Pjesa 12

214 23 3
                                    

  - Nevila ? Emri me i bukur qe me kishin zene ndonjehere veshet. Ngjasonte me ato emrat e perendeshave te legjendave urbane. Nevila, perendesha e koheve moderne. Por ajo nuk ishte aq perendeshe, perendeshat zakonisht sundojne ndersa tek syte e saj dallohej qarte se ishte e sunduar.
Po ta shikoje ne sy, do kuptoje se jeta ishte treguar teper e keqe me ate vajze, do kuptoje se ajo ka vuajtur shume.
Gjithmone kam menduar se njerezit te zhgenjejne dhe se nuk u duhet besuar.

Kam menduar se dashuria nuk eshte asgje tjeter vecse nje iluzion i mendjes se njerit, nje semundje qe te ben te imagjinosh shume gjera te bukura, te jep force per te arritur gjithcka por pastaj te rrenon, te lendon dhe te hedh tutje te vuash me keq se nje kafshe.

Kam dashur shume dikur, me gjithe shpirt, me gjithe qenien time, por u zhgenjeva dhe qe atehere nuk munda ti besoj me askujt, nuk munda ti hap me syte per te pare drite deri ne momentin kur erdhi ajo qe nuk kishte fytyre, ajo qe me beri te shoh drite ne mes erresires.
Mjaftoi te me prekte me embelsine e shpirtit saj dhe u sherova nga semundja e trishtimit duke u semure perseri nga dashuria, ishte ajo qe me tregoi se mendimi me lart eshte nje gabim trashanik.
Dashuria nuk eshte e keqe, jane njerezit te tille. Jane njerezit ato qe lendojne. Ne nuk na dhemb shpirti nga dashuria por nga zhgenjimi, jane dy gjera qe duhet te ndahen nga njera tjetra.

Nevila eshte ng ato vajza qe qeshin gjate gjithe kohes, nga ato qe te bejne te mendosh se kjo i ka punet vaj.
Nevila eshte nga ato qe diten qeshin ndersa naten qajne.
Naten perjetojne ferrin ndersa diten e mbulojne me vellon false te lumturise. Une mund ta dalloja kete gje tek ajo, mund ta zbertheja te gjithen edhe pse nuk e njihja. Ajo e kuptonte kete gje, e dinte se para meje mund te shtirej gjate gjithe kohes por serish nuk do e besoja lumturine e saj. 

Ktheja koken ngadale mbrapa dhe e shikoja ne bisht te syrit, edhe pse profesori po shpjegonte ajo syte i kishte tek une. Dhe ashtu ngadale e ktheja serish koken para. 
Nevila ishte teper e bukur, teper e embel, e shkathet, e zgjuar dhe teper e hijshme ne fizik. Ajo ishte teper per mua, nuk meritoja dike si ajo dhe as ajo dike si une.

Cdo dite qe kaloja ne universitet njihja akoma me shume njerez, me shume vajza te bukura te cilat ishin edhe te lehta por asnjera nuk me terhiqte, pervec Nevil.
Ajo ndryshe nga tjerat por nje molle e ndaluar si gjithe te tjerat. Une isha budallepsur keqazi nga e "panjohura" dhe prisja se ajo do kthehej por ne fakt nuk e kisha menduar ndonjehere thelle dhe me qetesi se sa e pamundur ishte qe ta takoja serish dhe sidomos tani qe isha ne nje tjeter qytet.
 
Isha ne dhome kur mendova kete gje dhe kuptova se ishte koha per te ecur para, nuk kisha kohe per te pritur dike qe nuk do vinte me, ishte nje budallik vetem ta mendoja, do me quanin te cmendur po t'u tregoja njerezve per keto gjera. Asnje nuk do me kuptonte, asnje nuk do e merrte guximin te thoshte "te kuptoj" sepse ne fakt ishte teper e veshtire per tu kuptuar. Por ajo gje ndodhi vertete, une u ndjeva plot kur kisha ate ne krah, nuk u ndjeva me vetem. 

Ne nje ane ishte Era e cila ishte me teper se e gateshme per te qene me mua, ne anen tjeter Nevila e cila e heshtur, me shikonte cdo dite.
Por Nevila nuk ishte e sigurte qe mund te ishte e imja, ndoshta mendja ime keqkuptonte dashamirsine e saj.
Ajo mund te kerkonte miqesi ose thjesht ishte e tille, te shikon dhe kaq.
 
Era ? Ajo ishte njesoj si te tjerat qe kisha pasur me pare. Ndoshta Era nuk ishte perfektja, kishte shume difekte, por kush nuk ka difekte ?
Edhe une vete jam i mbushur me to, cdo njeri eshte me difekte. Por nuk ishte kjo arsyeja pse nuk mund te isha me Eren, ishte fakti se une nuk kisha besim tek ajo. Qe heren e pare kur me foli nuk me ngjiti, dhe as po me ngjiste me sado shume qe ajo perpiqej. 
Nevila nga ana tjeter transmetonte ngrohtesi dhe siguri.

Mesimi mbaronte gjithmone ne mbremje dhe sa here dilja nga universiteti shikoja Nevilen te ulur tek stacioni urbanit duke pritur.
Ate zakonisht e shikoje vetem, kishte shoqe por preferonte me teper te qendronte vetem, tipik tipi im.
Pak a shume ajo ishte une, tek ajo shikoja veten time...

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now