Pjesa 27

160 16 0
                                    

Gjerat po shkonin mire kohet e fundit. Me Nevilen isha afruar shume por ne anen tjeter ishte edhe Gloria e cila po fitonte terren ne jeten time duke krijuar vendin e saj.
Shume njerez mendonin se ajo ishte e dashura ime por ne fakt ishte e kunderta, ishim vetem miq te rinj qe kishin shume tema te perbashketa per te biseduar.
Gloria ishte tipike vajza e buzeqeshur gjate gjithe kohes dhe me ate fytyren capkene te bente gjithmone per te qeshur edhe sikur mos thonte asnje fjale. Kishte tipin qe me pershtatej me teper por jo per tu dashuruar me te.

Ajo mund te ishte nje mike teper e mire por asgje me teper. Nuk e kisha shikuar kurre me syrin e nje mashkulli qe do ta fusi ne shtrat. Ne fakt kisha kohe qe nuk shikoja me nga ai sy, isha bere i verber dhe as qe e kisha kuptuar. Isha marrosur nga dy femra, njera pa fytyre e tjetra nje perendeshe bukurie por perendeshat nuk dashurohen me lypsat! Ajo e kishte perandorin e saj, ndersa une, nje ish don zhuan tashme endesha rrugeve te jetes i vetem ne meshire te fatit se mos takoja serish dike qe nuk e kisha pare ndonjehere.
Eshte e cuditeshme sesi mund te dashurohesh me dike qe nuk e njeh, qe nuk e ke shikuar ne sy dhe nuk e di se c'pamje ka, por eshte vertete bukur te duash nje shpirt dhe jo lekuren.

Te dashurosh shpirtin do te thote te dashurosh pergjithmone ndersa lekura rrudhet dhe fishket si ato mollet kur piqen se tepermi. Gjithmone isha terhequr nga lekura, me pelqenin vajzat e bukura, me trup te bukur dhe sinqerisht nuk me vjen turp te pranoj qe me terheq e bukura por ka dicka tjeter me te bukur se e bukura, eshte dashuria shpirtrore, ajo ndienje qe te mbush gjoksin me zjarr dhe te ngre ne pesh sikur po fluturon.
E ndieva kete ndienje edhe kur isha me te panjohuren por edhe kur ne krah mbaja Nevilen. Eshte nje ndienje e dyanshme, tek njera gjej besimin dhe qetesine qe me mungon, ndersa tek tjetra pasionin dhe marrezine, me e bukura eshte kur keto gjenden tek nje person i vetem.

Ishte mbremje. Sapo dola nga shtepia pash Glorian bashke me dy shoqet e saj qe po qendronin ulur tek blloqet tek lagja. Ato dyja qeshen ndersa Gloria u skuq e tera.
Ishte nje nga ato mbremjet e trishta kur nuk ke deshiren me te vogel te qendrosh ne shtepi. Dhe si tipike e ketyre mbremjeve ke nevoje per dike qe te qendroi afer, le te mos flasi, le te mos bej asgje mjafton te dish qe nuk je vetem. Ate mbremie fillova te ndiej serish boshllekun brenda meje, ate hapsiren e madhe brenda gjoksit qe te duket sikur po te therret te hidhesh i gjithi brenda.
Gloria mund te ishte shoqeri e mire por jo, nuk idhte e pershtateshme qe ajo te qendronte prane meje ne ato momente pasi gjithmone kur ndihesha keshtu mundohesha te ngushellohesha me femra dhe ajo do ishte nje tundim. Keshtu qe dola nga ana tjeter e lagjes per te shmangur takimin me Glorian.

Dola ne rrugen kryesore dhe po shkoja per tek kafeneja ku shkoja gjithmone. U futa brenda. Nuk ndejta as 10 minuta dhe u ngrita per te dal jashte, kisha nevoje per qetesi jo per zhurme. Sa hapa deren perballe me doli Nevila e cila ishte bashke me dy vajza te tjera.
Ishte e qeshur, e lumtur, ose po shtirej por sa me shikoi mua ashtu te trishte dhe te merzitur buzeqeshja i'u fshi nga fytyra.
  - Po ti c'ke ? - me pyet dhe me kap nga mjekra.
  - Asgje, po dal nje xhiro u merzita ketu - i them dhe dal jashte.
  - Me prit aty - thote pastaj futet brenda.
Nuk vonoi shume dhe doli jashte. Hodhi shallin rreth qafes, vuri kapucin ne koke dhe pastaj futi doren ne krahun tim.
  - Ikim - me thote.
Buzeqesha trishtueshem dhe vazhdova te ecja. Me shtrengonte krahun fort sikur donte ta dija qe ajo ishte aty, qe nuk isha vetem dhe vertet nuk u ndieva me vetem.
Po ecnim drejt asgjes, drejt asnje vendi te caktuar ose thjesht une nuk dija ku po shkoja, ndiqja hapat e saj. Dhe une kete doja, te kisha dike qe mund te ndiqja, dike qe te me tregonte rrugen.
Pasi ecem per pak ajo filloi te dridhej nga i ftohti. Kishte veshur vetem nje triko dhe nje shall mbi te, nuk e dinte se do bridhte naten.
Ndoshta me dashje, ndoshta padashje u gjendem perballe parkut....

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now