazellehesh, te duket sikur nuk e ke me token nenkembe. Keshtu ndihesha ne ate moment, e djeja zemren te me ngrente shpirtin ne peshe.

Ishte heshtja me e kendeshme qe kisha degjuar ndonjehere, nje melodi e heshtur te cilen mund ta degjonte vetem shpirti.
  - Po behet vone - thote ajo dhe vuri buzet e saj te ftohta mbi ballin tim.
  - Qendro dhe pak -  i them dhe ngrihem.
  - Do doja qe ky moment te zgjaste pergjithmone, te qendroja ketu per gjithe jeten por duhet te shkoj - peshperin ajo.
  -  Dakort, do kemi raste plot per te qendruar, kemi nje jete te tere perpara. Pse vazhdon te peshperish ? - e pyes.
  - Me eshte bere zakon - thote ajo pastaj e degjova te qeshte.
  - Do te dergoj une deri ne shtepi, nuk dua te ikesh me vetem naten - i them dhe ngrihem ne kembe.
  - Dakort se dhe une kam frike por duhet te nxitojme, babai ka pire normalisht dhe e lash ne gjume kur ika por nuk dua te rrezikoj te zgjohet e te mos me gjej aty, do me vriste - tha ajo.
  - Askush nuk do te vrasi, jam une tani -  i them, dhe e mora mes krahesh duke e perqafuar ne menyre qe te mos ndihej me vetem.
Ajo nuk do ishte kurre me vetem qe nga ai moment, isha i gatshem te beja cdo gje per ate njeri, te beja dhe pakt me djallin.

Asnjehere nuk e kisha ndjere dashurine te futej ne qenien time ne ate menyre, kurre nuk e kisha menduar se kjo ishte dashuria, e mendoja dashurine si nje ndienje qe te ben te vuash.
Ajo me vertetoi se dashuria nuk dhemb nese e respekton dhe dashuron dashurine, por nuk isha i bindur nese kjo gje qe ndieja ishte dashuri, patjeter duhet te ishte dicka me e madhe se dashuria.
Gjate gjithe rruges per ne shtepi ajo sillej si femije, ecte mbrapsht duke qendruar perballe meje, me puthte, me perqafonte, me hidhej ne kurriz dhe vetem qeshte, qeshte shume.....

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now