Pjesa 30

156 15 7
                                    

Sado qe u perpoqa qe ajo te ishte e imja nuk ja dola dot, ndoshta nuk u tregova i zgjuar sepse nuk j'a shpreva me fjale ato qe ndjeja por mendova se veprimet jane me te vlefshme se fjalet, mendova gabim.
Sado qe te mundohesha nuk mund ta hiqja aq lehte nga mendja, sidomos tani qe e kisha puthur dhe me kishte puthur plot ndjenje.
E kisha te veshtire te shikoja buzet e saj tek flasin dhe mos i puth dot, ato buze aq te embla dhe te buta. Por nuk kisha zgjidhje tjeter, duhet te mesohesha me idene se ajo i perkiste dikujt tjeter dhe jo mua.

Por nuk ishte vetem Nevila, ne fakt vetem ajo ishte por kur ajo distancohej ne dukje dilnin edhe te tjerat si Era , Gloria dhe e panjohura e cila vazhdonte te qendronte e ndezur me mendjen time si nje kandil qe perkedhelet nga era por nuk shuhet. Gjithmone keshtu ndodhte, kur Nevila tregonte thonjte mendoja se kush ishte e duhura per mua.
Gloria nuk ishte dhr kete gje e kisha te sigurte pasi ajo ishte teper e vogel per mua, pastaj ishte Era e cila mund te me plotesonte deshurat seksuale ashtu sic isha mesuar une por nga ajo kisha frike sepse ajo ishte si une, e kishte te veshtire te ndjente.
Dhe ne fund e panjohur por jo me e parendesishmja, ajo ishte si Nevila, plotesonte boshllikun qe ndjeja por ajo ishte si nje enderr, si nje fantazem.
Isha bere aq lemsh sa nuk dija cte beja, madje dhe tek mesimet nuk perqendrohesha dot me. E humba fillin e gjithkaje, mendoja vetem se cdo beja, sikur me duhej patjeter nje femer ne jeten time ne menyre qe te bente pak rregull ne gjithcka timen.

Ne fakt ndihesha i vetmuar, eksperienca me kishte mesuar se te shkosh me cdo femer qe ta mundeson mundesine ishte gabim trashanik, me teper ndihesha vetem kur isha me dike qe nuk e doja sesa kur isha vetem.
Vendosa te heq dore nga gjithcka dhe te mos shoh me tek nje vajze mundesine per ta dashur, por ta shikoja thjesht si nje person qe eshte aty.

Ditet e fundit te shkolles per ate vit i kalova duke dal me Glorian dhe me Eren, cdo dite me njeren prej tyre, ndonjehere edhe me Nevilen por me te ishin radhuar daljet por jo per fajin tim por sepse ajo gjoja ishte gjithmone e zene. Ja vara mesimeve ato dite, mundohesha te beja vetem qef, te qeshja sa me shume dhe te dilja.
Me Glorian u bera me i afert ato dite, me tregoi per jeten e saj, kuptova sesa njeri special dhe te vecante kisha prane vetes.
Njerez nga ata qe mund ti njohesh vetem nje here ne jete dhe nuk mund ti harrosh kurre, e tille ishte ajo.
Por dhe ajo si cdo njeri ne kete bote kishte sekretet e saj, sekrete te cilat do i merrja vesh me vone.

Pushimet e vitit ri erdhen. Te gjithe u larguan ne shtepite e tyre, qyteti u braktis nga shume studente dhe konviketet u boshatisen.
U ktheva ne qytetin tim, aty ku kisha qeshur dhe kisha qare, ku isha rrezuar, isha vrare dhe isha share.
Eshte e cuditeshme sesi njerzit flasin per ty kur nuk dijne asgje rreth teje, mjafton tu flasesh dy here dhe i japin vetes tyre te drejten per te gjykuar.
Kthimi ne qytet me riktheu shpresen se do takoja serish te panjohuren, kushedi ndoashta ajo me kishte pritur per mbremje me radhe por une nuk kisha shkuar.
Ndoshta nuk po me priste me, ndoshta akoma nuk ishte lodhur por edhe nese ishte lodhur do prisja une.
Kete here nuk kisha ndermend ta leshoja me nese e gjeja serish, nuk do e leshoja edhe sikur te bertiste edhe sikur te bente namin. Kete here do e merrja vesh kush ishte ajo.

Shkova 3 mbremje rrjesht tek stolat ne bregdet por asnje shenje nga ajo.
U ndjeva i braktisur, i harruar nga dikush qe nuk kisha mundur ta harroja dot per nje vit. Sado qe ajo futej ne hijet e mendjes time ishte serish prezente dhe dilte ne drite here pas here duke me turbulluar mendimet.
I kisha humbur shpresat se ajo do vinte me tek stolat, kushedi me kishte harruar dhe kishte hequr dore nga une. Por megjithate, nuk u dorzova, ishte pikerisht nata e vitit ri kur e takova per here te pare dhe kisha ende nje shprese te vogel se ajo do vinte naten e vitit ri, ishte si nje pervjetor dhe duhej festuar.
Ishte ajo nate kur u nisa per ne bregedet, ndieja zemren te rrihte si e cmendur......

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now