Pjesa 18

181 18 3
                                    

Era filloi te lozte me floket e saj duke ja perkedhelur me puhizen e saj te lehte, per nje moment u be tmerresisht e bukur, me e bukur nga c'kishte qene ndonjehere. Fytyra i mori nje pamje te qeshur dhe te embel.
Dicka po mendonte, dicka te bukur perderisa po buzeqeshte.
  - Cfare eshte?! - e pyeta i cuditur
Ajo ktheu koken nga une dhe e tundi dy here.
  - Asgje - peshperiu.
  - Cfare po mendon? - e pyeta serish.
U drejtua nga une, hodhi floket pas veshit dhe me veshtroi ne fytyre sikur po kerkonte dicka.
  - Po mendoja qe sa bukur eshte te qendrosh me ty ne qetesi.
  - Vertete te duket bukur te qendrosh me mua? Nuk jam i merziteshem?
  - Jo aspak, je i mrekullueshem. Me fal shume qetesi shpirtrore - me thote ajo ndersa une keqkuptova gjithcka.
Ne vend qe keto fjale ti merrja si dashamirsi i mora me tendece. Gabimi trashanik tipik i nje mashkulli, ngaterron mirsjelljen dhe shoqerine me flirtin.

I kapa doren dhe ja putha, ajo buzeqeshi dhe syte i shkelqyen.
I vura doren tek faqa dhe e terhoqa prane vetes duke e ngjeshur tek buzet e mia aq fort sa me dhemben buzet.
Kur e leshova me erdhi nje shuplake drejt e ne faqe duke me kapur edhe pjesen e syrit.
Per nje moment shikoja vetem me syrin e majt sepse tek i djathti ishte vetem erresire edhe xixa.

Ajo u ngrit dhe vrapoi drejt daljes nga parku.
"Mire ta beri, e meritove, shko ndaloje tani perndryshe do e humbasesh pergjithmone" i thashe vetes dhe i shkova mbrapa.
Dola ne trotuar, mes njerezve arrita ta ndaloja dhe duroja te shtyrat e saj por nuk e leshova, e ngjesha ne gjoks dhe e shtrengova fort deri sa u qetesua pak
  - Mendova se kisha gjetur vertete nje shok tek ty - me tha duke qare dhe pastaj me shtrengoi fort.
  - Gabova me ty - vazhdoi ajo pastaj me shtyu dhe beri nje hap mbrapa.
  - Nevil ishte nje gabim, nje keqkuptim, nuk ishte e qellimshme - i them dhe mundohem ti afrohem por hasa ne refuzimin e saj e cila pa thene asgje filloi te largohej.

Po ikte dhe une per here te pare u ndjeva keq qe dikush po largohej nga une sepse nuk me interesonte shume kur njerezit iknin, kete here ishte e kunderta.
E ndjeva ate lemshin e zjarrte te me mblidhej ne gjoks, me mori frymen, me la pa fuqi.
Papritur isha futur ne nje humnere shpirterore akoma me te madhe se ajo ku isha me pare.

Mjafton pak dashamirsi nga nje femer dhe ne meshkujt e marrim per tjeter gje kur ne fakt eshte vetem vlersimi i dikujt ndaj nesh.
Ishte hera e pare qe me ndodhte kjo gje, nje shpulle nje perqafim dhe nje ikje. Te te treja bashke formonin fjalen "Mbaroi", ishte i vetmi kuptim qe mund te nxirrja nga ato qe beri, shpulla per ate qe bera, perqafimi per te me thene "te kisha shume perzemer por me zhgenjeve" dhe ikja "shko ne djall tani".

Ngriva ne mes te rruges, nuk kisha guxim ta ndiqja dhe ta ndaloja qe mos ikte.
Me dukej e tepruar sjellja saj sepse ishte vetem nje puthje por ne fakt e tepruar ishte sjellja dhe mendimet e mia. Kisha nje gje te keqe, beja gabime dhe nuk i pranoja si te tilla, isha teper krenar per te thene se gabova.
Por Nevila ishte akoma me krenare se une dhe e dija qe nuk do kthehej me mbrapa ndersa une isha teper krenar per ta ndjekur.

Ky ishte momenti kur u distancuam, ajo ne qoshen e saj te vetmise une ne qoshen time.
Me druhej sepse para meje ishte lakuriq ne mendime. Me shmangte kur futesha ne kafe, me shmangej neper korridoret e universitetit, nuk donte te kishte me te bente me mua dhe une e kisha perqafuar kete fakt, ishte si te perqafoje nje hekur te nxehte.

Era, e cila ne hije kishte pritur per kete moment. Si nje grabitqare me pervoje do mundohej te sulmonte per ta kapur prene e saj te dobet dhe te papergatur. Por nuk ishte vetem ajo grabitqare e vetme, dikush tjeter filloi ti afrohej Neviles, dikush nga nje grup tjeter dhe kjo me terboi.

Ishte nje moment kur e pash me te ne kafe dhe u xhindosa aq sa dola nga kafja me nerva, ajo buzeqeshi deri sa une dola nga kafja. Dola ne rruge dhe po ecja ngdale duke menduar
  - Sa i menduar dukesh keto ditet e fundit - degjova zerin e Eres dhe nje dore me kapi supin.
Ishte Era, e qeshur dhe gezuar filloi te ecte paralelisht me mua.
  - Po ti mua me ndjek - i them une ftohte dhe nxorra paketen per te ndezur nje cigare.
Ajo me mori cigaren nga dora dhe e vuri tek buzet e saj. Ja ndeza pastaj vazhduam te ecnim.
  - Nuk te ndoqa por te pash qe dole nga kafja dhe thashe te beja shoqeri.
  - Dua te rri vetem te them te drejten, dua te eci qe te mendoj.
  - Di une nje vend te mire per tu menduar, si thua shkojme ? Eshte qetesi dhe nuk ka shume njerez - vazhdoi te thoshte ajo dhe ne sy i dallova ate veshtrimin qe i bera une heren e pare, kur e zhvesha me imagjinate por kete here ishte ajo qe po e bente....

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now