Pjesen 13

204 22 5
                                    

Binte shi dhe erresira kishte mbuluar gjithcka.
Dritat e qytetit te zbehura nga shiu mundoheshin te ndriconin sadopak rruget.
Ajo qendronte e strukur ne stacionin e urbainit dhe nen driten e tij mundohej te lexonte.
Ate gjithmone mund ta shikoje me libra neper duar, ne park, kafene, korridoreve te universitetit, rruges dhe madje edhe kur kishte pushim ajo lexonte.
Ishte nga ato vajzat qe jetojne dy jete, ate realen dhe ate imagjinaren qe te falin librat ku gjen qetesine dhe mbrojtje nga bota reale. E kisha ndjere edhe une boten e librave, kam lexuar per nje kohe te gjate por kohet e fundit nuk kisha prekur asnje roman me dore. Eshte nje bote ku gjen mbeshtetje dhe mbrojtje nga bota e eger reale ku jetojme. 

E tille ishte ajo, nje vajze e brishte ne dukje te pare por e eger dhe plot inat ndaj botes, dukej teper e lenduar nga kjo jete dhe nga njerezit qe e rrethonin.
Une nuk e kisha rrugen andej nga ajo shkonte por nuk mund te mos perfitoja nga ky rast per te qendruar vetem per vetem me te.

U afrova tek ajo dhe, i buzeqesha.
Ajo beri te njeten gje dhe me pas syte i hodhi nga rruga. Shiu perplasej fort mbi asfalt dhe nuk kishte ndermend te pushonte.
Isha vetem une dhe ajo qe prisnim. Ndjeja zemren qe me godiste fort gjoksin dhe ndjeva frike, ndjeva frike sepse mendova se mos ajo do degjonte ato rrahje zemre dhe do kuptonte ate qe une kisha kuptuar edhe pse genjeja veten duke bere te paditurin.
Ajo me hodhi syte dhe ndjeva serish frike, mendova se tashme gjithcka dukej sheshit dhe ashtu ishte vertet, gjithcka dukej qart ashtu sic dukej ne syte e saj adhurimi qe ndjente per mua. Gjithcka ndodhi ne pak kohe dhe dukej sikur kisha vite qe e njihja ate njeri. Guxova ti flas dhe e bera me gjysem zeri.
   - Pereshendetje - i thashe dhe shkunda ujin nga floket. 
   - Pershendetje - tha ajo me nje ton te ftohte dhe indiferent.
   - Ke shume qe pret ? - e pyeta dhe hodha syte nga ajo.
   - U be pak kohe qe pres - peshperiti ajo dhe nuk e ktheu koken duke vazhduar me te njejten sjellje te ftohte por ngazellimi qe transmtonte zeri saj e tradhetonte shtirjen e saj si nje njeri i ftohte.
   - Mesa duket do presim gjate - i thashe dhe u rehatova ne stol duke lene canten pertoke.
Ajo buzeqeshi dhe duke hedhur floket ne nje ane ktheu koken nga une.
   - Pse mendon se do presim bashke? - Nese urbani nuk vjen do vazhdoj te iki ne kembe - me tha duke me shikuar drejt e ne sy.
  - Po sepse nuk eshte mire qe nje vajze te iki naten vetem por nese do te ikesh ne kembe do te shoqeroj - i thashe une dhe u ula prane saj.
  -  Mendoj se eshte me mire te pres - tha ajo dhe uli koken serish tek libri
Isha aq prane sa i ndjeva aromen, u shokova kur ndjeva ate arome.

Ishte po e njejta arome e "Vajzes panjohur". Per nje cast mendova se ishte vete ajo dhe desh e pyeta por pastaj mblodha veten dhe kuptova se parfume te njejte kane shume njerez keshtuqe u terhoqa ng ideja qe ti flisja per vajzen e "panjohur" do me quante te cmendur.
Ky ishte momenti kur u fiksova akoma me keq pas saj. 
Nuk kisha pasur kurre veshtirsi me komunikimin me nje femer qofte kjo nje e panjohur, ndersa para saj nuk me dilte asnje fjale, nuk dija c'te thoja, vetem heshtnim te dy dhe prisnim te vinte urbani.
 
Nuk vonoi shume dhe urbani erdhi, ishte urbani ku ajo ikte ne shtepi cdo dite por ajo nuk u ngjit lart. Urbani shkoi ndersa ajo mbeti serish aty! 
  - Nuk ishte urbani yt ky qe shkoi ? - me pyet ajo dhe serish kthen koken nga une.
  - Jo, une kam tjeter urban - i'u pergjigja.
  - Ky urbani im nuk paska ndermend te vije sonte, duhet te vazhdoj ne kembe - tha ajo dhe u ngrit, mori canten, hapi cadren dhe doli ne shi.
  - Nese do mund te shoqeroj! Jashte ka shume njerez te keqinj qe do te benin keq nese te shohin vetem - i thashe per ti futur friken.
Ajo ndaloi, ktheu koken nga une dhe pasi u mendua per pak sekonda foli:
  - Dakort, do ndihesha me mire nese do ishe ti meqe te kam dhe ne shkolle jo per gje - tha ajo.

Ecem per pak kohe dhe shiu pushoi. Degjoheshin vetem pikat e ujit qe binin nga majat e pallatit ne trotuar, nje melodi e relaksuese qe perzihej me aromen e saj dhe te tokes duke krijuar nje atmosfere magjike dhe mendimi pare ishte:
"Po sikur ta puth ? Femrat vdesin per puthje ne shi"......

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now