Pjesa 63

109 18 1
                                    

E shikoja teksa ikte ashtu nxitimthi sikur kishte frike se mos e ndaloja, pa e kthyer koken, pa bere asnje hap te penduar.
Ajo, personi qe me ringjalli me vrau serish, me vrau duke me denuar te qendroja gjalle dhe te jetoja si i vdekur, me denoi ta shikoja teksa ikte dhe te mos beja asnje hap perpara per ta ndaluar sepse kisha frike, kisha frike se mos ftohtesia e saj do me vriste akoma me teper ne shpirt!
Dhe keshtu e lash te shkonte, e lash te largohej drejt rruges qe ajo vete e zgjodhi pa i interesuar nese dikush lendohej, nese dikush do ndihej pa bote, pa jete.
Megjithate e kuptoja. Dhe une po te isha ne vendin e saj do zgjidhja familjen time, do zgjidhja qe Babai mos pinte me dhe Nena mos vuante pasojat e asaj pirje, do zgjidhja qe familja mos me shkaterrohej dhe une te vuaja per nje dashuri te pamundur.
Por ajo qe nuk kuptoja ishte menyra si ajo veproi, pa biseduar dhe pa u perpjekur per nje rrugezgjidhje.
Tashme i vetem, ne rruget e mbuluara plot trishtim, ne stole parqesh dikur i shoqeruar, vetem me nje varg te madh kujtimesh qe dhimbnin sado te bukura te ishin.
Cdo dite qe kalonte aq me shume shtohej dhimbja, koha kalonte, por dreqin nuk po sheronte asgje. Thone se koha sheron, po sheron vertete por atehere kur ta merr shpirtin dhimbja, atehere kur je shtrire i pashprese ne krahet e trishtimit dhe, keshtu koha fillon pak nga pak t'i mbuloi plaget me pluhurin e saj, pluhur qe mjafton pak ere kujtimesh dhe plaget dhembin serish.

Kisha nje jave qe nuk shkoja ne shkolle, celularin kisha kohe pa e ndezur dhe nuk dija asgje cfare behej!
Dy dhimbje me perplaseshin fort ne shpirt, si nje perplasje titanesh, ne njeren ane ikja e Neviles nga ana tjeter humbja e Glorias.
Doja te ulerisja por nuk kisha force, nuk mundesha me as te qaja.
Fillova ta urreja veten qe isha bere kaq i dobet dhe pa karakter, fundja kush do e donte nje njeri te tille? Askush.
Ndeza telefonin dhe pash dhjetra thirrje te humbura nga shoket e shkolles, mes tyre dhe nje sms me emrin Nevila!
Per nje moment mendova se ishte penduar, por nga eksperiencat e para e kontrollova veten duke vrare cdo shprese se ajo ishte penduar keshtu nuk do mund te zhgenjehesha kur te lexoja mesazhin.
Dhe bera mire "Me vjen keq ne nje kohe kur kishe me shume nevoje per mua, por eshte me mire keshtu, mos me kerko, me ler te qete tani"  shkruante ajo dhe nje pike mbyllte fjaline.
Me vjen keq, ndonjehere kjo eshte fjala qe as nuk do doje ta degjoje, duket sikur te meshirojne, sikur je bere per gjynah.
"Dakort" i ktheva pergjigje dhe dola, isha lodhur duke ndejtur brenda, kisha nevoje per te ndjetur me njerez te flisja per cdo gje mjaftonte te hiqja mendjen.
"Lamtumire" ishte pergjigja saj te cilen e pash ne dark.
"Mirupafshim" i shkruaj dhe pergjigja vjen menjehere.
"Pse mirupafshim?"
Nuk i shkruajta asgje tjeter.
Fika celularin si cdo mbremje, u shtriva dhe fjeta gjume, neser do nisesha per ne shkolle.
I premtova vetes se do e harroja, nuk do e shikoja me as ne sy madje as qe do ka hidhja syte kur ta kisha afer.
Do ishte e veshtire por do ja dilja, gjithmone ja kam dale.

Ishte mengjes dhe si dite e djel duhej te nisesha per ne qytetin ku beja shkollen, por as nuk e mendoja se rastesia do na takonte serish, fati ndonjehere tallet me ne, qesh kur na i ve perballe njerezit qe duam dhe nuk mund te bejme asgje tjeter vecse ti shohim.
U futa ne furgon dhe u ula, pak nga pak furgoni u mbush pervecse vendit tim! Zakonisht nese nje djale eshte vetem ne sendilje asnje femer nuk ulet aty, sikur do i hajne. Por personi fundit qe do vinte nuk kishte nga t'ja mbante, do ulej patjeter ose do qendronte ne kembe. Dhe as qe e vura re se kush ishte personi qe do ulej ne sendiljen time, kisha hapur librin dhe po mesoja sado pak per te mos len mesimet mbrapa.
  - Mos rri ne kembe, ulu aty - thote fatorino dhe pash kembet e dikujt qe qendronte ne kembe!
Ngrita koken lart dhe pash Nevilen e cila me kishte kthyer kurrizin!
  - Jo jo s'ka gje rri edhe ne kembe - thote ajo.
  - Nuk hajm njerez o goc po ulu - i them dhe ngrihem ne kembe duke i liruar vendin qe te mos ndihej ne siklet!
  - Jo por dua te qendroj ne kembe - me thote ajo .
  - Ulu se rri une ne kembe - i them dhe ajo ulet duke u shtyr ne fund te sendiles!
Mendonte se vertete do qendroja ne kembe per te plotesuar tekat e saj prej 12 vjecareje!
U ula dhe vura canten para kembeve ne menyre qe te mos dilte!
  - Nuk te ha - i them ne menyre te ftohte dhe syte e saj u ben te trishte, gati sa nuk qau, por nuk e pash gjate, ktheva koken dhe fillova te lexoja serish librin...

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now